Kryeministri Edi Rama ka postuar një homazh për regjisorin e mirënjohur Gjergj Xhuvani, që u nda nga jeta një një vit më parë.
Rama kujton jetën studenteske me Xhuvanin, dashurinë e tij pas Luiza Xhuvanit, filmat që u nominuan dhe për “Oscar” dhe fatet e jetës që e goditën padrejtësisht.
Postimi i plotë i Ramës:
?HOMAZH
Sot viti dëgjova lajmin e pabesueshëm të ikjes nga botë të Gjergjit, Xhuvanit. Gjergji ishte superçun, qysh gjithnjë, një ndër ata çunat e rrallë, që lindin pleq dhe jetojnë si fëmijë. E mbaj mend të dashuruar pas Lizës, kur ishim në të njëjtat vite paralele në Akademinë e Arteve dhe ndanim një holl të përbashkët, mes atelieve të “Figurativit” djathtas e studiove të “Dramës” majtas.
Në të gjitha zboret na bashkonte një kapanon dhe një togë, në repartin legjendar të Mamurrasit, po mbi të gjitha një pagure me raki dhe kaçkavalli i mëngjesit, mbledhur nëpër xhepa për bashkëbisedimet fluturake pas shkurreve të luftës imagjinare me imperializmin amerikan.
Gjergj u martua me Lizën dhe njëri flirtoi për vite të tëra me filmin, tjetra me teatrin, megjithëse në fakt Liza ishte një yll që shkëlqente qoftë në skenë, qoftë në ekran. Ishin një çift i bukur, që i dha shumë kinemasë e teatrit shqiptar dhe dreqi vetëm mund ta dijë, pse ata dy njerëz të mrekullueshëm duhet të vuanin ca goditje nga ato më të tmerrshmet, të cilat fati nganjëherë zgjedh të mos ia kursejë robit të shkretë! Po kjo është një histori tjetër.
Ndërsa historia krijuese e Gjergjit, edhe pse e prerë në mes brutalisht nga një sëmundje dërrmuese, që pasi i mori njërën këmbë, i mori edhe jetën, është sidoqoftë një kapitull i shkruar me pasion e me inteligjencë të spikatur krijuese, brenda librit të historisë së kinematografisë shqiptare. Filmat e tij e çuan emrin e Shqipërisë në plot festivale ndërkombëtare, madje njëri syresh arriti deri në seleksionimin e parë të filmave të huaj, që u gjykuan për nominimet e kandidatëve për Oscar në vitin 2010.
Gjergji i mbylli përgjithnjë sytë në një dhomë hoteli në Itali, ku shkoi të flejë natën vonë në fund të një dite të gjatë pune, pasi mbaroi montazhin e filmit të tij të fundit. Nuk u zgjua më.
Më duket habi akoma sot që nuk do ta takoj më atë shok të mirë, me të cilin shiheshim rrallë, por gjithnjë me shumë kënaqësi, e flisnim për sfidat tona krejt të ndryshme të radhës, po patjetër për kinemanë, letërsinë, artin, shoqërinë shqiptare dhe sigurisht për kohën e studimeve, ku komedia jetësore e zborit nuk mund të mungonte asnjëherë, bashkë me paguren e rakisë që ishte arma armiqësore e disiplinës ushtarake në brezin e Gjergjit.
Gjergji ishte vërtetë njeri i rrallë, mik i mirë, artist që fliste me vepra e që fjalët i kursente bukur. Bukur kursehej edhe kur shijonte verën, i pëlqente të pinte dhe ishte kënaqësi e veçantë tavolina me të, sepse për ta mbaruar një gotë merrte kohë, teksa i merrte aromën, i komentonte përbërjen, i kërkonte ndihmën për të ngritur shëndetet.
E ngrita këtë tekst për ty Gjergj, me pikëllimin që s’mblidhemi dot më, për të folur e për të qeshur si dikur, po edhe me buzëqeshjen e përlotur që më jep kujtimi yt. Prehu në paqe shoku im!
#TëPAHARRUESHËM?
NUK KA GJE ME TE BUKUR, KUR NJERZIT LARGOHEN NGA KJO JETE DHE LENE PAS NJE EMER TE MIRE, NE SJELLJE DHE AFTESI PROFESIONALE. KUSH ESHTE I MIRE, VETES I BEN NJE VEND NE PARAJSE.
GJERGJI QOFTE I XHENETIT!!
gjergji sikur eshte kristian apo jo ? cdo ai ne xhenet ?!!
Ah mer rrot kari…urime qe e ke trurin asfalt..
Je thjesht nje Mize e bezdisshme, qe pasi ka kullotur mbi cdo pisllek, vjen e te ulesh ne pjate te gjelles.
Dedikim shumë prekës. Këtë mund ta bëjë një si Rama, që përveçse piktor, spikat dukshëm dhe si mjeshtër i fjales.
O Idiot, ke ngrene buke sot? E pive dhallen? Shiko tani serialin turk dhe mbaron dita ty e ca budallenj si ty jetu ne Tema.
Harrova t’ju pyes ju tifozave te Rames, edhe sa vjet i kane mbetur te qendroje ne burg djalit te të ndjerit? Besoj se e mbani mend, djali i te ndjerit eshte ai qe vrau 6 vetë. Besoj se ka dal tani nga burgu, se çfare jane 6 jete njerezish, sidomos te rinj ne moshe? E mbani mend si tha Rama kur deputetja Xhuvani dha doreheqjen, ndersa Rama i rinte afer shume i pikelluar.
Po ku mbani mend ju o vemje, plehra.
Koha tani per serialin turk, se buke sonte nuk ka.
Një homazh- LAPIDAR ARTISTIK!
Fjale te mira, kur behen per nje njeri “supercun”. Pata rastin ta kem Gjergjin per nje vizite kafeje me nje bisht te vogel raki Shqiperie ketu ne Toronto. Gjergji po prezantonte ne festivalin nderkombetar filmin “Sllogan”. Nuk njiheshim perpara por oferten per nje kafe ne shtepi shqiptari ketu ne emigracion e pranoi me kenaqesi duke na dhene respekt prej “supercuni”.
Iku i hidheruar por le te prehet i qete e te kujtohet sic ishte, njeri i larte.
I madh je Edi Rama. Me te drejte nje kolegu im i letrave me thote qe: shkruan me mire nga te gjithe Edi Rama. E ka penen perle. Me se e vertete. U prehte ne paqe Gjergji. Jeta nuk i dha aq sa meritonte. Po keshtu eshte kjo jete.
Ndjes paste , ta kujtoj familja, por Ti ramut mos bej sikur jeton ne zvicer o moterqir kryeminister , Po zgjidh problemin me bllokimin e njerzve ne kakavije o pidh moter kryeminister te qifsha gruan
Aq fjale sa ka ky dedikim dmth kohe fizike per ta shtypur mbi 20 minuta dhe kohe per ta menduar mbase dhe ore! Nje cuni me vjen ku i gjen KryMiu jone kohen. Se spo na flet me per gjendjen e tmerrshme ne vend
Ehh sa ka heq Rama i shkrete ne zboret e diktatures!
Vetem trupi e shpirti i tij e dine. Ai dhe familja e tij vuanin per buken e gojes !!!
Sa bukur e thote mjeshtri i madh i fjales
Lufta imagjinare kunder amerikes ?!
Po kjo lufta qe nisi kryetrimi yne para 5 muajsh nga istikami i surrelit me autoblinda e ushtri rrugeve ,ama ishte reale?! Gjynaf qe e la ne mes.
Meqe kryetrimi e njef periudhen e xhaxhit Enver vetem nga filmat e kinostudios ,po them se me kujton filmin mengjese lufte. Ate çunin me top llastiku qe hante buke kurse te tjeret e shikonin.
Gjergji ky djale i mrekullueshem , djale i ne familje shembullore. Prinderit e mi e te Gjergjit ishin shoke femijerie(nxenes te shkolles Normale -Elbasan) e miq te mire . Nuk do harroj kurre kur udheytonim me tren per ne Elbasan tek te dashurit tane xhaxhi Dhimitri ,i jati Gjergjit, na pyeste “hej femije cfare ben lecka e lagur ne fund te detit?? Qeshnim e thonim laget cfare ben tjeter… Por e lagur eshte o qypa na thoshte” .
Nje familje e mirefillte intelektuale .i paharruari Gjergji, shpirti ne paqje tu prefte.
Te prefte perendia ditet edhe ty qe nuk e di qe i thone :Shpirti ne paqe tu PREHTE.
O cfare te te quaj une ty o pikepyetje idiote….
turp te kesh qe mallkon per nje gabim autografik o ooo – dru me pre… ..
Nuk te mallkoj se te ka mallkuar perendia me trute qe ke…
Gabim autografik??? Hahahaha, i thone gabim ortografik, une mund te jem idiot, zotrote je INJORANTE.
Gjergji dhe Luiza po thone ata qe i kane njohur se ishin njerez te mire po nuk diten te edukojne femijen e tyre.Si prinder deshtuan.
Ah more Kozmo ose shkurt Kozma qe ti ka mpire dhe ti ka pjerdhur trute Sali Qeni. Ti nga qe Sali qeni e ka bere trurin tend qenef ngatarron me qellim te keq fjalen xhenet. Per ty fjala xhenet eshte amorfe pa kuptim o birbo i Sales por te te gjithe besimtaret muslimane eshte gjithcka. Per muslimanet xhenet = xhenet qe do te thote qe atje prehet Ai njeri qe ne gjithe jeten e tij ka bere vetem mire, ndersa fjala xhenet ne Kristanizem do te thote PARADISE = PARAJSE por ty more legen ti ka erresuar syte Sali Drashkovici dhe nuk di se cfare eshte gjuha e bukur Shqipe. Per ty dhe per Drashkovicin tend egziston vetem gjuha Serbe. Ne hale te gomereve shkofsh ti me gjithe Sali Drashkovicin.Zoti qofte me Shqiperine.( GOD BLESS ALBANIA).
Kalliqet e Rames dhe nje takemi si ai, qe kujtojne se jane boshti I elites shqiptare, kur ne fakt jane pengmarresit e kesaj kulture. Xhuvani ska bere asnje film te bukur, perkundrazi ka bere filma kur te tjeret skishin mundesi te benin filma, dhe per me teper filma jo per shqiptare po per juri nderkombetare. Luiza po ashtu nje aktore rolesh qaramane. Ndersa ne planin moral, njerez qe deshtuan te ngrinin nje familje te shendoshe, te pakten te justifikonin “artin e tyre”. Per Ramen e kote te flas, nje artist pa art.
Vetém né shqipéri kryeministri ka koh pér tu marré me gjéra té tilla!!!
Prit kur te dale ndonje kerme e te filloj me te shara ketu!
Ky cift prinderesh Gjergji dhe Luiza rriten nje kriminel qe mori jeten e 5 veteve
Sa bukur e ka pershkruar.Shume prekse.Edi Rama duket qe eshte vertete nje mjeshter i fjales. Hallall diplomen ne universitetit.
Aman o njerez po si nuk u ngopet sha ketej mallko andej per njerez qe nuk i njihni dhe nuk ju kane bere juve personalisht keq. Imagjino sikur te kishin nderhyre ne punet tuaja apo femija e Xhuvaneve tju kishte vrare kusheririn???
Lerini ti denojne prinderit e atyre qe ka vrare mos ja rendoni me shume hallet me mallkimet tuaja.
Ti o Gjergj Xhuvani prehu ne paqe se ike nga kjo bote ku njerezit nuk shohin hallin e tyre po te tjetrit, me nje fjale shpetove po e ke lene Lizen plote me halle.
Shkoni e punoni per familjet tuaja e mos beni llogje neper celulare
Bravo edi shum shkrim i bukur ….ky artisti ketu me lart mos eshte ndonje nga vellezrit burdello qe kan ber historin ne kineman tone …ik ashtushu kartist ….
Nuk i vrau vetem ai, por edhe mentaliteti “tirons “