Si nuk u lodhët duke shpifur…

13 Gusht 2020, 15:22Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

E ndërsa Edi Rama ka vendosur të bëjë përpara, duke mos dëgjuar dhe shikuar fare nga ekranet që mbushen me deklarata inatçore dhe shpifëse, Lulzim Basha vazhdon të tjerrë shifra dhe “tregime” dixhitale.

E ndërsa Edi Rama ka vendosur të bëjë Shqipërinë, me hir apo me pahir, Lulzim Basha nuk po arrin të bëjë dot as partinë.

Të futur në qorrsokak  të pakrye, pothuajse gjithë Partia Demokratike  e SHQUP-it (elita milionere dhe jo ndjekësit e bazës) i  është futur “punës” për të pergatitur  terrenin që sipas saj “do ti japë fitoren në zgjedhje”.

Cilën fitore, cilin pushtet  kërkon Lulzim Basha, dhe e meriton ? Natyrisht ai kërkon të mos bëjë fushatë si politikan  “xhentëlmen”, nuk  kërkon  përballje mes faktesh dhe veprash, ai  kërkon  thjesht  krijimin e iluzioneve mashtruese, duke mos kursyer asgjë.

Një  “makineri” e gjallë  njerësish, ish-ligjvënësish të dështuar, janë personazhet  tipikë të fushatës së shpifjeve, ndaj  kryeministrit, ndaj  minitrave, drejtuesve të dikastereve vendore dhe qëndrore, ndaj mjekëve dhe infermiereve, ndaj  biznesmenëve dhe atyre që sjellin çdo javë ndihma nga jashtë, madje duke mos  kursyer as kancelaritë  europiane.

Ata  po mallkojnë cilindo (madje edhe ndonjë  ish-deputet të tyre bamirës) që ndihmon Edi Ramën, cilindo që ndihmon spitalet, të sëmurët, ata dhjetëfishojnë  numrin  e të infektuarve, ata janë gati të sajojnë  skenare nga më kobzinjtë, vetëm e vetëm që të bëhen dhe të trajtohen si të besueshëm.

Si  nuk u lodhët, duke folur si manikinë  majë podeve, duke fyer dhe mashtruar, si nuk u lodhët duke gënjyer dhe duke luajtur me dhimbjen e shqiptarëve. Vazhdoni, por  veç një gjë  ta keni të qartë, gjithçka  do t’ju kthehet në boomerang,  ditën e votimeve , kur  ta shihni vehten të zgërlaqur nga “nota” e shqiptarëve.

Si  nuk  u lodhët, duke dalë nga 2-3 herë në ditë në ekrane  dhe fb, duke  sajuar  sms, statuse, apo dhe intervista me “personazhe  të pambështetur nga qeveria”, dhe pastaj kur dilni mashtrues, nisni  e qeshni me fatin tuaj, dhe jo të shqiptarëve.

Si  nuk u lodhët, duke  zhbiriluar  edhe  vrimat e rrjeteve  sociale, për të gjetur “10 mijë km e rrugëve të reja” që ndërtuat  ju, dhe “2 mijë  km Edi Rama”.

Përse  bëheni  qesharakë  në sytë e shqiptarëve, kur  u suleni  Heronjve të Shëndetsisë, mjekëve  dhe infermierëve, duke mashtruar  opinionin  publik  se “spitalet nuk  kanë shtretët,nuk  kanë ilaçe, nuk  kanë tampone, nuk kanë kujdes mjeksor”, duke përbaltur  Profesorët  dhe Doktorët  e asaj fushe, që po japin jetën e tyre për pacientët.

Si nuk u lodhët, duke ngritur “çadra” propogande  në SHQUP, apo  në  disa degë të partisë tuaj, për të nxirë me dashje  realitetin, duke kërkuar  dhe  duke mos gjetur gjëkundi  “aleatë” të rinj në rrugën tuaj të mbrapshtë.

10 komente në “Si nuk u lodhët duke shpifur…”

  1. Titi says:

    PD eshte parti komplete shkaterruar

  2. Besniku says:

    Babale partia !

  3. Ideali says:

    PD e shkaterruar, po kjo s eshte shkak per te ngritur ne qiell nje te cmendur si Kryeministri yne. O Tur sy gerdoqi, qe paguhesh tashme nga parate tona per te ngritur nje emer qe s meriton me as te dale perpara njerezve. Si nuk the nje fjale per pensionet e shqiptareve qe kane bere vendnumero per 7 vite, si nuk the per pagat mizerabel te mesuesve qe brenda 4 viteve, 2005- 2009 u dyfishuan, si nuk the nje fjale per gjendjen e shendetesise qe as njea dhe as tjera pale nuk arriti ta reformoje, po ta perdore si lope per ta mjelur.Po s ke turp o derzi. Mjaft se i merzite durrsaket qe te njohin mire c fare malli je, po dhe c kane bere Dakot e kompani per me shume se so vite ne drejtim te Bashkise. Po ku e ke gjelberimin e Durresit o gazetar leshi, sherbetor i sherbetorit Mero.Nje gazetar normal s mund te jete po nuk qe realist dhe i paanshem. Mjaft se na bere per te vjelle.

  4. Kalec Dega says:

    Sepse ne SHQUP jane mbledhur nje grup banditesh, mashtrues, hajdute , vrases e genjeshtare te paskrupull.
    E si mund te drejtohet Shqiperia nga kryekrimineli Berisha, nga Lul Basha hajduti i 230 milion eurove te rruges kombit e urdheruesi i vrasjes se 4 protestuesve ne 21 janar, nga Ilir Floriri kryemafiozi ballkanit ( sipas vete Berishes), Monika qe ka bere kontrabante droge me karroce femijesh, kaloresi fytyre vrerosur Petrit vasali e co.

  5. Genti35 says:

    PD munddddd po mundddd te vije ne pushtet shekullin tjeter, gjithmone mund. Vetem ster niperat e tyre mund te vijne ne pushtet.
    Deri atehere shohim e bejme.

  6. Loni says:

    Jane komplet te marrun fund.

  7. met bathorja says:

    Ti Artur i bie gjithmone ne nje brime. Me duket nuk paske qene asnjehere ne spitale te shikosh se c’behet. Po ashtu na thuaj se ne cilet rruge qe ka bere Rama paske udhetuar ti se ne nuk i kemi pare gjekundi.

  8. Pensionist says:

    Fotografia flet me shume se teksti i shkruajtur!
    Nje grup amorf ne ”unitet”,
    I gatshem te vije n’pushtet.
    Populli mezi po pret,
    Lum’ si ne! Medet, medet!
    Saleh mbase shpallet mbret…

  9. Loni koder kamez says:

    Po ti met o dit zi qe kur erdhe ne bathore ske dal gjekundi neper shqiperi te shikosh ndryshimet…..linde dhe u plake duke ardhur rotull hales tende…ske faj qe te duket mbrekulli ajo qe ke par ketu e tridhjet vjet para …o mjer ne thua…dru me pre po nuk kan sy vesh xhanem….lloi i bagetis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje