Champions League: Tjetër mrekulli e Lyon, fundos Cityn. Duele franko-gjermane në gjysmëfinale

15 Gusht 2020, 22:59Sport TEMA

Lyon kryen një tjetër mrekulli. Skuadra franceze eliminoi Juventusin, teksa mbrëmjen e sotme nxori jashtë loje një tjetër skuadër “big” si Manchester City.

1-3 fituan djemtë e Rudi Garcia dhe tani do të përballen me Bayern Munchen për një biletë në finalen e madhe.

Maxwel Cornet shënoi në pjesën e parë, ndërsa Moussa Dembele realizoi dy gola brenda tetë minutave, duke i dhuruar një kualifikim të artë skuadrës së tij.

I pavlerë goli i Kevin De Bruyne për ekipin e Pep Guardiolës, i cili duhet të presë akoma për të fituar sërish Champions League.

Duele franko-gjermane në gjysmëfinalet e Champions League: Leipzig-PSG dhe Bayern Munchen-Lyon, sfida që do të luhen në datat 18 dhe 19 gusht.

Champions League, raundi çerekfinal
Manchester City-Lyon 1-3
(De Bruyne 69′ / Cornet 24′, Dembele 79′, 87′)

8 komente në “Champions League: Tjetër mrekulli e Lyon, fundos Cityn. Duele franko-gjermane në gjysmëfinale”

  1. Truku says:

    Edhe thonë pastaj: “Pse besoni konspiracionin?”

  2. Truku 2 says:

    Edhe thonë pastaj: “Pse besoni konspiracionin?”

  3. gesti says:

    trukimi dhe mbushja me para e arkës quhet mrekulli në evropë

  4. gesti 2 says:

    trukimi dhe mbushja me para e arkës quhet mrekulli në evropë

  5. gesti 24 says:

    trukimi dhe mbushja me para e arkës quhet mrekulli në evropë

  6. gesti 24 says:

    trukimi dhe mbushja me para e arkës quhet mrekulli në evropë
    tërë natën duhet të pres që të lejosh komentin?

  7. gesti 24 says:

    trukimi dhe mbushja me para e arkës quhet mrekulli në evropë
    tërë natën duhet të pres që të lejosh komentin?

  8. Sport dashes i lasht says:

    Ne finale…bayern vs laipcing(dinamo) esht quajtur kur ishin dy gjermani…tani ka emri e qytetit…dhe kupen per cudi e fiton kjo dinamua…ketu do ini dhe do shom…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje