Historia e ngarkesës me vlerë 1 milion dollarë, që u kthye në “bombën” e Bejrutit

12 Gusht 2020, 20:07Bota TEMA

Sasia e nitratit që shpërtheu dhe shkatërroi portin e Bejrutit nuk ka padronë, megjithëse dikush pagoi për të dhe e dërgoi në kryeqytetin e Libanit. Misteri bëhet akoma më i madh dhe më i pakuptueshëm për shkak të kohës që ka kaluar që atëherë.

Agjensia Reuters u përpoq ta gjurmonte këtë histori duke gjetur hasur në pasiguri të tjera, dyshime, pyetje.

Le t’ia nisim nga fillimi: shtator 2013, kur anija “Rhosus” u largua nga Tbilisi, Gjeorgji, me 2570 tonë nitrat amoni. Blerësi është një fabrikë eksplozivësh në Mozambik, por sot burimet lokale argumentojnë se ndoshta destinacioni përfundimtar ishte Zambia ose Zimbabveja.

Ngarkesa e regjistruar në Moldavi, në pronësi të rusit Igor Grechushkin, vazhdon rrugën përgjatë Mesdheut dhe më pas niset për në Bejrut për një ndalesë të papritur.

Sipas versionit të kapitenit, ka qenë pikërisht pronari ai që ka ndryshuar kursin, duke i thënë ekuipazhit të anijes se duhej të ndalonuin për të marrë ca materiale dhe për të fituar diçka më shumë.

Por kur anija mbërrin në portin e Libanit, fillojnë telashet. Sidoqoftë, probleme jo të reja, pasi vështirësi juridike kishin lindur javë më parë në Seville, Spanjë.

Zyrtarët e doganave të Bejrutit zbuluan parregullsi – ky është versioni aktual – “Rhosus” nuk mund të largohet, nitrati do të transferohej më pas në hangarin 12.

Dhe këtu fillojnë pyetjet. Kush ka paguar për lëndën? Pse askush nuk e kërkon? Megjithatë, sipas vlerësimeve të kohës, ajo ka një vlerë që luhatet midis 700 000 dhe një milionë dollarë.

Askush nuk ka përgjigje. Një rrjet kompanish, emrash, adresa që kthehen në një mur të padepërtueshëm. Rusi e ka braktisur, ai nuk do t’ia dijë më, por askush tjetër nuk e kërkon.

Një artikull i botuar në faqen e internetit, “Syria Truth”, më 25 dhjetor 2013, sjell disa detaje.

Qeveria e një prej vendeve të Gjirit dyshohet se bleu nitrat dhe më pas e furnizoi me të një fraksion rebel sirian, vetëm inteligjenca e Damaskut ishte në dijeni të saj dhe u përpoq të pengojë operacionin.

Detajet të tjera e lidhin këtë histori me disa personazhe në çështjen Hariri, ish-kryeministri sunit i vrarë në një sulm në ditën e Shën Valentinit në 2005. A është vërtet kështu?

Në çdo rast, ngarkesa, pasi të konfiskohej, binte nën përgjegjësinë e Libanit. Por termi “më parë” është relativ. Kësaj i shtohen informacione pasuese për vjedhjet e mundshme që kanë ndodhur në zonën e depozitimit.

Këto e kanë shtuar frikën e zyrtarëve që i kishin raportuar rreziqet të paktën 10 herë. Alarmi transmetohet në mënyrë të përsëritur në hierarki gjithnjë e më të lartë, deri para disa ditësh. Reuters zbulon se Presidenti Aoun dhe kryeministri në largim Diab morën një letër më 20 korrik nga siguria e brendshme: ishte një paralajmërim tjetër. Kreu i shtetit do të reagonte duke urdhëruar të bëhet ajo që nevojitet për të shmangur katastrofën.

Detajet e ribotuara nga “New York Times” janë gjithashtu interesante. Katër vjet më parë, një konsulent ushtarak amerikan, i angazhuar në një mision ndihmës në Marinën lokale, kreu një inspektim në depo. Inspektimi u konkludua me dërgimin e një raporti paralajmërues për rreziqet.

Një nga paralajmërimet e shumta që duhej t’i kishin vënë në lëvizje autoritetet. Por zyrtarët amerikanë mohuan të kenë pasur ndonjëherë dijeni dhe thanë që kontraktori nuk po vepronte në detyrë zyrtare.

Pjesën tjetër të historisë e dimë. Dimë gjithashtu edhe ku ka përfunduar anija “Rhosus”.

Filloi të mbytet në shkurt të vitit 2018 brenda portit, jo larg kraterit të madh të shkaktuar nga shpërthimi gjigant. Ka mbetur edhe ajo në vendin e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje