Balta, mirënjohja dhe patriotizmi

7 Korrik 2020, 18:31Kulturë TEMA

Nga Ledi Shamku

Kur merresha me gatitjen për shtyp të trashëgimisë gjuhësore të Mustafa Krujës leksikograf, hasa në një shqyrtim të tij mbi Fjalorin Etimologjik të Gustav Meyerit.

Për ata që nuk e dinë ose e dinë turbull, Meyer është themeluesi i tezës ilire të gjuhës shqipe, autor i të vetmit Fjalor Etimologjik të Shqipes (të botuar) si edhe studiues i gramatikës historike të shqipes (plot 6 vëllime).

Mustafa Kruja vëren me pezm sesi sulmohej me tërbim Meyer në vitet ‘50 nga pseudofilologët se paskësh marrë për bazë vetëm shqipen e diasporës duke na e nxjerrë gjuhën tonë më shumë latine se ç’ish.

Nuk dua të ndalem këtu në analizën e veprës së Meyerit, por në fjalinë përmbyllëse të Mustafa Krujës ndaj tij, i cili në lidhje me sulmet ndaj Meyerit shkruante: “Unë besoj se ky dijetar meriton nga ne shqiptarët ma shumë mirënjohje se ankime”.

Kjo frazë e Krujës të cilin poashtu e rëndojnë veç me ankime e aspak mirënjohje, paçka se Xhuvani e vlerëson si themelues të Leksikografisë shqiptare, m’u kujtua edhe këto ditë. Shumë të zorshme e paskemi mirënjohjen e sa të gatshëm topin e baltës!

Në fund, më vjen në mend edhe një replikë e Çabejt kur sulmohej si tradhtar (histori pa mbarim kjo damkosje) dhe si i përulur ndaj dijes së huaj. Çabej tha: “Patriotizmi nuk është një medalje që ti e var të ta shohin bota”.

Mesa duket sot më shumë se dje do ftilluar ç’është patriotizmi, se shumë po e kërkojnë ende te jakë e xhaketës, atu ku vjerren stemat…

Auron Tare: Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, bashkëpunëtorë të UDB-së. I përgjigjet Ndreca: Injorant, je bërë si Shvejku

9 komente në “Balta, mirënjohja dhe patriotizmi”

  1. Illi says:

    Vrejtja per fjalori e Majerit qëndron edhe sot e gjithë ditën dhe është profesionalisht e motivuar. Tendencioz duket te jete leksikografi M.Kruja?!
    Më tej nuk ban me e ngatrru vrejtjen per fjalorin e Majerit me ndricimin përmes dokumenteve të anës joletrare e kulturore të Koliqit dhe Camajt!!!
    A nuk ju jan mërzit filmat bardhezi?!

  2. Bregdeti says:

    E kendshme dhe me kulture.

  3. Daku says:

    Ik moj debile se na hape barkun , nuk lat malok e tradhtar pa i dhen levdata ju flliqsira , hale antishqiptaresh te lindur , atij si takon me qen SHQIPTAR se ishte qen bir qeni tradhtar i ndyr i kombit vet , ai nuk ka te drejt morale te flasi per kombin , ai qe e lufton atdheun me pushk duke bashkepunuar me pushtusin dhe esht dakort tja dhuroj kombin kujt do qe i del perpara dhe i jep dicka ne kembim , ik moj debile mos na bej si shkencetare na nxier mustafa merliken tradhtarin me te madh gjuhetar shkerdhat muti nuk lat gje mashtrim e pisllik pa ber me historin e kti vendi , ju pjella tradhtaresh mercenaresh dhe pisash per ju atdheu nuk ka vler , shoket e mustafa krujes per krime lufte ne belgjik i lan pa nacionalitet ja hoqen ate se si tradhtar te vendit te tyre smeritonin atdhe , ti naj thur lavdi kti krimineli pler e felliqur , ik bej qef me parat e vjedhura nga ky milet e kris bythen lere rehat historin e kti vendi.

  4. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Tani na doli edhe Mustafai burre i mire.
    Kryetari qeverise kuislinge.
    Shefqet Musarai do recitonte:
    Kush jane tradhetaret?
    Shohim e bejme,te marim luften,pastaj e gjejme.
    Ti moj vajze e mire citove shume figura ,ku une vetem per Profesor Cabej cohem ne kembe,po nuk the asgje.
    Hartim i dobet.

  5. daku daku says:

    daku qenka me tension te larte ! kujdes se te ha mu..in ky.

  6. Të qenurit leksikograf,mjek,arkitekt,shkencëtarë i dalluar nuk të amniston nga kryerja e aktit të tradhëtisë ndaj atdheut,përkundrazi është shëmtia dy herë më e madhe,ngase bëhet fjalë për një person me formim më të avansuar të intelektit.Leksikografia shqiptare e vlerëson gjithësecilin që mundet të ketë lënë ndonjë gjurmë ,kurse historia jonë do ta e kujtoj Mustafa Krujen si kryeminister i qeverisë pushtuese.

  7. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Moj vajze,apo grua,a c’dreqin je,a je mire nga trute e kokes?
    Citon dicka qe e paska thene Mustafa Merlika,kryeministri i qeverise kuislinge?
    Une per here te pare po e degjoje nje gje te tille,poooor edhe sikur te jete e vertete ajo qe ai ka bere eshte tradheti kombetare dhe nuk mund te rehatiubilizohet me gjasme vlera ne fushen e gjuhesise.
    PS Doktor Mortja ka ndermare shume inisiativa te tilla per te bere sallat edhe trazuar historine tone.
    Ne historine e njerezimit te gjithe ata qe bashkpunojne me pushtuesit quhen tradhetare.

  8. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Titull qe do ti shkonte per shtat nje hartimi te dobet te klases 6-te.
    E dyta glorifikimi i bashkpunetoreve te nazi-fashizmit,eshte nje veprimtari qe duhet te mari fund,se nuk i sherben ceshtjes kombetare,
    aq me teper kur behet fjale per kryeministrin kuisling.
    PS ne shqipen letrare thuhet pergatitjen,gjithmone per hir te se vertetes.

  9. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    E lexova edhe njehere hartimin tend zonja Shamku dhe te lutem po mundohem seriozisht te gjej kontekstin pse eshte perdorur emri ish Kryeministrit Kuisling, e pamundur.
    Rekomandim:
    Bej edhe nje hartim tjeter per kete person,me te detajuar,qe edhe ne te paditurit te njihemi me patriotizmin e tije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje