“Che tempo che fa” ka publikuar një status të lënë gati nga kompozitori i mirënjohur, Ennio Morricone, për vdekjen e tij.
“Unë, Ennio Morricone kam vdekur. Ua njoftoj kështu të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg, që i përshëndes me shumë dashuri.
Është e pamundur t’i përmend të gjithë. Por një kujtim i veçantë është për Peppuccio-n dhe Roberta-n, miq të dashur shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sonë.
Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë kështu dhe të mbahet një funeral privat: Nuk dua t’ju shqetësoj.
Përshëndes ngrohtësisht Ines, Laura, Sara, Enzo dhe Norbert, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës sime me mua dhe familjen time.
Dua të kujtoj motrat e mia Adriana, Maria, Franca dhe partnerët e tyre me dashuri dhe t’u them se i kam dashur shumë. Një përshëndetje e fortë dhe e thellë për fëmijët e mi Marco, Alessandra, Andrea, Giovanni, nusen e djalit, Monica dhe nipërit e mbesat e mia Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca.
Shpresoj që ata ta kuptojnë se sa shumë i kam dashur. E fundit, por jo më pak e rëndësishme (Maria). Për të ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur bashkë dhe që më vjen keq ta braktis. Për ty lamtumirën më të dhimbshme”.
I PARAJSËS QOFSH !
I MADH ,I PAVDEKSHEM,I RALLE!DHERI TE QOFTE I LEHTE ,ZOTI TE MBAJTE AFER,PARAJSA VENDI YT!?????????
I qofte dheu i lehte….legjendes…
Madheshtor dhe i thjeshte, siç ishte muzika e Tij. Grazie per la musica nonché di essere esistito grande Ennio!!!
I pavdekshem ne muzik, do kujtohet shum e shum kohe me melodite e tij tejetfantastike???
U prehsh ne paqe virtuoz ???
Ça Zotnie!
Ndjesë pastë!
Me vjen keq per humbien e ketij kollosi te madhe , ishim mesuar me muziken e tij do ta krasoja me bindie me kenget labe te pilurit. Sidoqoft i kam te gjitha kasetat e ketij gjeniu.
Njeriu ngelet i tillë për sa kohë lë vepra njerëzore, si ky kompozitor i pavdekshëm.
Të qoftë i lehtë dheu mjeshtër, muzika jote do jetojë në jetë të jetëve.
Sa thjeshtë, pa zhurmë dhe bujë, por me shumë dashuri për ata që lë pas.
Nje kryemjeshter i muzikes me permasa boterore, arti i tije do te pelqehet edhe per shum gjenerata.
U prefsh ne paqe o gjigand i madh.
Zoti i plotfuqishem njerezit si ty i marrte prane fronit te tij.
Ishte bekimi i Zotit qe ta dha kete talent dhe mbi te gjitha kete dashuri dhe modesti.
Njeres si ty ikin Ennio por nuk kthehen me, dhe kjo eshte dhimbja me e madhe per njerezimin keto 80 vite.
Cfare Gjigandi.Edhe letren e lamtumires e ka shkruajtur sic ishte vete.I madh dhe i thjeshte.U prehsh ne paqe Grande Maestro.
Por ti na ke shqetesuar qemoti me muziken tende magjepsese qe nuk mund te hiqet nga mendja.