Kandidati për president i SHBA, Joe Biden ka zgjedhur senatoren Kamala Harris si kandidate për zëvendës presidente në zgjedhjet e 2020.
Harris është gruaja e parë me ngjyrë në këtë rol. Origjina e saj është indiano-xhamaikane.
Si kryeprokurore e Kalifornisë ajo ka bërë thirrje për reformë të thellë në polici, pas protestave të dhunshme kundër racizmit në SHBA.
Biden do të përballet me presidentin aktual Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ndërsa krah Trump do të jetë zv.presidenti aktual Mike Pence.