Kaos me tamponat: Mungesë e ndjeshme testesh në porte dhe aeroporte, probleme në udhëtimet nga Greqia, Spanja, Malta dhe Kroacia

14 Gusht 2020, 12:12Bota TEMA

Pasagjerë që lënë porte dhe aeroporte të pakontrolluara, tranzite që ende duhet të pajisen dhe që nuk do të jenë gati deri para javës tjetër dhe qeveritarë që nënshkruajnë masa në kundërshtim me ato të qeverisë’, është kjo situata aktuale në Italinë fqinje.

Tashmë është në kaos edhe urdhri i Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza të nënshkruar më pak se 24 orë më parë i cili parashikon teste të detyrueshme për këdo që hyn në Itali nga Spanja, Greqia, Malta dhe Kroacia ose, si alternativë, një test serologjik negativ i bërë jo më shumë se 72 orë para se njerëzit të hyjnë në Itali.

Shumë rajone janë duke u përshtatur me dispozitat e tyre me dekretin e ministrit: Liguria, Sardenja, Veneto, Piemonte, Lazio e kanë bërë këtë, ku 16 drive-in janë aktive për të kryer teste atyre që kthehen nga të katër shtetet e lartpërmendura.

Për këtë arsye, nuk parashikohet izolimi i personit, as për sa i përket periudhës së pritjes për t’iu nënshtruar tamponit, as sa i përket pritjes për të marrë rezultatin e testit.(ilsole24ore)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje