Nga Visar Zhiti
Ndërsa kisha kujtuar se e kisha mbaruar librin tim “Kartela të Realizmit të dënuar”, ku merrem me letërsinë tjetër, atë që erdhi nga burgjet dhe internimet dhe me ata autorë që u përndoqën, që u dënuan me burgje e pushkatime e një pjesë u arratisën, gjej te “Peizazhet e Fjalës” një shkrim për shkrimtarët e shquar të letërsisë shqipe, Martin Camaj e Ernest Koliqi,, të dy të ikur pasi vendoset diktatura komuniste në Shqipëri. E lexova menjëherë. Jo se ishte e panjohur si çështje. Është folur dhe përfolur kolaboracionizmi i Ernest Koliqit, teksa Martin Camaj është lënë në heshtje dyshuese, duke ua mpakur edhe tani meritat e mëdha të tyre, vlerat themeltare që kanë për letrat shqipe, duke i europianizuar ato dhe duke qenë thellësisht kombëtare.
Në librin në fjalë, flas paksa edhe për bashkëpunimin e shkrimtarëve me policinë sekrete dhe me Sigurimin e Shtetit; por u ula ta përditësoj këtë kartelë, sipas të dhënave që na u ofruan dje, me gjykimin tim, sipas përvojës nga vij, nga ajo e të persekutuarve, jo nga ajo e persekutorëve.
Ja, kartela:
BASHKËPUNËTORË TË POLICISË SEKRETE
DHE ABUZIMI ME ÇËSHTJEN…
Dhe përsëri rikthehen në fillim, te banalizimi, kalohet në sulme të tjera, të goditen figurat e burgut, simbolet e vuajtjes…
Dhe përflitet deri edhe në media se mjaft nga intelektualët, jo vetëm shkrimtarë të realizmit socialist, por edhe nga të persekutuarit, kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit diktatorial dhe nxirrnin herë pas here emra, edhe kur nuk ishin hapur dosjet, sa ç’është lejuar të hapen tani…
Jo se s’ka të thyer në radhët e të persekutuarve, mbase dhe mjaft, për fat të keq, por së pari duhen goditur diktatura, ata që i thyen dhe si, me ç’tortura dhe të vihen para drejtësisë dhe të drejtën morale për t’i përçmuar, nëse do të duhet, e kanë, së pari, po bashkëvuajtësit e tyre dhe jo ata që ishin pjesë e diktaturës dhe që i vunë me dhunë nën shërbim, jo për çështje kombëtare a në zbulimin e armikut, keqbërësit, etj, por për përçarje dhe dënime të së tjerëve, për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit apo të atyre që donin të arratiseshin e deri në çështje të rëndomta ordinere, të paligjshme dhe të pamoralshme… etj.
Janë përdorur tortura të llahtarshme, fizike dhe psikologjike, uri e rrahje çmendurake, thesi në kokë si në mesjetë, varje nëpër çengela etj., deri te përdhunimet e grave e të vajzave të familjes së atij që i kërkohej bashkëpunimi dhe ku: në prani të tij! Turpi, rënia dhe degjenerimi më parë, e përsëris, janë të atyre që ua kërkuan bashkëpunimin me dhunë viktimave, sesa të vetë viktimave, dhe ndëshkimi që vonon, duhet të nisë tek ata.
Patjetër edhe për bashkëpunëtorët e Sigurimit, cilëtdoqofshin, të veprojë drejtësia, sipas dëmit që u kanë shkaktuar të tjerëve dhe shoqërisë..
Njerëz që qëndruan dhe refuzuan bashkëpunimin me të keqen, për fat ka, dhe nuk janë pak, janë të shumtë dhe atje ku ishte tejet e vështirë, në burgje e internime. Vërtet ishte heroike, e di në vetë të parë ç’sakrificë e rëndë është.
Lexojmë në shënimet postume që botohen, se edhe studiuesit të shquar Injac Zamputti, me origjinë italiane, i ishte kërkuar të informonte fshehurazi për kolegun e vet, dijetarin Eqrem Çabej. (Që thoshin se kishte qenë në burg, por jo, kishte pasur të shoqen). Profesor Injaci nuk pranoi kurrsesi, por u vetëmbyll e bënte jetë murgu mbi libra, gjithë ankth në pritje të arrestimit, me vite.
Studiuesi i zellshëm dhe korrekt Agron Alibali gjen në arkivat amerikane dokumente dhe i botoi së fundmi që tregojnë përpjekjet për bashkëpunime agjenturore të së huajve si me kritikun nga Kosova Krist Maloki dhe dijetarin Eqrem Çabej, etj, dhe qëndrimet e profesorëve kanë qenë dinjitoze dhe shembullore.
Krist Maloki vinte nga Austria dhe kishte nënshtetësinë e atij vendi; ikte prapë atje, por profesor Çabejin mund ta priste dhe burgu dhe më keq mbase, kur çështjet lidheshin me Enverin.
E vërteta duhet, është e domosdoshme. E vërteta është e rëndësishme. Më rëndësi ka njohja e së vërtetës se sa mbulimi i saj. E vërteta është kokëfortë, por jo studiuesi. Rëndësi kanë dhe qëllimi i asaj të vërtete dhe përdorimi ose shpërdorimi i saj, sa vlen ajo dhe sa ndikon dhe sa duhet, etj, etj. Dokumenti mund të jetë i vërtetë, por s’është ajo e vërteta.
Arrestimin fshehurazi, para se të arratisej, të shkrimtarit të shquar nga diaspora, Martin Camaj, e dëshmon dhe një studiues tjetër, Auron Tare, pasionant i zbulimeve agjenturore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai rinxjerr atë që e ka shpjeguar edhe studiuesi Kastriot Dervishi, dokumentin e vitit 1948, ku 23 vjeçari nga Dukagjini, pasi izolohet forcërisht, sillet në zyrat e Sigurimit të Shtetit dhe merret në pyetje nga kapteri II Fadil Kapisyzi. Pastaj studiuesi Tare e lë të qetë kapterin II dhe e vijon hetimin vetë: ç’ka bërë viktima më pas, ku ka shkuar dhe hamendësime të tjera përtej dokumentit dhe fakteve, pa na zbërthyer si e qysh ka vepruar Sigurimi mbi të arrestuarin, me ç’të drejtë dhe me ç’urdhra, shefat e tij, sistemi, koha, partia, kthetrat, pra lë bishat dhe merret me prenë.
Sipas deklaratës-fotokopje në dosje, Matin Camaj ka pranuar “përfshirjen e tij në ndihmesën për të arratisurit antikomunistë, por në rrëfimin e tij për oficerët e Sigurimit (sa ishin, 2, 5, 10, ndërroheshin me radhë ujqërit, ç’tortura përdornin, etj? – shën. imi) të bie në sy se Camaj ka dëshmuar gjithashtu kundër disa prej mësuesve të vet fretër jezuitë (duhej etërit jezuitë, jo fretërit; shënimi im, V.Zh.), në veçanti Padër Fausti, Padër Dajani, Padër Roza. Duhet thënë se Padër Xhovani Fausti (jezuit italian, – shënimi im, V.Zh.) dhe Padër Danjel Dajani ishin dënuar ndërkohë me pushkatim në gyqin e famshëm të Shkodrës kundër klerit katolik.”
Kaq, vetëm se duhet thënë që “ishin të pushkatuar” dhe jo pse dhe nga cilët? Po gjyqi paskësh qenë i famshëm dhe jo gjyq terroristësh të indoktrinuar? Dhe Camaj dëshmoi kundër mësuesve të tij? Po mbase tha atë të vërtetë, që ia kishin mësuar mësuesit e tij dhe që e pohuan në gjyq se ishin antikomunistë dhe në pushtet kishin ardhur me force një bandë vrastarësh. Mbas 5 ditësh Camaj “doli nga zyrat e Sigurimit të Shkodrës… pasi pranoi të rekrutohej si informator” – na informon studiuesi dhe vazhdon: “në shtator të 1948 (pra mbas 4 muajsh, – shën. imi) Martin Camaj arratiset drejt Jugosllavisë së bashku me një numër eksponentësh lokalë antikomunistë.” Janë 36 veta gjithsej, të rinj dhe burra malësorë, ndoca me gratë me motrat. Ikën dhe do të iknin dhe më pas. Ndryshe si do të mund të shpëtonin?
Jemi para një të vërtete me dokumente virtuale, që s’ka siguri se sa e mbartin ato atë të vërtetë. Dhe tjetër është e vërteta e të përndjekurit dhe tjetër e vërteta e Sigurimit të Shtetit, qoftë dhe në të njëjtat dokumente.
Na sillen për të pasur njohje apo për të arritur një njollosje të re? Nëse e vërteta është një njollë mbi lëkurë, a nuk duhet zbuluar dhe ai që ia bëri atë njollë ose ata? Dhe pse? Dhe kush është më pis, ai që njollosën apo ata që njollosnin? Po kur është plagë thike në mish? Mjeku merret me kurimin e saj, kriminalisti me zbulimin e çështjes, nëse është krim, etj. Studiuesi sjell të vërtetën e plotë, nëse duhet, për ata që u duhet. Hetimet e studiuesit në fjalë janë kapërcime që kanë për logjikë atë që do të donte hetuesi i Camajt, nëse do ta kishin arrestuar prapë.
Për Martin Camajn shkrimtar, autoritet i lartë i kulturës Kombëtare, duhet ditur shumëçka. E mbajtur larg ashtu si ai, e ndaluar dhe e panjohur e gjithë vepra e tij në vitet e diktaturës, ne na duhet zbulimi dhe njohja e vlerave të tij, pastaj, kur ai ishte 23 vjeç ç’bëri Sigurimi i shtetit me të duhet ta dimë, për të ditur dhe kuptuar se ç’bënte Sigurimi i shtetit, deri ku shkonte, ç’bënte me të rinjtë, me intelektualët e ardhshëm, sa dëmtonte vendin për të mbrojtur sistemin, etj.
Gjykoj se Martin Camaj shkrimtar, intelektual europian, është tjetër dhe s’ka asgjë të ngjashme me atë të dosjes së Sigurimit të shtetit, të 23 vjeçarit që u iku për të qenë i lirë dhe që të bëhej ai që u bë. Jeta e tij e mëtejshme dhe vepra nuk duken gjëkundi se kanë qenë në shërbim të Sigurimit të shtetit, të atij aksidenti, rrethanat e të cilit janë të paqarta nga studiuesi, por të qarta nga realiteti. Sigurimi i shtetit ishte shkatërrimtar dhe ai iku.
Tani është rasti dhe koha për të zbuluar dhe gjykuar Sigurimin e shtetit dhe të dënohet ky për dëmet e shkaktuara. Pastaj, e përsëris, të gjykohen dhe bashkëpunëtorët, sa dëm kanë sjellë ndaj të tjerëve, ç’karrierë kanë bërë, sa dekorata e famë morën apo ia mbathën edhe ata maleve, duke marrë arratinë.
Studiuesit që vazhdojnë të përndjekin viktimat dhe jo ndjekësit e atyre barbarë, bëhen pjesë e kësaj përndjekje dhe jo ithtarë të së vërtetës që na duhet.
Është e kuptueshme që ata që arratiseshin nga diktatura e tmerrshme e vendosur në Shqipëri, kudo që të shkonin, s’do të mund të ishin të qetë, as të lirë si emigrantë politikë, sidomos me të dalë në Jugosllavinë e Titos, që ose do t’i kthenin nga erdhën ose t’i mbanin siç do të donin. Ndërkaq përndjekja do të vazhdonte nga Sigurimi i Shtetit fantazmë dhe jashtë, në Jugosllavi, në Greqi e Itali, në Gjermani e deri në SHBA. Kështu del.
Teknologjia sa primitive, po aq dhe barbare e Sigurimit të Shtetit, tani ishte me përvojat e sofistikuara sovjetike dhe naziste dhe nuk përjashtohet dhe mundësia si fillesë e të qenit në shërbim e disa prej të arratisurve, por dhe shkëputja e menjëhershme e tyre, por dhe falsifikimet e dykahshme.
I arratisuri Reshat Agaj në kujtimet e veta “Vëllai i pengut” tregon se me të kaluar kufirin për në Greqi, kërkon atasheun ushtarak amerikan dhe i rrëfehet se e ka dërguar Sigurimi i shtetit, duke i mbajtur peng një vëlla në burg, të cilin para se ta pushkatonin, punonte me kazmë në tunelin sekret që lidhte nëntokë Komitetin Qendror me Kryeministrinë në Tiranë.
Pjetër Arbnori që nga burgu i Burrelit pati guximin e madh të dërgonte një letër lart në shtet, që nuk pranonte asgjë nga ato që mund të kish thënë gjatë torturave, në delirin e vdekjes.
Sigurimi i shtetit gjithsesi synonte përndjekjet dhe terrorin aq sa ishte e mundur edhe jashtë vendit ndaj të arratisurve. Qëllimi ishte, mendoj, i disadrejtimshëm: neutralizimi i armikut të ikur, i kundërshtarit, i veprimtarive të organizatave të tyre kundër sistemit diktatorial komunist në Shqipëri. Kërcënime të vazhdueshme atyre edhe duke u dëmtuar familjet e mbetura në atdhe, përhapjen me mënyra dhe mjete që i di veç Sigurimi, për t’i bërë të dyshimta ikjet dhe qëndrimet në vendet e huaja, në diasporë e më gjerë, duke dekonspiruar apo sajuar, me qëllim përçarjen e mëtejshme të diasporës dhe duke penguar kështu veprimtaritë e shteteve perëndimore, që mund të ndërmerrnin me diasporën kundër Shqipërisë së Enver Hoxhës, përmbysjes së tij.
Sigurimi i Shtetit del se ka qenë hiperaktiv, duke kërkuar dhe arritur dhe zhdukjen fizike të personaliteteve më të spikatur jashtë, jo vetëm politikanë, por dhe shkrimtarë, duke ua ndërlikuar jetën dhe përkushtimin krijues, etj.
Natyrisht, ata s’mund të ishin aq të lirë si azilantë politikë, si shkrimtarë besoj se po. Plotësisht. Vepra e tyre shkencore e albanologjisë dhe ajo letrare ishte në shërbim të gjuhës dhe letërsisë shqipe, realitet shpirtëror shqiptar, mbetet kulturë dhe identitet kombëtar, ndërkaq mund të mos e kenë shmangur përfshirjen e tyre në veprimtaritë e hapura dhe të fshehta kundër sistemit tiranik të Enver Hoxhës së pathyeshëm, sipas nostalgjikëve të tij, kur ai vetë, Enveri, ka qenë dhe ka bërë edhe agjentin, aleatin e dyshimtë dhe kundër-aleatin ende më të dyshimtë, dhe shërbëtorin e të huajve deri në përulësi, vetëm që të sundojë duke e shtypur pa mëshirë popullin e tij, duke dëmtuar shpesh e më shpesh interesat e Shqipërisë.
Shkrimtarët e realizmit socialist të tij ai i përdori dhe i keqpërdori shume më rëndë se ç’mund të bënte armiku. Ai u shprishi dhe më të shenjtën e tyre, krijimtarinë. Vlerat duhen veçuar nga fati i autorit dhe duhen nderuar.
Dhe s’ka pse të turfullohet ndaj konferencave në Tiranë dhe në Prishtinë ku dalin vlerat si shkrimtarë dhe personalitete të kulturës të Ernest Koliqit dhe të Martin Camajt, të cilët bënë art, ku te Koliqi s’ka asgjë fashiste dhe te Camaj s’ka asgjë antikomuniste. Këta ishin estetikisht kundështarë të realizmit socialist. Dhe kur veprat nuk ishin në shërbim të kauzës politike të sistemit, sipas sundimtarëve, ato ishin kundër.
Mendimi kritik i qytetëruar ka etikën e njerëzores dhe jo të vrasësve të saj. Thënë me terma të tanishëm, është në mbrojtje të së drejtave të njeriut dhe nuk njeh si thyerje ato që janë arritur me forcë, me dhunë e tortura, psikike e fizike, ku Sigurimi i shtetit shqiptar ishte lavdimadh deri në tmerr dhe asgjësim në këtë drejtim.
Mendimi kritik i qytetëruar e njeh të vërtetën, madje do të thosha se nuk e ndjen nevojën e kërkimit të saj se ajo është e natyrshme brenda atij mendimi dhe veprimeve të përgjegjshme qytetare, del në mbrojtje të viktimës dhe jo anash e anash apo hapur në mbrojtje të persekutorëve..
Mund dhe duhet të mësohet dhe nga qëndrimi kritik që u mbajt me poetin amerikan Ezra Pound, ndër më të mëdhenjtë e poezisë moderne të shekullit XX në botë, por që ishte me bindje fashiste, madje mbas luftës e nxjerrin dhe në gjyq si të tillë. Por si poet çmohet nga të gjithë bota e kulturës.
“Ka monstra të mrekullueshme, qenie njerëzore që kanë zgjedhur anën e gabuar të historisë me ide kriminale e krime ideologjike, por duke i dhuruar botës njëlloj copëza bukurie me artin e tyre. Celine ishte antisemit, Heidegger nazist, Caravaggio vrasës…” – shkruan një shkrimtar i ri italian dhe pyet për Ezra Pound-in nëse është e drejtë të gjykohet për të kaluarën fashiste dhe jo për veprën e tij.
Shpesh ata janë viktima apo të gabuarit e ideologjive që marrin pushtet tiranik. Ne jemi shumë larg këtij të gjykuari, por dhe të atij realiteti. Shkrimtarët shqiptarë ndërkaq nuk kanë qenë të lirë. Edhe Ernest Koliqi ka shërbyer nën pushtimin fashist, edhe duke i besuar, gjithsesi në totatlitarizëm, kurse Martin Camaj ka qenë i përndjekur i regjimit komunist dhe të dy ikën nga atdheu, por jo nga dashuria për atdhe, as nga meraku për Shqipërinë dhe shërbimi ndaj saj.. Natyrisht këtë s’ka si ta ketë dosja armike e Sigurimit, por vepra e tyre, që është jo vetëm e bukur dhe me rëndësi, por më shqiptare se ata që dolën në krye të Shqipërisë si fitimtarë dhe e atyre që i shërbyen realizmit socialist të tyre.
Ndërkaq vepra e tyre ka të ardhme. E kundërshtarëve të tyre ka vetëm të shkuar. Duket sikur Sigurimi i mbetur i shtetit vazhdon luftën ndryshe ndaj të ikurve, më parë duke i shpallur dezertorë, tradhtarë, të dënuar me vdekje, kurse sot dhe si të dërguar nga Sigurimi i shtetit, përndryshe të vënë në shërbim të agjenturave të huaja kundër regjimit, që e identifikojnë me atdheun.
Ata studiues agjenturorë do të ishin më të dobishëm, nëse do ta kishin parësore t’i shërbenin të sotmes dhe jo të djeshmes, të na zbulonin me dokumente se si ka vepruar diktatura dhe diktatorët, Sigurimi i tmerrshëm i shtetit ndaj shkrimtarëve dhe artistëve brenda dhe jashtë vendit, me ata vetë, nëse mëtojnë të kalojnë sinoret.
Studimi i asisojshëm i ngjan një hetuesie pas vdekjes me tortura kufomës.
Dosja e shkrimtarit Martin Camaj me ato dokumente ashtu nuk është vepër e tij, por e Sigurimit të Shtetit dhe nuk duhet gjykuar shkrimtari, por kapteri II, oficerët e sigurimit deri te shefi i tyre i lartë, Enver Hoxha. Kjo është vërteta reale.
* * *
Shkrimtari nobelist Hermann Hesse thotë në një poezi të vetën: më mirë të të vrasin komunistët, sesa të jesh komunist. E thotë dhe për nazistët. Mund ta vazhdonim, më mirë të të vrasë e keqja, se sa të jesh i keq.
Atëherë kemi ç’të nxjerrim më parë e ç’përgjegjësi. Dhe kurajën e ndëshkimit sipas fajit a dëmit. Shoqëria shqiptare të jetë e aftë që të shpalosë vlerat e larta morale deri në heroizëm tronditës, edhe aty ku janë mbuluar me gjak e baltë e përbaltje. Për vetedukim të tanishëm dhe të së ardhmes.
Nëse do të mundet.
* * *
Të gjithë kanë kryqin e tyre mbi shpinë, por disa e kanë në formën e drapër-dhe-çekanit.
Ernest Koliçi ishte kryetari partisë fashiste (gupi indiëndent. fashisti i zi nr-1 .M.Camaj ishte mësuesi dezertori që u arratisë e tradhtoi atdheun e popullin në v. 1948 ,u vu në shërbim të UDB-së jugosllave dhe më vonë të gjitha agjenturave më të egra imperjaliste siç e pohon edhe vetë o ZHITI I TRULLOSUR ! Prandaj të ka ardhë koha të kakarizësh ,duke ndezur zjarrin e kriminelve kundr legjendarit Enver Hoxha dhe partizanve heroiik të UNÇL ,po hedhë fishekë pa barut ,s kan vlerë ,po hap zjarr me automatik pa karikatore, se Enver Hoxha va lagu barutin .Enver Hoxha mbetet burri më i madhë i kombit në hisori .Enver Hoxha nuk ka vdekur por rron vepra e tij monumentale ,është flamur botë ,Dora tij ishte busull nëpër kohra ,zemra e tij në zemra popullit shqiprar shkrirë
Rrofte Enver Hoxha me vellezerit e tij Miladinin, Mugoshen, Rankoviqin, Tempon…
Rrofte Enver Hoxha luani i Shqiperise
U thinje dhe u plake por mend nuk vure.Perfundimisht nuk behesh, rast i deshperuar.
Sa i sinqerte! Mahnites! Ky paraqet deri ne detaj Auron Taren e vertete.
Shikoj nje lloj mbi reagimi dhe peshtjellimi te madh qofte nga ata, si puna e Tares, qe gjoja zbulojne dokumente apo “dosje” per “idhujt tane”, qofte edhe nga ata qe kritikojne Taret dhe mbrojne “idhujt”.
Cdo dokumet apo dosje e cdo regjimi e vendi duhet te shihet e lexohet ne kontekstin e kohes dhe situates – dhe ne ratin me te mire mund te interpretohet nga specialiste te fushes, p.sh historiane/ekspert te kohes se diktatures/UDB/CIA .etj ….. qe me te gjitha gjasat ne nuk i kemi.
Ne te tilla raste shihet motivimi i shkruesve apo reaguesve te tij – ne rastin e Tares duket si hobi i tij i ri pasi e qullosi ceshtjen e Butrintit dhe historine e lashte shqiptare/ilirike, pra hobi i nje amatori qe kekron/deshiron te turbulloje ujrat dhe te bej pak emer per veten. Shembulli me i ndyre i kesaj eshte K Dervishi dhe maskarenj te tjere qe i kane perdorur dosjet dhe dokumentet historike per te bere pak emer dhe shume rrenuje dizinformimi dhe perdorimi te dosjeve siaps prirjeve te tij/tyre pseudo-ideologjike. PUNE AMATORESH.
Nga ana tjeter ke individe ish-te-persekututar si puna e Zhitit qe duket se i djeg kjo puna e hapjes se dosjeve qe hidhen si te djallmosur kunder botimit te tyre. Ata mund te kene pjeserisht te drejte ne motivet dhe perdorimin e ketyre dokumenteve, me pao pa qellim, nga amatoret e tipit Tare/Dervishi/Qosja Fevziu etc. POr botimi i cdo dokumenti qe eshte legjitim nuk duhet ti shqetesoje keta tipat e Zhitit pasi shumica e shqiptareve dijne ta bejne dallimin mes nje tradhetari te atdheut, njeriu te dobet moralisht e psiqikisht me ata qe i kane qendruar dhunes/persekutimit dhe bashkepunimit me sherbimet e huaja. Ata qe kane bashkepunuar me sherbimet e vendit dh te huaja dhe qe kane sjelle viktima te pafajshme mes shqiptaresh. me apo pa qellim, duhen pare si te tille – tradhetar dhe kriminel.
Per mua nje dokument mund te botohet pa deklarime patetike apo amatoriale nga persona te dyshimte – i takon publikut te vendose nese keto dokumente nxjerrin fakte per tradhetar apo njerez te perdorur nga sherbimet e vendit dhe te huaja, Reagime t eZhitit dhe NDreces jane po aq ne mos me shume te turpshem dhe tentojne te censurojne historine tone per qellim gjoja ideologjike. Ne nuk na duhen tashme idhujt e rreme – secili r marre ate qe i takon.
Une nuk i kam lexuar ndonje gje Camajt dhe nuk kam pasur ndonje vleresim per shkrimet/prozen e e Koliqit – kjo eshte dicka personale. Por besoj se ne mund te bejme dallimin mes asaj qe Camaj dhe Koliqi mund tebere per gjuhen e letersine shqipe me pozicionin e tyre politike/ideologjik dhe ca me teper nese jane detyruar apo vete-ofruar per bashkepunim me sherbimet e huaja.
Bravo Visar Zhiti! Ashtu eshte, vazhdojme te gjykojme e te njollosim te denuarit dhe te perndjekurit nga sigurimi i shtetit. Po jo vete sigurimin, sepse sigurimsat jane ende ne pushtet. Auron Tare e ka trajtuar ceshtjen ne menyre te njeanshme, tendecioze dhe me qellim te keq. Dhe nuk eshte vetem ky rasti ku ai e ben kete gje. Letrat e sajuara ne zyrat e sigurimit nuk e rrezojne dot vepren dhe emrin e Martin Camaj. Ai shte gjigand i kultures tone. Vepren e tij e kam ne shtepi, e lexoj here pas here dhe kenaqem. Bravo dhe njehere per qartesine, ekilibrin dhe kulturen me te cilin e ke trajtuar ceshtjen.
Visar, dil nga Burgu !
Visar, gjej Lirine! Ajo do te t’i pastroje helmet e dertet qe s’t’u ndakan prej 30 e ca vjetesh dhe ta mbajne mberthyer koken e shpirtin,( krijimtarine po se po), ne qelite e dikurshme…Te egra, te renda, torturuese ishin ato qeli, sidomos per te pafajshem si ti, por s’ka gje me torturuese, kur edhe jashte qelise ,per vite e dekada, te vijosh te jetosh me psikozen e qelise , me psikozen e diktatures edhe jashte diktatures, me lemerine e sigurimit edhe jashte e larg sigurimit. Hera heres pyes: vijon i tille se te jane kthyer ne fobi, apo i gjuan si pemen nga bijen fruta “te arta”?!
Ka shume e shume per t’u thene edhe per drite hijet e epokave e te njerezve, por, per te zezat, kuderbimet, ekseset, e ndergjegjshme a te pandergjegjshme, per maskaralleqet, per cdo gje qe bie era ligesi, poshtersi,ndyresi, ,c’kishe per te thene e ke thene .! Mos i hyr ne pjese Dashnor Kalocit, atij lloj brumulli qe jeton vetem duke pertypur e ripertypur te pegerat e jetes njerzore…
Te lumte Visar,
Nje shkrim i ndershem per ceshtjen e komplikuar “Auron Tare”, ne se mund t’a quajme keshtu.
Perktheni dhe lexoni me shume per Martin Camaj ne “One Man’s Journey to Freedom” me autor
Genc (Gene) Korça, botuar më 2010 ne USA, liber i nominuar nje vit me vone per çmimin Pulitzer,
me prestigjiozi i letrave amerikane.
Gimi
Visari tim pershendetje,,,te kujtohet Ron Xhobani ne Spac dhe kujt I fliste me emrin [ Gjike ] ? Ai te pershendet ,do te deshiroja te te shifja te c mallesha te me kenaqesh shpirti . Leri kalbesirat me komentet e tyre ,pas shtipjes dhe c nderimit me prag te familjes nga pederasti I madh I sokakut te te marreve te Gjirokastres. Te biesh ne dorre te Birces kapter nga Progonati I Tepelenes ,nuk ka imagjinate se c fare mund te te beje . Fatkeqesia e nje populli eshte kur barbari mer ne dore fatet e tij dhe le nga pase nje turrme te ndyre,qe c nderimin egersine e quan fisnikeri. Gjika jot Nju Jork .
URRA,URRRA URRA (Letër këmbim dashurie midis vasalve të fashizmit ishë të burgosur të gubernës Spaçit që mbrojnë tradhtinë e [email protected] e Camajt dhe sulmojnë pushtetin popullor të Enver Hoxhës nga Ronxho-Bonxhot e fashizmit . “Visarit tim përshëndetje ……të kujton Ronxho-bonxho ,Gjika jot ,Gjika jot… Nju jork (Letërkëmbim midis vasalve të burgosurve të gubernave të Spaçit me emrin Gjike .!…)
Kujton Tartufi ,me gëzim të pa përshkueshëm ditët që klaluam së bashku në burgun e Spaçit,u paska shumë lezet muhabeti ,pasi na bashkojnë më shumë se çdo gjë besnikria dhe dëshira për ti larë hesapet me sigurimsat shqiptar .Ky është një gjest “patëriotik” të sulmoshë edhe sot pushtetin popullor të Enver Hoxhës pas 70 vjetësh sikur të ishte sot.
Tartufi -E tunde ,e tunde ,për nderë VISARI I DASHUR ! Do të desha të takoja të çmallesha të më kënaqej shpirti ,leri kalbësirat komuniste në fatin e tyre ……,nga RONXHO-BONXHO -YTË i PËRJETSHËM !Hajde trime ,hajde ,sigurimi shtetit ishte arma dhe syri i diktaturës proletarjatit ,me atë u ndërtua shqipria moderne ,kurse ju u pa vetëm sherrin .
Z, Zhiti e kuptoj fare mire ate shkrimtarin e ri italian i cili shkruan :
“Esistono mostri meravigliosi, esseri umani che hanno scelto il lato sbagliato della Storia con idee criminali e crimini ideologici, donando ugualmente al mondo frammenti di bellezza grazie alla loro arte. Céline era un antisemita, Heidegger un nazista, Caravaggio un assassino, ma l’orrore del loro pensiero o delle loro azioni non ha scalfito la grandezza delle loro opere.”
Ajo qe skuptoj eshte se nuk pashe ne asnje rresht te Z. Tare te vinte ne dyshim aftesite letrare te Camajt apo Koliqit.
Ne rast se me ka shpetuar, mund te ma citoni ne cilat dokumente apo komente te Z.Tare shfaqet kjo ?
Ne rast se dikush ne nje moment te caktuar zgjedh kahun e gabuar te historise, a duhet ta pranojne te gjithe publikisht kete ?
Dhe nqs dikush apo shumekush nuk e pranon, mundohet ta anashkaloje apo me keq ta fshije fare nga historia, i takon historianeve dhe studiuesve qe te zbulojne dokumentat pa komente dhe pa anësi.
Replike intelektuale, me nje arsyetim te adhurueshem dhe plot humanizem. Shume, shume larg nga diarrea tribale dhe halabake e Ardian Ndreces.
90 përqind të spiunëve në atë kohë të socializmit këtë punë e bënin me qefe ose do ti shkonte për shtat me dëshirën më të madhe. Kurse për atë 10 përqindëshin kishte medota të tjera. Gjendej një klecke biografia, burgu, arratisia, nënshtetësia, që ishte më kryesori për tu rekrutuar. Megjithatë dokumentar janë dokument që nuk mund ti shtremberoje asnjëri. Ato merren lexohen dhe nxirren për ti shikuar dhe lexuar te tjerët origjinal siç janë pavarësisht se të kujt regjimi I përkasin.
Ketij pseudo-historiani dhe pseudo -njeriu,Tare(qe kane dale si kerpudha mbas shiut),mund ti heqesh kaptinen dhe prape ai do te rroje me zemren qe rreh si nje monster komuniste,te mbushur me ligesi dhe urrejtje kriminale,per intelektualin cilesor dhe njeriun e thjeshte dhe te ndershem shqiptar.
Kanibalizmi vazhdon te prodhoje kenaqesi si me pare.
Nga kush e prisni kete drejtesi, nga drejtesia e plepave apo nga ishsigurimsat dhe bijte e ture qe jane shperdare ne te gjitha postet kryesore te partine dhe qeverive. Ku eshte klasa e te persekutuarve, pse nuk proteston per votim me lista te hapura. Sa te persrkutua jane ne kryesine e PD. Pse nuk mblidheni perseri ti vendosni dinjitetin PD ose krijoni nje parti te re. Terheqja e juaj dhe e paserdhesve eshte shenje negative. Ju nuk u derezuat 15-20 neper burgje dhr tani ne demokraci u derzuear per 5 vjet. Ju dhe igjithe populli shqiptar duhet ta dije, kuptuar qe pas viteve 1996 demokracia ne shqiperi filloi te vritej. Ne 2008 me ndryshimin e kodit te zgjedhjeve, ku kandidatet i zgjeth kryetari e shikoni vete nivelin e daputeteve dhe arogancen e keyetare. Po them te kryetareve dhe jo partive sepse eshte 1 parti e ndarw ne shume kryetare per interasa financiare. Une nuk shikoj ndonje ndryshim ne program, ne fushata degjojme te njejten peralle qe do ti marrim leket oligarkeve dhe do ja japim juve , popullit nga te gjitha partite. Eshte koha per ndryshim rrenjesor ose te mbyllim goje dhe te ikim te gjithe me protesta masive neper dyert e ambasadave kryesore pasi dhe ata jane pjese e kesaj corbe te gatuar prej 30 vjetesh.
O Visar,akoma me mendesine bardhe e zi?
Kush po dyshon ne vlerat intelektuale apo letrare te dy personave ne fjale?
Po diskutohet kane qene apo nuk kane qene bashkpunetore te agjentirave te huaja apo jo?
Ne rastin konkret te Koliqit eshte e dokumentuar historikisht qe ai ka qene minister ne qeverin kuislinge.
Do mesohemi ne shqiptaret ndonjehere te veme llogjiken ne pune dhe mos te nisemi nga emocionet,o me ne o kunder nesh?
Figurat historike duhen pare ne kompleksitetin e tyre.
Po te nisemi per shembull nga Ali Pasha.
Cfare isht Ali Pasha?
Kusar,Patriot,? Luftoi per Shqiperine apo per pashallekun e tije? Apo per Greqine?
Fenomenet duhen pare ne kontekstin e tyre,nuk duhet harruar faktori kohe dhe vendndodhje.
PS.keto jane komkjluzione qe duhet ti arrijne institucione kompetente ,si p.sh. Akademia e shkencave,n.q.s. ajo nuk mer direktiva nga dikush tjeter,si dikur Doktor Mortja.
Po ka me bashkepunetore te te huajve se sa komunistet shqiptare me ate Mostren ne krye?! Ka armik me te madh te popullit shqiptar se sa ai qe varferoi kete vend, qe e zhburreroi, qe e shtrengoi me tortura dhe shantazhe te ktheje 1 nder 3 shqiptare ne spiune? Thoni nje vend me te prapambetur ne Evrope se Shqiperia me 1990!
Kush eshte pergjegjes per keto komente kaq kundershtuese e armiqesore mes shqiptareve se keta komente ne keto faqe?
Nje gje eshte plotesisht e sigurt, se pavarsisht nga torturat e teperta ne burgjet komuniste, ata qe kan dale ne shtete tjera, dashte e pa dashte jan bere vegel e sigurimeve perkatese. Ajo veprimtaria “letrare” e tyre eshte e njejte me at “komisine letrare” qe e kan instaluar austriaket ne L1B dhe nazi-fashistat ne L2B.
D,m. th edhe Ismail Kadare.
SAPO LEH NJE QEN DIKU NE ZALLISHTE MENJEHERE I PERGJIGJEN SHOKET E TIJ DUAN TE BASHKOJNE LEHJET E ULERIMAT PER TI DHENE ZEMER VETES E TE MARRIN KUROJO QE TE MOS KENE FRIKE NGACERRESIRA KU JETUAN E JETOJNE ENDE SI NE KLLAPI
KOL HICI, CANAJ E ZHITI JANE ME HIJE TASHME E NUK MUND TE MERREN SI DESHMI NORMALE E TE PJEKURA PALLAVRAT E TYRE SIC THOSHTE EDHE PER VETE ARBNORE SE, JANE KUNGUJ TE RRITUR NE HIJE
BOLL NA CANE TRAPIN KETA KUOSLINGE E PSEUDOPOETE TE FORMATIT SOMNABUL KORNI NUK JA NXJERR SYTE KORBIT KJO DIHET POR NE FUND TE FUNDIT KORBA MBETEN PERJETESISHT
Sa me shume e lexoj Visar Zhitin, aq me teper bindem edhe per mungesen e ndonje intelekti te madh tek ai por, mbi gjithcka, per mungesen e karakterit njerezor. Megjithese i denuar per agjitacion e propagande ( denimi i tij eshte i denueshem ) dhe jo per ndonje heroizem, Zhiti nuk perton te verdalliset ne marrezite e tij ( sic eshte edhe ky shkrim ) pa thene asgje me vlere dhe as burrerore. Ka shkruar gjithe kete shkrim, gjoja per implikimet e dy shkrimtareve, Camaj dhe Koliqi me zbulimet e huaja dhe S.Shtetit dhe verdalliset duke thene: jo po keshtu regjimi komunist, jo po keshtu Enveri etj. perralla. Ne e dime si ka qene Enveri apo regjimi komunist por ketu shtrohet problemi: Mire se S.Shtetit s’paska pasur shok ne bote ( keshtu na perrallis Zhiti dhe gjithe Zhitet tash 30 vjet ), po pse keta dy azgane u bene edhe spiune te zbulimeve te huaja ( qe Zhiti dhe Co. na i paraqesin si engjej ) ? Zhiti tregohet ekstremisht i pamoralshem kur flet edhe per perdhunimin e te arrestuarve politike nga punonjesit e Sigurimit, ne prani te te arrestuarve. Keto pohime mashtruese e ulin ne zero dinjitetin e Zhitit. Zhiti na e gre ne qiell krijimtarine e dy shkrimtareve te lartpermendur dhe ngre alarmin se perse nuk eshte vleresuar kjo krijimtari. Ku ke qene ti Zhiti tash 30 vjet dhe, sidomos, kur ishe Minister Kulture ? Pastaj krijimtarine letrare e vleresojne lexuesit dhe jo regjimet. Per lexuesit shqiptare krijimtaria e dy te permendurve eshte e nivelit mesatar. Zhiti dhe shoket e tij besojne se po te kesh qene apo te jesh antikomunist, i ke te gjitha cilesite e mira: je i ditur, gjeni, i ndershem, atdhetar dhe perralla te tjera. Antikomunist ka qene edhe Hitleri por njihet ne te gjithe boten si krimineli me i madh i shek. 20. Kaq per sot o Zhiti !
Visar Zhiti deshte te nderronte sistemin me perrallat e tij dhe e gjeti sic ia kishte enda. Tani mos na bej te diturin dhe legjendarin, sepse nuk je i atille. Ishe mesues ne Vile te Kukesit dhe thoshe se shoku yt mesues eshte transparent para pasqyres ne keshillin pedagogjik. Apo jo? KENI qene ca pispilluqe qe dic u dukej vetja dhe e hengert thelle. Dhe mos na i bej Koliqin dhe Camajn sikur kane qene korifenj te letersise dhe gjuhes. I kemi lexuar shkrimet e tyre dhe nuk na kane lene ndonje pershtypje te atille sic thua zoterote!
Ti, more Visar, mos na bej paralele me Ezra Paund, Celine, Hejdegger, Carravagio etj. te cilet disa si puna jote na u vleresuakan per veprat dhe jo per idete dhe punet e tyre te liga.
Auron Tare ka botuar nje studim me dokumente si spiune te vendeve te huaja per Koliqin dhe Camajn. Dhe mire ka bere qe t’i dije brezi i ri qe jeton sot dhe do te vijne me vone: Kuislingu mbetet i tille dhe spiuni po ai qe ka qene!
Ti Zanii Burimi nuk i kupton dot Koliqin, Camajn, Fishten etj. (dhe jo vetm ti) nese nuk je nga veriu i Shqiperise. Kjo eshte e mete e shkolles sone 30 vjeçare postkomuniste. Me sa duket dhe tani pas komunizmit jane lene me qellim ne hije, pa u studjuar persa i perket letersise, prandaj brezi i ri jo vetem qe nuk i njeh, por as nuk i kupton. Keshtu, i jepet mundesia te njohin vetem anen politike te tyre.
Shkrimtari; krijimi letrar eshte prone e njerezve te eperm. Ketu ke dy poezi te “tradhetarve”:
VENDIT TEM
Kur te vdes , le te bahem bar
Ne malet e mia ne pranvere
Ne vjeshte do te bahem fare.
Kur te vdes, le te bahem uje
E fryma eme avull
Ne fush do te bie shi.
Kur te vdes , le te bahem gur
Ne skajin e vendit tim
Te qindroj kufi.
= nga Martin Camaj =
SHKODRA NE MENGJEZE
Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,
kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.
Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.
E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:
skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.
= Nga Ernest Koliqi =
Visar Zhiti ngatërron krimet monstruoze të komunizmit me veprimtarinë antikombëtare të Koliqit dhe ndofta Camajt. Koliqi ka qënê njeri me shumë pushtet dhe ministër në kohën e pushtimit nga Italia fashiste. Kur Sigurimi nuk kishte lindur! Pra ishte tradhtar, kolaboracionist qê meritonte plumbin. Pa dyshim që ka qënê intelektual kalibri, njeri me talente të spikatura, por nuk mund ta quaj kurrë nacionalist. Veçse tradhtar. Shumë nga kleri dhe popullsia katolike e Shqipërisë sê Veriut e priti me lule ushtrinë italiane dhe e cilësoi si “ëngjëjt e paqes”! Për Camajn nuk jam shumë i sigurt. Që ishte antikomunist, kjo e bën të nderuar. Që eshte persekutuar nga gjarpri i zi i Sigurimit të bën t’i heqësh kapelen. Por në rast se ka bashkëpunuar me Beogradin dhe Athinën nuk ka justifikim. Këtu nuk ka asnjë lloj nacionalizmi. Pêrkundrazi kjo quhet tradhti. Nuk mund të justifikohesh se ke luftuar komunizmin duke bashkëpunuar me shtetet armike të ekzistencës së kombit shqiptar. Gjërat janë të qarta. Dhe nuk mund të perligjesh apo justifikosh veprimtarinë tradhtare të askujt nga vuajtjet e pêsuara nga regjimi kriminal i Enver Hoxhës dhe krijesa e tij makabre dhe e pashpirt, sigurimi i shtetit.