Gjendet akordi me Levanten, Armando Sadiku është lojtar i lirë

16 Gusht 2020, 14:49Sport TEMA

Armando Sadiku ishte pronë e Levantes, por klubi i La Ligas nuk kishte ndërmend ta bënte pjesë të skuadrës. Po kërkohej për një blerës, por askush nuk u ofrua të paguante pagën e lartë të Sadikut, bashkë me një shifër për ta blerë nga klubi spanjoll.

Si përfundim është arritur një marrëveshje “burrash” dhe klubi ka vendosur të ndërpresë një vit para skadimit kontratën me Sadikun, për të ndihmuar lojtarin të shkojë në një skuadër, ku të luajë rregullisht dhe të plotësojë dëshirat e tij ekonomike.

Mbrëmjen e djeshme ishte afati i fundit i prishjes së kontratës dhe mesa duket dakordësia është arritur. Tashmë Sadiku do të jetë i lirë të kërkojë për një skuadër të re, kur sezonin e fundit e kaloi i huazuar te Malaga, ku u shpall golashënuesi më i mirë i ekipit. Flitet për një kalim në kampionatin grek, por mbetet për tu parë.

“Levante dhe Armando Sadiku kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën që ishte e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2021. Futbollisti shqiptar arriti te ne në janar të vitit 2018 nga Legia Varshava.

Një vit më vonë ai u bashkua me Lugano dhe në shtator të vitit 2019 u la në huazim te Malaga. Levante e falënderon për punën dhe profesionalizmin dhe i uron suksese profesionalisht dhe personalisht”, shkruhet në njoftimin e Levantes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje