Rriten sërish tensionet Turqi-Greqi në Mesdhe, Erdogan: Do hakmerremi, çdo sulm ndaj anijes do të paguhet me një çmim të lartë

14 Gusht 2020, 13:59Bota TEMA

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi të premten Greqinë se Turqia do të hakmerret ndaj çdo sulmi kundër anijes së saj Oruç Reis që eksploron për naftë e gaz në Mesdheun lindor, ku Ankaraja është e përfshirë në një mosmarrëveshje me Athinën në ujërat për të cilat të dyja palët kanë pretendime.

Tensionet janë rritur pas fillimit nga Turqia të operacioneve të kërkimit në fillim të kësaj jave.

Zoti Erdogan ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj anijes eksploruese turke do të paguhet me një “çmim të lartë”.

Duke folur para gazetarëve pas lutjeve të së premtes në Stamboll, zoti Erdogan tha se një prej anijeve luftarake që shoqëronte anijen eksploruese Oruç Reis, kishte “marrë përgjigjen e duhur” për një sulm nga një fregatë greke të enjten. “Nëse kjo vazhdon, ata do të marrin përgjigjen e merituar,” tha Presidenti turk.

Anija turke Oruç Reis është duke lëvizur midis Qipros dhe ishullit grek të Kretës, nën vëzhgimin e një numri fregatash greke. Të mërkurën njëra prej tyre, përplasi pjesën e përparme me kiçin e një anijeje shoqëruese turke. Një burim grek i mbrojtjes e përshkroi ngjarjen si “aksident”.

7 komente në “Rriten sërish tensionet Turqi-Greqi në Mesdhe, Erdogan: Do hakmerremi, çdo sulm ndaj anijes do të paguhet me një çmim të lartë”

  1. Kuq e zi says:

    O mere djali leri keta zhurmues se mbushe gazeten vetem me kete lajm
    Ke njerzit qe presin 3 dite ne kufi me greqine kete raporto para lexuesve jo ate qe do ti
    apo fulliqet padishahu?

  2. Glori says:

    Pokto minorikaret na than qe anija u kthye ne Turqi nga frika . Bile Beni 80 lekeshi i Sigurimit na tha qe greket spo lene as turqit te bejne plazh ne bregdetin e tyre . Apo do jet si puna e Agia Sofia … qe greket varen ne cdo minare flamurin grek e turqit iken te lemetitur nga grika . Pun jevgjish gjithsesi

  3. ben says:

    Po ca do hakmeresh o merhum
    Anija luftarake greke u fut mes permes anijeve luftarake turke dhe e goditi anijen turke dhe nuk paten bythe te shkepnin 1 dyfek.
    Erdogan legeni ti vazhdon dhe mashtorn selcuket se keta nuk e dine qe ka 1 ligj nderkombetar qe shtetet qe kane 2 gisht det si selcukeria mund te lundrojne ne ujrat e shtetit tjeter me qellim kalimin.
    Ti bythec i anadollit pikerisht kete ligj po shfrytezon dhe ben xhiro anija jote.
    Sapo ule shpejtesine greket ta hipen siper.
    Provo more by…ir selcuk te ndalosh anijet dhe ta shofesh do te mbyten apo jo.
    Bythec selcuk.
    I bie me shpulle suratit tjetrit dhe gangua thote provoe dhe njehere.
    Bure kurve.

    1. Andi says:

      Beni ju greket skeni faj qe beni dhe si te forte. Sepse keni dhe Macronin qe ju ka shprehur mbeshtetje te forte. Packa se nuk po duket gjekund.

  4. AliPasha says:

    Orus Reic dhe Barbaros jane te dyja anije kerkimore dhe i kane emrat nga 2 admiralet me te famshem Shqiptare te Perandorise Osmane.

    Oruci kapi Algjerine, ndersa Hajredin Barbarossa ( mjekerkuqi shqiptar) siguroi Algjerine si territor Osman, kapi Tunizine dhe siguroi dominancen Osmane ne mesdhe ne shekullin e 16.

    Anija Kerkimore Orus Reic ka 10 dite qe ben kerikime pa fund ne teritorin dertar midis Greqise dhe Qipros.

    Pse nuk e ka ndalu askush?

  5. Minatori says:

    O Mero nderroje stacionin nje here jo vetem nga Turku!

  6. Barbarosa says:

    Ta mare vesh Ben dhe benet e tjere si ky se

    Turqia ka armatim qe e prodhon komplet vete, sa ta sheshoi te tere mesdheun.

    Mjere po filloi nje gje e tille, mjer kush do gjendet ne rrezen e e armeve te Turqise, ska per te mbetur me koder e ishull, shesh do behet e tera.

    Ka armatim te teknologjise bashkohore qe po filloi dhe djajte do te cmenden.

    Mjer kush do e provoi, mjer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje