Lamtumira nga shteti Palestinë

14 Gusht 2020, 19:43Bota TEMA

Nën ndërmjetësimin e SHBA-së Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli janë afruar në aspkeitn diplomatik. Për rajonin kjo është një shenjë e mirë – por ka dhe një humbës tragjik

Nga Rainer Sollich

Nuk duhet të ndash të njëjtin mendim me të në përzgjedhjen e fjalëve, por nëse bën një analizë presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka kuptuar drejtë: Ujdinë historike mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe mund ta konsiderosh edhe si „tradhëti” ndaj çështjes palestineze.

Abu Dhabi pa qenë nevoja ka miratuar një akord, që nënkupton ngrirjen, por në asnjë mënyrë fundin e planeve të Izraelit për aneksime në territoret palestineze – siç theksoi kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu menjëherë pas marrëveshjes.

Solidaritet hipokrizie nga të gjitha anët

Këtu shtrohet pyetja, nëse Emiratet e Bashkuara Arabe në bisedimet e fshehta me Izraelin dhe SHBA-në „nuk  do të kishin mundur të arrinin gjë për vëllezërit e tyre palestinezë”. Por me sa duket kjo nuk ka pasur shumë rëndësi për ta. Këto vende kanë të tjera prioritete strategjike – gjoja solidariteti i tyre me palestinezët është thjeshtë hipokrizi.

Kjo është e padrejtë dhe e hidhur për palestinezët. Eshtë si një tendencë e pakthyeshme: Jo më Izraeli, por në radhë të parë Irani e gjithnjë e më shumë edhe Turqia prej shumë vendeve arabe po konsiderohen si “ndërhyrës” të rrezikshëm në rajonin e tyre. Shmangia e këtyre dy rivalëve ka prioritet të lartë. Veçanërisht sa ka të bëjë me Iranin, Izraeli është për këto vende një partner më i natyrshëm dhe më atraktiv: Izraeli është në nível kryesues si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë të teknologjisë. Po ashtu Izraeli e sheh me të drejtë kërcënimin më të rrezikshëm ndaj sigurisë së vet prej Iranit dhe aleatëve të tij në Siri, Liban, Irak, Jemen dhe në Rripin palestinez të Gazës.

Ishte e pritshme, që Teherani si edhe Ankaraja do ta refuzonin me fjalë të ashpra këtë akord. Megjithatë kjo ujdi u ofron edhe një mundësi Teheranit dhe Ankarasë, që të paraqiten si partnerë të palëkundshëm të palestinezëve e kësisoj të konsolidojnë pretendimet e tyre për pushtet dhe influencë në rajon. Por edhe „solidariteti” i tyre ndaj palestinezëve është një pretekst banal. Në të vërtetë qëllimi i vetëm janë interesat vetiake për pushtet.

Dështimi i udhëheqjes palestineze

E vërteta është, se palestinezët e kanë humbur prej kohësh luftën e tyre kundrejt Izraelit për një shtet të pavarur. Ky shtet sot as që nuk është më në agjendën ndërkombëtare. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me politikën izraelite të vendbanimeve hebreje, por edhe me ndryshimin e prioriteteve arabe dhe me presidentin e SHBA-së Donald Trump që lufton për t’u rizgjedhur. Por kjo ka të bëjë edhe me paaftësinë prej dekadash të udhëheqjes palestineze, për të zhvilluar vizione që përtej protestave e dhunës të mobilizojë një mbështetje efikase ndërkombëtare për interesat e veta.

Së paku ky është në një farë mënyre edhe faji i vet palestinezëve, nëse tani në Lindjen e Mesme duke anashkaluar interesat e palestinezëve po farkëtohen aleanca të reja e me siguri që së shpejti edhe shtete të tjera, kryesisht nga rajoni i Gjirit Persik mund të vendosin paqen me Izraelin. Për palestinezët ky është një zhvillim tragjik – por për pjesën tjetër të rajonit sidoqoftë një shenjë e mirë.

6 komente në “Lamtumira nga shteti Palestinë”

  1. american16al says:

    Me praktikat palestineze “se nuk ka Izrael “ eshte drite shkurter dhe pa vizion, palestinezet nqs duan shtet te lene pallavrat dhe te ulen ne tavoline me ide konstruktive dhe paqedashese ne te kundert do te mbaten refugjate te perjeteshem, bota eshte e lodhur dhe disa te tjere “mid” e tyre I perdorin mish per top per interesat e tyre.

  2. Jimi says:

    Po ai qe vodhi lopen, s’paska faj fare!?

  3. era! says:

    IZRAELI ESHTE NJE KOBURE E MBUSHUR NE DOREN E DAJ SAMIT…U SHOFTE……….

  4. Gjergjj says:

    Sa kenaqem, pakestinezet e qelbet, antishqiptare, qe ne menyre demonstrative nuk e njohin Kosoven dhe leshojne deklarata kunder Kosoves ne krah te politikaneve serbe. Bota me rrota.

  5. informacion says:

    Palestina eshte hapesire gjeografike dhe jo hapesire etnike (si psh Ballkani ). Hapesira gjeografike e quajtur Palestine banohet nga hebrenjte, arabet, por edhe popuj te tjere me te pakte ne numer. Ata qe pretendojne te quhen sot palestineze, ne te vertete jane arabe si gjithe arabet e tjere. Edhe nese pretendohet se kjo popullsi eshte popullsi e ndryshme, qe me kohen u arabizua, sidoqofte ajo qe eshte sot eshte nje popullsi arabe e asgje tjeter. Arabet jane nje komb, i organizuar ne shtete te ndryshme, keshtuqe edhe arabet e Palestines jane etnikisht arabe dhe jo “palestineze”, pasi nuk ka komb palestinez! Jane arabe dhe flasin arabisht, nuk jane palestineze dhe te flasin palestiniakisht! Arabet jane popullsi e ardhur me vone ne hapesiren gjeografike te quajtur Palestine, e cila ka qene e banuar qe ne lashtesi te thelle nga populli hebre! Edhe pas shpernguljes me force te hebrenjve nga kjo zone, prej romakeve, perseri prania e popullit hebre aty nuk u shua kurre. U zvogelua, por kurre nuk u shua! Arabet erdhen dhe u vendosen ne trojet e hebrenjve si pushtues (ashtu si serbet ne trojet illyrike). Populli hebre qe jetoi pa nderprerje ne Palestine, pavaresisht se u zvogelua ne numer prej shpernguljes romake te shek II-te e.s, asnjehere nuk u zhduk nga aty. Nderkohe popullsite hebreje qe u shperndane ne mbare boten u organizuan dhe arriten qe pas 1800 vjetesh te riktheheshin me shumice perseri ne vendin e tyre te lashte dhe te krijonte shtetin e tyre, Izraelin! Arabet qe banojne sot ne hapesiren gjeografike te quajtur Palestine, jane pasardhes te pushtuesve arabe, qe pushtuan trojet e hebrenjve pas shek VII e.s. Jane njesoj si sllavet qe erdhen dhe u vendosen ne Illiri, Makedoni, Dardani, Epir, Thrake dhe mendoni sikur sot sllavet te pretendonin se jane “Illire”, “Dardane”, “Epiriote”, Makedonas”, “Thrakas”.
    Zona gjeografike e quajtur Palestine sot eshte e ndare ne disa shtete. Pjesen me te madhe e ka Izraeli, por pjese te Palestines ka edhe Jordania edhe Siria! Ka rreth 2.2 milione banore ne pjesen e Palestines qe i perket Jordanise dhe ka rreth 500 mije banore ne pjesen e Palestines qe i perket Sirise. Keni degjua qe te kete ndonje “levizje politike dhe ushtarake” qe keto zona te Jordanise dhe te Sirise te quhen “palestineze” dhe te behen pjese e shtetit “palestinez”? Nese paska komb “palestinez” perse keta palestineze te Jordanise dhe te Sirise nuk bejne “lufte clirimtare” kunder Jordanise dhe Sirise dhe keto pjese te jene pjese e shtetit te tyre? Sepse fakti eshte i thjeshte! Nuk ka “komb palestinez”, por ka vetem banore arabe te Palestines, te cilet jane te ardhur ne Palestine nga Gadishulli Arabik pas pushtimit ne shek VII-te! Arabet jane ardhacake ne Palestine ashtu sic jane ardhacake sllavet ne Illiri!

  6. Miko Peled says:

    Babai im luftoi ne baze te parimeve te drejta per nje shtet Izraelit por jo per nje shtet kriminel. Lufta nga ana e Izraehellit eshte jo vetem fizike dmth vjedhe tokash dhe vrasje femijesh por edhe psikologjike. dmth i paraqet ne disa aspekte palestinezet jo si njerez normale apo te pa afte, pa fat, ja kane fajin vetes etj etj. Por disa shqiptare mendojne se nqs Izrahelli hedh nje bombe dhe i vret kejo eshte nje gje e mire. Me kete mendim qe kane ( dhe nqs se se ndryshojne) do ndodhi e kunderta. Perpara se shqiptaret te shikojne zhdukjen e palestinezeve do ndodhi zhdukja e tyre. Ky eshte ligj i natyres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje