NASA zbulon një oqean të fshehur në planetin Ceres: Jetë aliene në sistemin tonë diellor?

12 Gusht 2020, 15:35Bota TEMA

Një anije kozmike e NASA-s sapo zbuloi një oqean të fshehur në sistemin tonë diellor.

Sonda e agjencisë Dawn, që orbitoi rreth planetit Ceres, i cili ndodhet brenda brezit asteroid midis Marsit dhe Jupiterit, për tre vjet para se t’i mbaronte karburanti në 2018.

Tashmë, Dawn i ndihmoi studiuesit të mësonin se ato njolla të ndritshme në sipërfaqe të planetit ishin një përbërje e quajtur karbonat natriumi, i cili përbëhet nga natriumi, karboni dhe oksigjeni. Ajo kore e kripur ka të ngjarë të vijë nga lëngu që avullonte në sipërfaqen e Ceres.

Të hënën, një seri studimesh të publikuara shfaqnin përfundimisht se uji i kripur vinte në sipërfaqen e planetit xhuxh nga një rezervuar nëntokësor rreth 25 milje i thellë dhe qindra milje i gjerë.

“Kjo e lartëson Ceres në statusin e ‘botës me oqean’,” i tha Reuters Ray Carol, studiuesit kryesor për misionin Dawn.

Ceres tani është pretendent për jetë aliene, sikurse dhe hënët e Jupiterit, Europa. Por në dallim nga Europa, Ceres-i është një planet më i ngrohtë, çka e rrit propabilitetin për gjetjen e ndonjë jete aliene.

8 komente në “NASA zbulon një oqean të fshehur në planetin Ceres: Jetë aliene në sistemin tonë diellor?”

  1. Kozmo says:

    ALIENET E LESHIT . ??

  2. hahaha says:

    ata na quajnë neve “alienë”

  3. hahaha says:

    ata na quajnë neve “alienë”

  4. Epo kjo pune says:

    Shpejt, toke e xanun se mos na e merr kush, pa bejme shpejt e shpejt nje kolibe me themele per 5, 6 sa me lart kate… Ku na rref ne e ku I rref botes, tek ne e kane thene birbot e politikes qe Jane bere fetare te thekur e u mbeti ne goje zoti se nuk ka jete tjeter gjetiu, NASA na prrallos kot, ke do besojme shkencetaret e botes apo ilirat, ramat, bashrat, e kryeqepazen sala, sigurisht do besojme legjendaret tane qe na prijne 30 vjet!!!

  5. Gent says:

    Grazie NASA! E vetmja mënyrë të shpëtojmë nga covid19 është vajtja në CERES. Do ju lutesha të pasqyrimit dhe sa € duhen për të takuar një jetë Aliene.

  6. Templari says:

    Bo bo!!! Ajde degjo tani Alfret cako.

  7. lulemurrizi says:

    i thuaj NASES qe te lere zbulimin e oqeanit se e shohim me sy, por te zbuloje coronen qe ta pushkatoje me plumb. E po tallen sa u do bytha; ç’kohe erdhi!

  8. gaz says:

    Bobo, planet thote ky perkthyesi. Po eshte hënë o troglodit, qe s’ke as njohurite minimale te 9-vjecares!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje