Shkollë e re 9-vjeçare me para-shkollorë në Tiranë: Do mbajë emrin "Andrea Stefani"

14 Gusht 2020, 11:46Sociale TEMA
Shkollë e re 9-vjeçare me para-shkollorë në Tiranë:

Rreth 1000 nxënës të zonës së Astirit dhe të Doganës do të kenë shumë shpejt një shkollë të re.

E dizenjuar nga Stefano Boeri, shkolla 9-vjeçare me para-shkollor do të mbajë emrin e gazetarit e publicistit të njohur “Andrea Stefani”.

Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në twitter, ku ka shpërndarë edhe imazhet e shkollës së re e cila pritet të jetë një nga më të bukurat.

“Sot do inspektoj shkollën më të re në Tiranë tek rreth-rrotullimi i Shqiponjës.
E dizenjuar nga Stefano Boeri, do jetë 9-vjeçare me para-shkollor për 1,000 nxënës & do mbajë emrin e gazetarit të drejtë e të ndershëm “Andrea Stefani”. Shpëtim për gjithë zonën Astir-Doganë”, shkruan Veliaj.

4 komente në “Shkollë e re 9-vjeçare me para-shkollorë në Tiranë: Do mbajë emrin “Andrea Stefani””

  1. faro says:

    Ju LUMTË!
    Kujt I ka vajtur mendia të nderojë e respektoj ANDREA Stefanin e përgëzoj nga zemra e një SHQIPTARI, që E DO dhe e respekton HEROIZMIN SHEKULLOR SHQIPTAR
    Brezi i Ri, I këtij popli historik që nga lashtësia e thellë, e meriton të edukohet nga SHQIPTARIZMI i nje gaztari MODEL dhe shume te kulturuar.

    Andrea = ENDRA
    KY ishte mesazhi I tij : Enderonte nje Shqipëri të perparuar
    I paharruar qoftë ky gazetar i RRALLE!

  2. Zana says:

    Me gjithë nderimin për të ndjerin A. Stefani, nuk më duket e drejtë që qindra e mijëra e dhjetëra mijëra nxënës që do të mësojnë aty ndër vite t’ua lidhësh “biografinë” me një emër që as e njohin dhe as u thotë gjë. Dje lexova dhe për një shkollë tjeër, në Korçë më duket, që donin ta quanin me një emër Hasan apo Myslim (s’ka rëndësi0 i cili kushedi se çfarë do të ketë bërë në atë fshat. Para ndonjë viti a dy vjetësh, në Farkë të Tiranës, familjet grideshin se cila syresh do t’ia vinte emrin e “dëshmorit” të saj shkollës së rindërtuar! Përveç që këta emra nuk dëshmojnë për figura aq të larta sa të jenë bërë simbol i heroizmit për fatet e Atdheut, në fund të fundit të kujtojnë një person të ikur (ndjestë pastë). Mendoj se, sidomos për institucionet mësimore e kulturore, ku mësojnë dhe edukohen fëmijët, të gjenden emra të përgjithshëm, me përmbajtje simbolike, poetike apo jetësore.

  3. luan saliko says:

    Bravo bashkia e Tiranes,vendim dinjitos.

  4. besnik says:

    Andrea nuk ishte ndonje gazetare me ndikim apo produkt gazetaresk. Ai nuk ishte si Mero Baze, Nikolle Lesi, Aleksander Frangaj, Blend Fevziu, Ylli Rakipi apo analist si Zheji, Zogaj, Shkullaku, Bushati, Bejtja e shume te tjere. Imagjino kur te vdesin keto tjeret nuk do dalin shkollat per t’u vene emrat. Gabim i madh kjo qe ka mendu Lali Eri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje