Nga Ilir Beqaj
“Shëndetësia një dështim i tmerrshëm të cilit Pandemia dhe administrimi katastrofik i vuri vulën.”
Kështu ka deklaruar sot Petrit Vasili. Sigurisht që gjithseicili është I lirë të thotë çfarë të dojë. Ka 30 vite që kjo është një e drejtë e fituar. Në fund të fundit, seicili nga ne, mbi super vetëm kokën e tij mban.
Por meqë për 3 vite e gjysëm kam punuar drejtpërdrejt në shëndetësi gjatë qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës disa të vërteta ndjej detyrim t’i ndaj me publikun.
Po e nis nga pandemia e Covid -19.
Menaxhimi i pandemisë bazohet në kuadrin ligjor që rregullohet me ligjin nr 15/2016. Ligji i mëparshëm datonte 1994. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.
Tamponët, kitet, reagentët, pajisjet laboratike (kaq të diskutuar këto kohë) vendosen në treg dhe në shërbim të pacientëve sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 89/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për pajisjet mjekësore”.
Dezinfektimi kaq i nevojshëm në këto kohe pandemia kryhet sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 95/2015. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”.
127 apo urgjenca mjekësore kombëtare aq e vlefshme këto kohe funksionin në bazë të ligjit 147/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimin e Urgjenës Mjekësore në RSH”.
Këto kohë pandemia ka patur jo ankesa, herë me vend e herë pa vend. Por kaluan 5 muaj e nuk pati asnjë ankesë se nuk mundi dikush të bëjë një skaner apo se skaneri nuk punon. Nuk ndodh më që prej 2014. Kohë pritja për një skaner FALAS është 2 ditë dhe për një rezonancë manjetike FALAS është 17 ditë. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim.
Gjatë pandemisë recetat me rmbursim u lëshuan elektronikisht nga mjekët e failjes, të firmosura elektronikisht po nga mjekët e të ekzekutuara elektornikisht në rrejtin e farmacive. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim të tmerrshëm që nuk u sorollat asnjë pensionist.
Prej 6 vjetësh ka urgjencë mjekësore 24/7 në shërbim të sezonit turistik. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.
Prej 5 vjteësh ka urgjencë kardiake 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.
Prej 4 vjetësh ka urgjencë celebrale-vaskulare 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.
Na fal o zoti Vasili pse nënat e reja në Gjirokastër, Sarandë e Korcë sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal.
Na fal o zoti Vasili pse duke filluar nga viti i ardhshëm edhe nënat e reja në Berat, Lezhë, e Kukës do të sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal.
Na fal o zoti Vasili pse e mbrojmë shëndetin e shqiptarëve nga produktet e duhanit.
Na fal o zoti Vasili pse mbrojmë shëndetin dhe bezdisjen e shqiptarëve nga mushkonjat.
Na fal o zoti Vasili pse nxorrëm nga pluhuri që prej 2006 financimin5 milionë euro modernizimin e spitalit të Traumës.
Na fal o zoti Vasili për spitalin e ri neurollogjik në QSUT
Na fal o zoti Vasili për kirurgjinë e re të përgjithshme në QSUT.
Na fal o zoti Vasili për 100 transplante veshke FALAS për pacientët shqiptarë.
Na fal o zoti Vasili për mijra katarakte FALAS për pensionistët.
Na fal edhe për spitali e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT që po ndërtohet.
Na fal edhe për spitali e ri të pediadrisë në QSUT që po ndërtohet.
Na fal edhe për spitalin e ri në Kukës
Na fal edhe për pediatrinë e re në Durrës.
Na fal edhe për 300 qendra shëndetësore të rikonstruktuara.
Na fal o zoti Vasili që e hoqëm taksën e sëmundjes 10 % që ti dhe Sali Berisha u vendosët shqiptarëve.
Na fal o zoti Vasili që nuk kemi asnjë borxh ndaj furnitorëve të ndryshëm, ndërsa në 2013 ti dhe Sali Berisha vetëm në shëndetësi latë 40 mln dollarë borxhe.
Na fal o zoti Vasili që ulëm 30 % çmimet e barnave të shqiptarëve duke kursyer çdo vit 70 milionë dollarë. Ah jo. Naiv unë i ziu. Jo, Jo. E di që këtë nuk na e fal ti jo.
Zonjusha vasilika per ate perendi…..ke mbaruar o konishte e mona zgjebes dhe like kermes
Me ke merresh dhe ti.
Shko ne spital te lezhes e shiko si funksionon. Skifeca ne urgenca e skifeca ne reparte. Mos na bej garipin thu se shqipria ka mjekesine me te mire ne Europe. Po them une qe kam provu spitalin e lezhes deri sa vendosa ta marr te afermin tim ne itali. Nuk po them per leket nen dore se ormai ato jane ba detyrim ndryshe nuk te mjekon kush. Vinin doktorrat e me kerkonin vete cdo dite se è moren vesh se jetoja ne itali. Nga nje 10 tshe per dite 4 doktorrave. Qa te besh. Nuk do hiqja une nje praktike 30 vjecare. Gjynaf per ato njerez qe jetojne atje. Ne afrike duhet te jene me mire spitalet dhe nuk besoj se japin bakshish ne spitalet e shtetit ne afrike. Perfundimisht shqipria nuk behet edhe mbas 5 brezash.
Shiko ti hajdut mos u merr me mua, sepse unë kam qenë ministri i Shëndetësisë më i suksesshëm në këto 30 vjet. Mos përfito nga rasti që jam një çikë shkollëpak unë, po këtë e kompensoj me atë që jam profesionist fjalëshumë. Hajd Liro, futi ndonjë PPP tani, dhe kujtona edhe ne ndopak se dhe nevojtarë jemi dhe ne, ku përfshij dhe Monën dhe burrin e saj, adashin tënd.
Bukur,eshte e domosdoshme te reagoni te gjithe ju qe keni qene ne pozita drejtuese dhe me shifra e fakte te perballeni me keta kuises profesioniste. Eshte e tmerrshme te shohesh cdo dite kete idiot patologjik qe e nxjerrin te beje ham ham e te gjuaj e nxije cdo gje ne kete vend.
Ne kohen e Petrit Vasilit , mjekesia ne Shqiperi nuk kzistonte materjalisht . Ishte nje grumbull nocionesh dhe pretekst , per tendera fiktive . Qebaptoret te merrnin frymen . Spitalet ishin si gazermat e Ali Rizait. Ne kete shkrim , Beqja i ka argumentuar bukur ndryshimet stratosferike- Rama /2 . Aktualisht mjeku shqiptar dhe urgjenca flasin te barabarte me homologet boterore . Shendetesia mbete nje sukses i pa diskutushem i qeverrise Rama 1-2 , plotesohet ne R3 . Sa e ka kritikuar opozita Z. Vilma Nushi , por koha vertetoi se ajo dhe nje kontribut te pa tjetersushem , ne shendetesine moderne shqiptare . Z. Vasili , degjove ? 300 qendra moderne shendetesore !Po ti nuk degjon , se mjekesia Rama , te flet nga Stratosfera . Nen drejtimin tend , prej kapadaiu , mjekesia njohu fundin e turpshem . Zgalem
Vrejtje , per ” e verteta “. Ti nuk ke dashur te vertetosh dicka , per spitalin e Lezhes , por do te na kapardisesh se jeton ne Itali . Ne menyren me te pa turpshme shkruan ” Gjynaf , per ata njerez , qe jetojne atje ” . Kjo eshte shprehja me idiote , qe kam degjuar . Gjynaf eshte , per ata , qe jetojne larg vendlindjes , sepse largohen per nevoja ekonomike . Njeriu qe s’do vendlindjen , ka zgjedhur venvdekjen . Je njeri pa kulturen minimale te sjelljes , prandaj je i pa besushem , per ato , qe thua se paguaje rushfete , ne spitalin e Lezhes . Nuk te beson askush , duke qene , ai qe je . Zgalem