Merkato në Superiore: Si kanë ndryshuar katër skuadrat që luajnë në Europë

16 Gusht 2020, 13:16Sport TEMA

Tirana, Kukësi, Laçi dhe Teuta po bëhen gati për ndeshjet e kupave të Europës. Të katra skuadrat kanë pësuar ndryshime, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Nga kampionat janë larguar emra të rëndësishëm si Doka, Hasani, Karabeci e Ngoo, ndërkohë që nuk dihet pozicioni i Tefik Osmanit, i cili është parë shpesh krah presidentit Halili dhe mund të marrë ndonjë pozicion drejtues në vazhdim.

Te Tirana ka edhe afrim të rëndësishme, nga Maqedonia e Veriut, apo lojtarë që kanë qenë në rrethin e kombëtareve të moshave.

Nuk mungojnë as të rinjtë e afruar, sikurse ka ndodhur edhe te Kukësi. Verilindorët kanë humbur titullarë të rëndësishëm. Në listën e afrimeve spikat emri i Bruno Telushit. Kenan Horic dhe Patrick Eze janë dyshja nga e cila Kukësi pret shumë.

Laçi ka bërë pak lëvizje. Nga Vllaznia ka marrë lojtarë si Alen Sherri e Renato Malota. Si zakonisht kurbinasit kërkojnë edhe në Kategorinë e Parë dhe Klejdi Rapo, nga Devolli, ka qenë zgjedhja e kurbinasve.  Teuta ka humbur Sherif Kallakun dhe ka bërë dy afrime në sulm. Durrsakët kanë nënshkruar me Blerim Krasniqin dhe Aldrit Oshafin. /abcnews.al

TIRANA (Afrime: Albion Avdijaj, Ardit Toli, Kristijan Toshevksi, Jurgen Vrapi, Filip Najdovski, Marlind Nuriu ; Largime: Albi Doka, Edon Hasani, Erando Karabeci, Edvan Bakaj, Tefik Osmani, Michael Ngoo, Mario Morina, Ismael Dunga)

KUKËSI (Afrime: Anxhelo Tafa, Albin Gashi, Zenel Gavazaj, Redon Dragoshi, Patrick Eze, Bruno Telushi, Kenan Horic; Largime: Vasil Shkurtaj, Gëzim Krasniqi, Olsi Teqja, Ilir Avdyli, Valon Ethemi, Kristal Abazaj)

LAÇI (Afrime: Alen Sherri, Renato Malota, Klejdi Rapo; Largime: Eglentin Gjoni, Irlian Ceka, Bedri Greca, Dembakwi Yomba, Dimitri Stajila)

TEUTA (Afrime: Aldrit Oshafi, Blerim Krasniqi; Largime: Idelino Gomes, Sherif Kallaku, Arlind Kalaja)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje