Bashkimi Evropian synon të rrisë presionin ndaj presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, si përgjigje ndaj shtypjes brutale të protestave të shkaktuara nga zgjedhjet, të cilat blloku evropian i ka përshkruar si “as të lira, as të drejt”.
Pak para mbajtjes së takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, autoritetet bjelloruse kanë nisur lirimin e qindra të ndaluarve në mëngjesin e së premtes.
Shumë prej të burgosurve kanë folur për kushtet e tmerrshme të ndalimit, për rrahje dhe keqtrajtime tjera, derisa organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka thënë se këto pretendime tregojnë për “torturë të përhapur”.
Të paktën dy protestues kanë vdekur dhe rreth 6,700 persona janë ndaluar prej kur kanë shpërthyer protestat më 9 gusht, meqë rezultatet zgjedhore kanë treguar se lideri autoritar, Lukashenka ka fituar një mandat të gjashtë presidencial me 80 për qind të votave.
Ky pretendim është kundërshtuar nga kandidatja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila është detyruar të ikë në Lituani.
Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, që ka bërë thirrje për organizim të takimit të diplomatëve të lartë të bllokut evropian, ka kërkuar edhe dhënie fund të shtypjes në Bjellorusi, si dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
Ai ka thënë se një ndryshim i madh politik është parakusht për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të BE-së dhe Bjellorusisë.
Në Berlin, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë se BE-ja “duhet të rrisë presionin ndaj udhëheqësit” në Minsk.
“Është krejtësisht e qartë se shtypja brutale dhe ndalimi i protestave paqësore nuk do të tolerohet në Evropën e shekullit 21”, ka thënë Maas.
Ai ka thënë se në BE ka “diskutime intensive për sanksione”, kundër regjimit bjellorus.
oj BE me saksjone nuk fitohet besimi dhe miqesia me shtetet qe i ve saksjone,nuk eshte zgjidhje saksjone rusise,turqise iranit kines korese etj,tek asnje nga keto shtete nuk ka pesuar gje nga saksjonet,pervecse se populli se politikanet jane dhe vazhdojne te jene ne rregull,nuk mund ti vesh saksjone rusise dhe pastaj te ulesh me putinin dhe te bisedosh per shume ceshtje qe ndodhin ne bote,nuk mund ti vesh saksjone kim jon un dhe mbas disa javesh donalt tram shtrengon duart me diktatorin dhe ju te BE e quani dit historike,cfare kuptimi kane saksjonet per korene e veriut kur ju diktatorit dhe manjakut kim jon un i shterngoni duart per bashkpunim,jeni bere te pabesueshem oj BE,endra juaj qe duhet te ndiqesh dikur u shua,shikoni veten tuaj se rreziku ju erdhi ne kufinjte tuaj,nisi konflikti ne afganistan dhe eshte gati te shperthej ne ballkan turqi greqi,nqs ndodh do jet fatale per te dya keto shtete ashtu edhe per europen qe kujton se arma me e fuqishme qe kane ne dore eshte SAKSJONET,nuk luftohet me saksjone oj BE,luftohet me doplomacite forte dhe te besueshme,jo njehere jam me ty dhe njehere nuk jamme ty,a nuk po ndodh keshtu me putinin,a mund te bashkpunosh me nje njeri qe deklaron qe deri ne 2035 un jam igjeti i ketij vendi,nuk do ket me zgjedhje per president sa te jem une ne ate post,prandaj lerine keto budaliqe saksjone se nuk i pjerth njeri saksjonet e juaj,sipas koheve qe po vijne europa plake do shkermoqet,dhe po u shkermoq atehere do kuptojmese edhe ky sistem ishte i deshtuar ashtu si komunizmi,saksjonet e europes nuk i pjerth as shqiperia prandaj ti fussni mu ne bythe saksjonet plera.