VIDEO virale / “Një mijë amerikanë po vdesin çdo ditë”: Gazetari gozhdon Donald Trump-in, që humbet toruan

14 Gusht 2020, 09:25Bota TEMA

Debati mes kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, dhe gazetarit Xhonatan Suen është bërë viral pikërisht për faktin se presidenti amerikan këmbëngul se vendi i tij ka të dhënat më të ulëta në krahasim me pjesën tjetër të botës për sa i përket pandemisë së koronavirus, shkruan abcnews.al.

Por gazetari e vë në dijeni se janë një mijë amerikanë në ditë që humbin jetën si pasojë e koronavirus, dhe se ai u ka dhënë një ndjesi të rreme sigurie amerikanëve duke pretenduar se e ka situatën nën kontroll.

Madje, gjatë intervistës gazetari i tha Trump-it se kishte vepruar me kokën e tij duke mos pyetur për profesionistët.

Trump këmbëngul se vendi ka një numër të ulët vdekjesh në krahasim me rastet, por kur Suan theksoi se numri i vdekjeve duhet të krahasohet me popullsinë, kreu i Shtëpisë së bardhë u shpreh se ai nuk mund ta bënte këtë ….

Donald Trump: Ka nga ata që thonë se ju mund të kryeni shumë teste. A e dini këtë?

Jonathan Swan: Kush e thotë këtë?

Donald Trump: Vetëm lexo manualet, lexo librat.

Jonathan Swan: Manualet?

Donald Trump: Lexo librat.

Jonathan Swan: Çfarë manualesh?

Donald Trump: Lexo librat.

Jonathan Swan: Çfarë librash? Ju kam mbuluar për një kohë të gjatë. Kam shkuar në takimet tuaja elektorale. Kam folur me njerëzit tuaj. Ata të duan. Ata të dëgjojnë. Degjojnë çdo fjalë që thoni.

Varen nga çdo fjalë e juaja. Ata nuk më dëgjojnë mua, apo median, apo dr. Faucin. Ata mendojnë se ne japim lajme të rreme. Ata duan të marrin këshilla nga ju. Në këtë mënyrë kur ata të dëgjojnë të thuash se çdo gjë është nën kontroll, apo të mos shqetësohen për të mbajtur maska…

Dua të them, këta njerëz shumë prej tyre janë të moshuar.

Donald Trump: Cili është përkufizimi juaj për kontrollin?

Jonathan Swan: Z. president..

Donald Trump: Po, sipas rrethanave

Jonathan Swan: Është si t’u japësh atyre një ndjesi të rreme sigurie

Donald Trump: Po, në këto rrethana.., pikërisht në këtë moment, unë mendoj se situata është nën kontroll, dhe do jua them se pse

Jonathan Swan: Si? Po vdesin një mijë amerikanë në ditë. Ju nuk pyetët për ekspertët, i morët vendimet vetë…

Donald Trump: Ata po vdesin, është e vërtetë. Dhe kjo qëndron është ashtu si është. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk po bëjmë çdo gjë që mundemi. Kur unë mora gjërat në dorë, ne nuk kishim asnjë test. Aktualisht, për të qenë të drejtë.

Jonathan Swan: Pse duhej të kishit një test?

Donald Trump: Nuk kishte asnjë test për këtë.

Jonathan Swan: Virusi nuk ekzistonte

Donald Trump: Më fal, po e thoja këtë.

Jonathan Swan: Si do mund të kishte pasur një test?

Jonathan Swan: Numri i vdekjeve po rritet aktualisht. Janë një mijë humbje jete në ditë.

Donald Trump: Nëse shihni numrin e vdekjeve…

Jonathan Swan: Po, numri po rritet sërish, vdekjet ditore.

Donald Trump: Ja të shohim pak. Hidhi një sy disa prej këtyre grafiqeve.

Jonathan Swan: Do më pëlqente shumë ta bëja.

Donald Trump: Tani do t’i shohim.

Jonathan Swan: Le t’i shohim.

Donald Trump: Nëse ju shihni vdekjet për ….

Jonathan Swan: Po rriten sërish shifrat.

Donald Trump: Pikërisht këtu, tregohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shifra të ulëta në shumë kategori. Ne kemi shifra më të ulëta se pjesa tjetër e botës.

Jonathan Swan: Më të ulëta se pjesa tjetër e botës?

Donald Trump: Kemi shifra më të ulëta se Europa

Jonathan Swan: Çfarë do të thotë kjo? Në çfarë kemi shifra më të ulëta? Në çfarë?

Donald Trump: Hidhi një sy. Pikërisht këtu. Këtu janë rastet e vdekjeve.

Jonathan Swan: Ah, ju po i trajtoni vdekjet në krahasim me rastet. Unë po flas për vdekjet në krahasim me popullsinë. Është kjo pika në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë keq. Shumë më keq se Korea e Jugut, Gjermania etj.

Donald Trump: Ti nuk mund ta bësh këtë!

Jonathan Swan: Pse nuk mund ta bëj këtë?

Donald Trump: Ti duhet të shkosh sipas këtyre, ja shihe ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ti duhet të ecësh sipas rasteve. Rastet e vdekjeve.

Jonathan Swan: Pse jo në krahasim me popullsinë?

Donald Trump: Kur ne kemi dikë, ajo që thuhet kur ju keni dikë që ka koronavirus, atëherë ky është një rast. Njerëzit që jetojnë nga këto raste.

Jonathan Swan: Është sigurisht një statistikë e rëndësishme të thuhet se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një X popullsi dhe një X përqindje vdekjesh nga ajo popullsi në krahasim me Korenë e Jugut.

Donald Trump: Jo, sepse ti duhet të ecësh sipas numrit të rasteve.

Jonathan Swan: Le të shohim Korenë e Jugut për shembull. 51 milion banorë dhe 300 vdekje. Është një cmenduri krahasuar me …

Donald Trump: Ti nuk e di këtë.

Jonathan Swan: Ju mendoni se Korea e Jugut po falsifikon statistikat e saj?

Donald Trump: Nuk dua të futem në këtë temë pasi kam një marrëdhënie shumë të mirë me atë vend. Por ti nuk e di atë.

Jonathan Swan: Një mijë amerikanë po vdesin çdo ditë, por unë e kuptoj se me rastet është ndryshe.

Donald Trump: Jo, por ti nuk e po e raporton në mënyrë korrekte Jonathan.

Jonathan Swan: Unë mendoj se po!

20 komente në “VIDEO virale / “Një mijë amerikanë po vdesin çdo ditë”: Gazetari gozhdon Donald Trump-in, që humbet toruan”

  1. Usa says:

    Ky eshte palle sic jane pjatalarsit qe e votojne.

    1. joel shkodra says:

      Usa, cila eshte arsyeja qe e votojne pjatalaresit?

      1. Ed says:

        Per arsye te nivelit kulturor qe kane … por jo pjatalaresit she ata jane emigrante dhe ata nuk votojne kete karr ! Jane amerikanet e bardhe pa shkolles dje dhembe ne goje qe votojne kete teveqel qe cuditi boten!

      2. Usa says:

        Arsimi ulet dhe katundaria. Hillbillsat, ruralet, redneck. Keta jane ata qe e votojne. Mos u ndje keq qe je mes tyre. Atje te takon te jesh.

      3. ben says:

        joel shkodra-se pjatalaresit kane aq mend sac ka edhe Trump. Ndryshimi eshte se Trump ka para, apo ben sikur ka para, ndersa pjatalaresit e kane llogarine bankare bosh.
        Trump eshte presidenti me karagjoz, dhe me i injorant qe ka pare historia amerikane. Duhet pranuar se te gjithe politikanet, kush me shume e kush me pak, genjejne, por ndryshimi me Trump eshte se ai genjen fare hapur dhe i mohon genjeshtrat e veta nje dite pasi I ka thene ato publikisht. Trumpit i ndodhi si ai qeni qe ndjek nje makine duke lehur dhe pasi e ka arritur, nuk di se cfare te beje me te. Keshtu, Trump-i i hyri nje gare presidenciale pa ndonje shprese per ta fituar dhe duke patur perballe nje kandidate shume te dobet si Hillari Klinton, i mbeti presidenca ne dore.

        1. joel shkodra says:

          Per t’u zgjedhur president duhet te marre te pakten nje vote me shume se gjysmen e votuesve. Nuk e besoj se gjysma e amerikaneve ishin pjatalares (se 1 vote eshte vete Trumpi), apo qe gjysma e amerikaneve ishin me nivel kaq te ulet sa thoni ju. Po, eshte e vertete, nese amerikaneve nuk u pelqen politika e Trumpit, e kthejne voten nga krahu tjeter. Ky nuk perben problem per ta. Per ne ne Shqiperi perben problem te madh. Edhe sikur hataja te ndodhe ne nuk e kthejme voten: “Shqiptari kur jep fjalen, ther djalen”.

    2. Viku says:

      Qe te nxjeresh kete perfundim ti nuk jeton ne USA ose ke probleme te tjera! Trump nuk eshte me i miri por me pak i keqi!

      1. Usa says:

        Viki, e hengre pilafin per sot? Ti o do jesh kodosh ose ben vete si kodosh. Trapi eshte katastrofa e Amerikes. Po te vazhdoni akoma me mbeshtetjen ne forcat e veta, ate te gjatin me 2 te renda do hani. Jeni mesuar me diktatore o Viki dhe nuk beni dot ndryshe. ?

    3. Dyli says:

      Trash usa – gjalle je ti, nuk te ka zene corona apo nuk bije rrufeja ne hale ?

      Mire te thote Joeli – pse votojne per te pjatalaresit pergjigjesh dot ? Cfare je ti elita boterore or qyq ? Ne fakt mire e ke se keta kelysh komunist sigurimsat si puna jote, qe kane vetem 2 qeliza truri do ti deportoje ne Korene e Veriut

      1. Usa says:

        Dyl islamiku, hillbilly nga Skrapari qe dashuron Trapin. O katundar islami o turqeri ne gen, po te kishe 2 pare mend nuk do mbroje trapi o karuc me zile. Ta kam thene, te rente mortaja ne mes te shtepise e te shofte fisin o gjakprishur turk.

  2. ada says:

    për cfarë duhet presja në titull

    1. joel shkodra says:

      Ada, perse pretendon kaq shume nga gazetaret?

  3. ben says:

    Eshte e turpshme dhe e frikshme, qe Amerika, qe gjithmone ka qene ne krye te botes, te kete nje president injorant si Trump.

  4. YshI says:

    USA, kush estate i duhuri, Joe, Kamil apo Pelosi. Ky eshte me e pakta e keqe qe mund te votohwt ne keto opsione qe kans votuesit….o palle.

  5. bral says:

    Sepse perpara pyet gazetari, pastaj presidenti

  6. Bujari says:

    Lule, o Bujar Nishani, lule.

  7. Bujar says:

    Lule, o Bujar Nishani, lule.

  8. dyshuesi says:

    Ky gazetar eshte demokrat 1???

  9. Laku says:

    USA ESHTE KELYSH SIGURIMI QE ENDERRON QE NE AMERIKE TE VIJE SOCIALIZMI.PSE NUK SHKON NE RUSI OSE KUBE TE JETOSH MER ROB QIRE.ARTIKULL ALLA SORROS.

    1. Usa says:

      Laku ta ka rras Obama sa te ka ik kapaku. ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje