Koliqi dhe Camaj agjent shërbimeve të huaja?! Primo Shllaku: Akademia e Shkencave të dalë me qëndrim. Ky nuk është debat për Facebook

6 Korrik 2020, 18:24Kulturë TEMA

Studiuesi Auron Tare ka publikuar një shkrim, ku sipas tij, jepen fakte që dy ikona të letërsisë shqipe, Martin Camaj dhe Mikel Koliqi kanë qenë agjentë të shërbimeve të huaja.

Në studimin e tij, Tare pretendon se “dokumentacioni origjinal i arkivave vërteton katërcipërisht se Koliqi dhe Camaj ishin për një kohë të gjate në shërbim të inteligjencës së huaj. Marrëdhëniet e tyre të komplikuara me shërbimet sekrete italiane, amerikane, gjermane, UDB-s”.

Pas këtij shkrimi, akademiku Ardian Ndreca ka reaguar ashpër për sulmet ndaj njerëzve të artit. Ndreca e cilëson shkrimin e Tares si një sulm të njëjtë me ato që i bëheshin Koliqit dhe Camajt gjatë viteve të komunizmit.

“Lodhesh kot o Tare, deri dje kishit nji makineri të fuqishme dhune dhe shpifje që për 50-vjet nuk mbërrijti me i ba gja as Koliqit dhe as Camajt, asht peshë e randë për ty, manipulator mediokër dhe injorant në sensin pozitiv të termit, me zëvendësue i vetëm nji sistem të tanë! Pastro ma mirë pluhnat koleksioneve të distinktivave me maoceduna dhe me buste të Enverit se aty e gjen veten 100%, pse te Koliqi e te Camaj ti s’mbërrin kurrë, edhe me u çue në maje të gishtave!

Me të dhanë ty besim kur ban se po gjurmon të vërtetat historike asht si me ia besue repartin e kirurgjisë në QSUT atij berberit që ka dyqanin përballë spitalit!”,- shprehet ndër të tjera Ardian Ndreca.

Ndërkohë Primo Shllaku, në një shënim në Facebook kërkon që debate të tillë të mos lihen ne dorë të reagimeve emocionale në rrjetet sociale, por të jetë Akademia e Shkencave që të dalë me një vlerësim.

“Çështja ka dale në facebook, por nuk asht i denjë ky rrjet social të mbajë gjithë peshën dhe seriozitetin e këtij diskutimi. Imagjinoni se çfarë do t’i ndodhte dikujt prej studiuesve, sikur ai të përpiqej të asgjasonte me nji të rame të shkopit Pashko Vasën, treshen Frashëri dhe Ismail Qemalin me argumentin real se ata paskëshin qenë nëpunës të naltë dhe pjesë e aparatit shtetnor të perandorisë osmane, përgjegjëse kjo, ma së paku, për çeuropianizimin e botës shqiptare.

Marrja e një opinioni nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve tashti në fillim të verës, si kohë jetë e mot e studiueme me hjedhë në tregun e mendimit shqiptar këso mënxyrash që asgjasonin fizikisht por edhe moralisht, do ta paqëtone tek njerëzit tundimin e ndershëm dhe logjik për ta mbrojtë individualisht e sporadikisht atë pjesë të kuturës kombëtare, e cila nuk u poq në arat e socializmit real e të diktaturës”, shkruan Primo Shllaku.

Shkrimi i plotë i Primo Shllakut në Facebook:

“Përgjigje mikut tim, akademik Ardian Ndrecës, rreth shkrimit te tij për Auron Taren

I dashun Ardian, Auron Tare ka hapë nji diskutim shum delikat dhe, simbas meje, edhe të thelluem me material faktik. Por ai nuk mund ta zavendësojë Akademinë e Shkencave dhe niveli i qasjes në shkrimin e tij asht i randësisë dhe i diskrecionit akademik. Unë nuk mund t’i përgjigjem Auron Tares, sepse ai, që në fillim, shpall inkompetencën në dallimin e vlerave letrare, për të cilat dhe mbahen nalt këta dy autorë të shek. XX.

Që kritika të mos degjenerojë në përleshje fejsbukiste, ju lutem ju, anëtarit ma të ri të këtij institucioni që Akademia ta ndjejë për detyrë të sajën të na jape sa ma shpejt nji opinion paraprak rreth çështjes dhe, në vijim, të dale para publikut e studiuesve specifikë të letrave shqipe me nji konkluzion shterrues.

Çështja ka dale në facebook, por nuk asht i denjë ky rrjet social të mbajë gjithë peshën dhe seriozitetin e këtij diskutimi. Imagjinoni se çfarë do t’i ndodhte dikujt prej studiuesve, sikur ai të përpiqej të asgjasonte me nji të rame të shkopit Pashko Vasën, treshen Frashëri dhe Ismail Qemalin me argumentin real se ata paskëshin qenë nëpunës të naltë dhe pjesë e aparatit shtetnor të perandorisë osmane, përgjegjëse kjo, ma së paku, për çeuropianizimin e botës shqiptare.

Marrja e një opinioni nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve tashti në fillim të verës, si kohë jetë e mot e studiueme me hjedhë në tregun e mendimit shqiptar këso mënxyrash që asgjasonin fizikisht por edhe moralisht, do ta paqëtone tek njerëzit tundimin e ndershëm dhe logjik për ta mbrojtë individualisht e sporadikisht atë pjesë të kuturës kombëtare, e cila nuk u poq në arat e socializmit real e të diktaturës.

Akademia duhet të shprehë mendimin e vet dhe të krijojë nji shtrat të arsyeshëm debatesh mbi tema kaq madhore. Heshtja e Akademisë ku ju bani pjesë, do të ishte nji shprehje e moskompetencës së saj kulturologjike dhe profesionale, megjithëse i ka ata që e mbulojnë këtë sektor. Uroj që Akademia ta konsiderojë si të ligjshme dhe të arsyeshme këtë kërkesë dhe, kësisoj të vërtetohet, se ndryshimet në udhëheqjen dhe rekrutimi i elementëve të rinj që ndodhi para pak ditësh, të mos kenë qenë formale”.

15 komente në “Koliqi dhe Camaj agjent shërbimeve të huaja?! Primo Shllaku: Akademia e Shkencave të dalë me qëndrim. Ky nuk është debat për Facebook”

  1. gjumashi says:

    Auronin e lexova dhe e pergezoj per vullnetin dhe impenjimin per te ulumtuar dhe shkruar edhe gjera “me zarar”. Ndrecen per fat te keq nuk e kuptoj dot, pasi nuk ja di gjuhen. Ndresa Primo Shllaku nuk e ka keq qe do me fut ne pune akademine e shkencave qe vetem reket te fleje gjume.

  2. Niku says:

    “Artikullshkruesi” d uket qe eshte druvar dhe s’e ka haberin se kush eshte Ernest Koliqi apo Martin Camaj. Qe nga momenti qe shkruan Mikel Koliqi ne vend te Ernest, e tregon qe s’ke lexuar asnje pjese nga letersia shqiptare.

  3. Philadelphia says:

    ky ndreca eshte nje kokrra e idiotit,nje tipik malok Auroni po thote ja ujku ky thote ku i ka gjurmet

  4. Malo Kanina says:

    C’lidhje mund te kete Akademia ne kete rast zoti Shllaku? Problemi, ashtu sic e trajton zoti Tare eshte ne fushen e zbulimeve agjenturore dhe jo ne ate shkencore. Zoti Tare godet hapur pabesine e Camajt, i cili kurre nuk i sherbeu sigurimit te shtetit, ashtu sic me shkrim i kishte premtuar. E, ne raste se do ti kishte sherbyer, atehere po, Akademia do ndihej e detyruar dhe do vihej e gjitha ne dispozicion te lartesimit te vepres se tyre shkencore dhe letraro-artistike. Po kur ti ke premtuar ti sherbesh sigurimit dhe nuk e ke mbajtur fjalen, si mund ta fale shoku Gjinushi nje fakt kaq domethenes? Aaa. po! Akademia mund te jete e detyruar te jap mendim shterues per vepren, ta zeme, te Prec Zogajt apo Diana Culit, te cilet edhe sot e kesaj dite vazhdojne te mbajne premtimet per te cilat kane firmosur dhe jane betuar, por jo per Martin Camajn e te ngjashem me te, te cilet nuk mbajne premtimet e marra persiper. Ja, pra zoti Shllaku, kjo e shqetson zotin Tare, ndaj e ka bere kete shkrim, qe kademia ta kete parasysh nese lajthit dhe merr ndonje vendim ne mbeshtetje dhe lartesim te vepres se armiqve te Partise dhe shokut te lavdishem e te paharruar Enver. Do e ruajme vazhdimesine, ashtu sic na e kane lene me amanet, apo jo?

  5. Superiori says:

    Po ku e pate ujkun mo qe ju cafte me dysh dege e fis e dege e lis. Kamunista te qelbur edhe pas 80 vjetesh. Ju duheshit cuar te gjithe ne karrige elektrike, ku eshte gabimi me I madh I te madhit Sali Berisha ?

  6. Kurtha e miijve says:

    Nuk eshte ndonji gja e re ne te gjithe boten sherbimet sekrete mundohen te rekrutojne njerez te shqur te kombeve te tyne dhe ja kane dale me sukses.pse cuditeni edhe ky rast nuk ban ndonje perjashtim…

  7. Illi says:

    Mbahu Ndrec mos u ngut se na korite Akademinë sa vure këmbë. Tare e thotë qartë që në krye se verësimin e krijimeve letrare e studimore të Koliqit dhe Camajt do ta anashkalojë pasi nuk është specialist i asaj fushe. Dhe më pas vijon me paraqitjen e dokumenteve arkivorë, kryesisht te CIAs, shoqëruar me faksimilet përkatëse duke shënuar se duhet pritur të hapen edhe arkivat e Beogradit. Tabloja e ofruar nuk duket e pavërtetë. Ndërsa reagimi juaj kufizohet ne një llurbë sharrjesh, fyerjesh e klisheshë të 30 viteve të fundit. Asnje fjale per dokumente arkivore, nga nje njeri që i njeh arkivat?! Edhe “argumenti”, që Koliqi dhe Camaj ishin në anën e duhur të historisë nuk pritej nga nje intelektual i nivelit tuaj?! Bashkëpunimi me fashizmin dhe bashkëpunimi me agjensitë e shërbimeve të huaja nuk ka asgjë të përbashkët me demokracitë ku ata jetuan, si Italia apo Gjermania. Èshtë gabim fyes njësimi i humanizmit të këtyre vendeve, apo edhe pagesa e të sipërpërmendurve për shërbimet e tyre me demokracine e këtyre vendeve.
    Sa i përket krijimtarisë së tyre letrare e studimore, besoj se ajo tashmë është vlerësuar dhe ka zënë vendin që i takon në kulturën tonë.
    Tung

  8. Nuk eshte debate per halabake fb per stanin ymer gelbazes

    mesoni te beheni serioze

  9. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Akademia e shkencave duhet te japi nje gjykim objektiv thote autori,por i jep edhe direktiva indirekt si duhet te jete ky gjykim objektiv.
    Per mua nuk eshte i pershtatshem krahasimi me Ismail Qemalin apo Frashellinjte,sepse atehere ne ishim dashur apo pa dashur nenshtetas te Perandorise Osmane.
    Qe do te thote ky ishte nje fakt i kryer.
    Ata njerez diku do punonin per te ushqyer familjet e tyre,kurse Koliqi u bashkua me Fashistet Italian,direkt pas okupimit.
    Ne gjithe boten keta quhen bashkepunetore te pushtuesit.
    Me ben pershtypje fakti qe edhe autori i ketij shkrimi nuk respekton gjuhen letrare.
    Eshte e vetmja konstante qe na ka ngelur si komb.

  10. Sulem injorantesh says:

    Njerez te shkaperdhitur. Te gjithe kunder te gjithve. Nuk e ka keq zoti Shllaku. Koliqi dhe Camaj jane gjigand te kultures, qe nuk mund ti gjykoje kushdo. Aq me pak turma celularmbajtese.

  11. bujari says:

    Po pse mor Ndrec te paska djegur shume botimi i disa materialeve arkivore te z. Tare? Ti je bere dhe antar iri i akademise dhe nuk te shkone nje pergjigje e tille se e bardha eshte e bardhe dhe e zeza eshte e zeze pra duhet te shkohet te nje e vertete e pamohueshme. Tare e thote troc se nuk i hyjeanalizes se veprave te tyre sepse nuk jame i fushes, pra nuk jame kopetent. z. Tare si njeri i apasionuar me arkivat ka zbuluar disa dokumenta arkivore te agjensive te huaja qe jane deklasifikuar dhe kaq, bile ai thote se duhet te presim deklasifikimin e dokumentave te beogradit.Ahere ju z.Ndreca do te shihni cudira qe ndoshta ju se imagjinoni. Z.Tare jep dokumenta juve i bini shkurt(pa asnje dokument) edhe sot 30 vjet pas renies se komunizmit se ai (tarja) ka mendesl komuniste(duke permendur baballaret e tije ideologjik enverin dhe maon) . Pika qe ste bie o ndrec se keshtu do vazhdojme duke i etiketuar njerezit ne ballist e komunist. aq me keq nga ju si antar i ri i A.SH

    1. joel shkodra says:

      “Bujari”, po nga dokumentat e “Sigurimit” tone a do te dale ndonje gje, jo vetem per keta te dy, por per te gjithe politikanet, shkrimtaret, artistet, shkencetaret … sportistet etj., apo keto dokumente jane asgjesuar, djegur etj. ? Apo te bashkepunoje me Sigurimin tone ishte nder e lavdi?

  12. Gipa says:

    O Tare po cfar dreqi je tue than po normal qe kan qen me agjencionet e Amerikes Britanise etj po cfar mendon se ma mire ishte me punue me Sigurimin e diktatorit Hoxha more ahmak e ifiot qe merresh me kete pune se ti e te tjer keni que dashuri me diktatorin kur ata patriot kan sulmue diktaturen. Dhe cfar mendon sikur sot patriotet shqiptar mos te bashkpunojn prap me Cian ti dhe Ilir Berisha Kryemadhi Basha etj me ju besue atdheun pa lete more i krisur kush te beson cfar jeni me dy koqe mend qe shitni prap atdheun per te prue diktaturen e hajnise.

  13. Spectrum says:

    Po mire po kane bashkepunuar me sherbimet perendimore kjo i nderon nuk ka art te pavarur autoret ne te epokat kane qene o me rregjimin o kunder tij

  14. fteri says:

    fteri
    Po dihet se Enest Koliçi ishte kryetar i partisë fashiste e konvertoi me emrin Blloku Indipedent ,me Mustafa Kruja ,Xhafer Deva ,kan qenë axhentë të rrezikshëm të imperjalizmit kundër RPSSH jo vetëm të Enver Hoxhës,përfshi dhe Martin Camajn me që jan rekrutuar nga UDB,jugosllave ,shërbimeve sekrete amerikan,angleze,greke ,jugosllave italiane që zhvillonin aktivitet të gjërë zbulues politik banditesk kundër pushtetit popullor. etj.
    Në kajro Mreti Zog bëri një mbledhje të grupeve të arratisurve ,
    Balli kombëtar ,Ali Këlcyra ,koço Muka ,Legaliteti,Abaz Kupi .Sali Myftiu,dhe Hoqmet Delvina ,Blloku Indipendent (ish -Partia Fashiste )Ernest Koliçi,Mustafa Kruja ,Xhafer Deva dhe Medi Frashri ..mori pjesë dhe Musa Juka .

    Karakteristikë e shqiptarve të larguar ishte se ata ziheshin shpesh me njëri tjetrin. Zogu pasi i mblodhi në Kajro të Egjyptit për të sheshuar ambicjet të sëmura .shpifjet dhe intrigat kundër njëri tjetrit ,u tha ne kemi mision atdheun dhe rrëzimin e Enver Hoxhës.Për këtë ju shtroi një darkë të bollëshme ,dhe nga Kajro një nga kampet ju këndoi këngën :

    Kur u shtrua n’sofër një çorbë
    Gjithkush kënoj t’ vetën duva
    Gjishtat t’ gjith i kan lëpi
    Për me ngrënë n’ at far jahni

    Kur na prun një byrek haros,
    Mehdis oh ! zemra ç’ ju plagos.

    Mandej erdh një mal me borë (pilaf)
    S’ ish memqym ta kapje me dorë!

    Kur na suallën një muhalebi
    Hiqmet Begu sahanin ka lëpi

    Irfan Kavaja desh u marros
    Kur pa në sofër një tas me kos…

    Pa kur u shtruan një t’ madhe bakllava ;
    Se ç’ çua bota bash n’ hava

    E kur pim kafe e duhan,
    Vehtja na u duk “turk me imam”.

    Të tanë u ngopën ,eshhedy-bilah,
    Njëqind vjet rrnoft Mbreti ,inshallah !

    Pra kjo darkë e përbashkët u pagua me bujari nga mbreti Zog me gjakun e shqiptarve ,nga florijtë e grabitur të BSH -së , tregoi se mes tyre grupeve nuk kishte armiqësi të vjetra por kontradita ishte midis shërbimeve të ndryshme të spiunazhit e intelegjencës huaj për të kontrolluar shqiprinë.

    Puna e më vonshme e agjenturave tregoi më vonë se cili shërbim i përkiste sejcili agjenturë imeprjakizmit ,jugosllave ,greke italiane ,amerikan angleze .Arrihej deri atje sa ti shkëputnin shqiprisë Korçën dhe Gjirokatrën.

    Heshtja ndaj këtyre agjentve do të jetë e dëmshme për atdheun dhe historin e vërtet të LANÇ.
    Është provokacin i madhë Z. Ndrecë të fshehësh të vërtetën kriminale të Ernest Koliçt dhe të Martin Camajt të dy axhentët nr-1 kundër Pushtetit popullor dhe Enver Hoxhës,pavarsisht se këta i kan dhënë kontribut kulturës shqiptare ,i kan bë dhe krime të mëdha ,meten agjent të imperjalizmit kundër LANÇ dhe kund[r pushtetit popullor të fituar me gjakun e 28000 dëshmorve të atdheut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje