"Na kanë ulur brekët!", Rama përgjigje "patriotëve" të irrituar: Ja pse nuk mund t'i "biemë grekut"

16 Gusht 2020, 14:40Politika TEMA

Kryeministri Rama reagoi sërish për situatën në Kakavijë, me anë të një shkrim të gjatë, ku kjo situatë është dhe në kufirin greko-bullgar apo atë greko-turk.

Sipas tij, është kjo një situatë që e ka sjellë pandemia e jo qeveritë, as kësaj anë e asaj ane të kufirit.

Rama refuzon të ashtëquajturat thirrje patriotike për t’i “rënë grekut”, e u kthen përgjigje të gjithë atyre që mallkojnë qeverinë në këto orë.

Ndër të tjera ai shkruan:

Kështu më shkruante njëri ndër disa “patriotë” të irrituar, që mësyjnë këto ditë me ajfon në këtë faqe, duke e komentuar situatën në Kakavi si të ishte fronti i ndonjë lufte shqiptaro-greke. “Vdiq një ëngjëll dhe ju hajduta merreni me shtëpira”, shkruante një mësymës tjetër, duke komentuar postimin e vizitës së Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sot në Xhafzotaj të Shijakut, ku ka nisur ndërtimi i 233 shtëpive për familjet që humbën çatinë në 26 nëntorin e shkuar. “Ju duheni djegur të gjallë o monstra që po i lini të vdesin vëllezërit tanë në Kakavi”, shkruante një Yllka, që uroj të jetë profili fallco i ndonjë harbuti me fejsbuk, e largqoftë jo një vajzë studente siç shfaqej aty. Po për çfarë t’i biem grekut(?), se kishte dalë edhe një komedian diku që kishte vënë kujën se “greku na ka ulur brekët!”…

Në kufirin greko-bullgar të Kulatas, radha dje ishte plot 5 kilometra dhe askush në Bullgari nuk kërkon hapjen e ndonjë lufte bullgaro-greke, ashtu sikundër i njëjti problem shfaqet edhe në pika të tjera kufitare, ndërkohë që për shembull, në pikën kufitare të Kapikulesë në Turqi, numri i makinave në radhë ishte shtrirë dhjetra kilometra. Po edhe andej nuk janë dëgjuar as thirrje për luftë, as thirrje për djegie njerëzish të gjallë.

Natyrisht që askush s’mund të jetë as i lumtur, as i paacaruar nervash duke pritur në karvane sfilitës nën diellin përvëlues, për të kaluar kufirin. Por as koha që jetojmë nuk është aspak normale dhe pavarësisht shumëkujt që e konsideron Covidin një sajesë të oligarkisë botërore, Covidi jo vetëm ekziston, po edhe i ka futur shtetet në lloj-lloj spiralesh shqetësuese, në përpjekjen për ta përballur kanosjen e tij. Kakavija nuk është as ndonjë përjashtim në këtë kohë të mallkuar dhe as ka ndonjë lidhje me ndonjë qasje a sjellje antishqiptare të fqinjëve tanë. Për më tepër pastaj, t’i turresh qeverisë e shtetit shqiptar, pse Greqia ka vendosur një regjim të ri kufitar në të drejtën e vet dhe jo vetëm për të huajt, po edhe për vetë grekët, është realisht e tepërt. Humbja e jetës së fëmijës që i preu rrugën autoambulancës ishte një tragjedi e dhimbshme sa s’ka dhe ne nuk do të mjaftohemi thjesht me ngushëllimet e sinqerta me fjalë që as nuk gjenden dot, për atë familje të goditur nga ajo fatkeqësi e tmerrshme. Por nuk është gjëkundi as kjo një arsye për të urryer fqinjin apo mallkuar shtetin.

Unë nuk dua të justifikoj asgjë, sepse asgjë nuk ka këtu për të justifikuar, e për më tepër e kam treguar se kur është puna për të ngritur zërin në emër të Shqipërisë, nuk ia përtoj askujt dhe asnjëherë. Ama në këtë rast, nuk ka asnjë arsye “për t’i rënë grekut” dhe me palën greke kemi qenë e jemi non stop në komunikim, e ata kanë bërë e po bëjnë çfarë munden për ta lehtësuar lëvizjen, ndërkohë që kanë marrë vendimin të testojnë me tampon çdokënd, shqiptar, anglez, amerikan, kinez e madje edhe grek, që hyn në Greqi. Nga nesër madje, Greqia do të ketë kuota hyrjeje në çdo pikë kufitare dhe s’do lejojë askënd, në asnjë pikë, të hyjë përtej kuotës së caktuar. Prandaj kush shkon në Greqi, për më tepër që shumica dërrmuese e atyre që janë apo shkojnë drejt Kakavisë këto ditë, janë rezidentë në vendin fqinj, duhet të informohet si duhet dhe të mos kërkojë nga shteti shqiptar as arsyet pse shteti grek ka zgjedhur këtë strategji për të luftuar Covidin, as që të çajmë kufirin grek me forcë apo të “trashim zërin” ndaj Greqisë për një vendimmarrje sovrane e legjitime të shtetit grek, mbi regjimin antiCovid në kufijtë e vet.
Ne, Shqipëria, nuk besojmë se tamponat në kufi për ata që hyjnë në vendin tonë, kanë ndonjë efekt real në luftën kundër Covidit dhe si ne ka plot shtete që nuk besojnë në këtë strategji. Por ama ka edhe plot shtete, që njësoj si Greqia kanë zgjedhur këtë strategji.

Tani çfarë duhet të bëjmë ne, sipas “patriotëve” që nga llogorja e fejsbukut gjuajnë grekun e duan të na djegin të gjallë neve, “monstrat”, për situatën në Kakavi?!
Ne duhet të bëjmë thjesht dhe vetëm atë që kemi bërë e po bëjmë. Asistencë përmes Forcave të Ushtrisë, Urgjencës Kombëtare, strukturave vendore, me gjithçka mundemi për njerëzit që po sfiliten në atë karvan rraskapitës dhe komunikim në vijimësi me palën greke në të gjitha nivelet – tanimë ata janë angazhuar me tre turne për të lehtësuar kalimin.

Edhe njëherë, ka plot arsye për ta kritikuar çdo qeveri në botë, këtë tonën po e po, po për patriotizëm e për përkushtim ndaj njerëzve, në çdo ditë të keqe sidomos, kur pa dashjen e për fajin e askujt, na bie një hall i përbashkët mbi kokë, kësaj qeverie i vjen anash çdokush që merr përsipër ta akuzojë e ta mallkojë. Dhe kush do një shembull të thjeshtë për këtë – se ka shumë në fakt – le t’i kujtojë pak ditët e netët e pafundme pas tërmetit të 26 nëntorit, kur u qëndruam të gjithë njerëzve pranë, si pjesë e familjes së tyre dhe le të shohë çdo ditë sot, se si po rilindin hap pas hapi, mbi gërmadhat e asaj tragjedie, shkollat e shtëpitë e reja, që s’do kenë krahasim me ato që u shkatërruan. Natyrisht detyrën po bëjmë, asgjë më shumë, por disave që ma kujtojnë këtë këtu në këtë faqe, a thua se kur bën detyrën ndaj popullit duhet të fshihesh e jo të jesh krenar, u kujtoj se të gjitha qeveritë, qyshse ka lindur shteti, për detyrën krijohen, por dallimin mes tyre e bën pikërisht niveli i kryerjes së detyrës”, nënvizon Rama. (TemA)

54 komente në ““Na kanë ulur brekët!”, Rama përgjigje “patriotëve” të irrituar: Ja pse nuk mund t’i “biemë grekut””

  1. shqipo says:

    Edo respekt dhe vazhdo punen!
    Ajo qe mund te beje shteti shqiptar eshte :
    1. te vendose postoblloqe rrugeve dhe te ndalohet me force levizja drejt pikave kufitare, nderkohe qe ato jane te tejmbushura. Te detyrohen njerezit te kthehen ne shtepi e jo te rrine si budallenj rrugeve
    2. Te krijoje nje sistem regjistrimi dhe rradhe per personat qe duan te levizin drejte Greqise dhe sipas nje grafiku ne kufi te shkojne ata qe kane nr e rradhes dhe kapacitetin e perditshem

  2. Luli says:

    Ti ke shume te drejte dhe vec te drejte ,por Shqiptaret ,emigrantet dhe shumica e Jugut te Shqiperise jane dera,injoranta,fshatare qe edhe as ne Greqi qe eshteme e zhvilluar se Shqiperia dhe me e civilizuar nuk mund te behen njerez te civilizuar
    Kafasha ngelet kafsh edhe sikur ta maresh te vogel dhe ta zbutesh ,sepse instiktet nuk mund te ndryshojne asnje here
    Keshtu edhe me keta Shqiptare ( Jo me te gjithe)
    Prandaj duhet te durosh ti edhe shteti qe ju komandoni Sharjet ,Ofendimet, Poshterimet, te pa arsyeshme te tyre

    1. !! says:

      Nje here i thoni veriut shpellar, tashi e keni kap me jugun ” injorant, derr fshatar ” !!
      C ‘ bahet keshtu o plako ?!! Mblidhni bletet se ju kane ik nga kosherja.

      1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

        Shpellare ka edhe ne veri edhe ne jug! Mos ki dyshim.

  3. Kanina says:

    Jep doreheqje e leri llafet . Pamjet e Kakavijes jane si ato te refugjateve Sirian ne bote. Po e ben Shqiperin sketerr or hajdut shkarko te pakten ministren e shendetesis mire shendetesin qe e shkaterrove me koncensionet e ndyra qe jep.

    1. mali says:

      ke turperuar veten dhe Kaninen me kete shkrim.po te kishte shume si ti ne kete bote sdo kishte ngelur qeveri ne kembe.qe ti japish keshilla apo ultimatume Kryeministrit coc do jesh po per fat te keq je anonim.

    2. Lymi says:

      Po ti moj Karina, qe ke tru me pak se sa ka kari i madh, (meqe ti qenke karushja e vogel) nga e gjen te drejten te shash administratorin e taksapaguesve shqiptare pse spo harxhon paret e taksave tona per kontributoret e Greqise??? More po kuptoni ju apo jo qe ata ish shqiptaret tani pas 30 vitesh qe rrojne e punojne ne Greqi duhet ti kerkojne hesap Grekut si Miços edhe Taqit, jo Rames. Ata jane njerez si ne te tjeret qe na u tha bejini pushimet ne shtepi kete vit muti dhe s’i kapercyem kufijte. Car borxhi i kemi ne atyre di gje ti Karina?
      Po ju s’ju rri dot goja pa hanger ashtu ë???!!!!
      Edhe kur s’merrni vesh asgje se cfar ndodh oreks medhenj per gjiriz mbeteni.

    3. gjergji says:

      Kanina nuk ke te drejte aspak.Turistet Israelit bejne tamponin konform pageses per ti lejuat ato te hujne ne Greqi konform ligjeve e rregullave qe ka vendos shteti Grek ne strategjin e vet anti virus korona C-19.Banda shqiptaresh injoranta,:trima”,TE gateshem te sulmojne piken kufitare te KAKAVIJES U KERKOHET MINIMALISHT:ZBATIMI I URDHERESAVE E LIGJEVE TE SHTETIT GREK,PARA HYRJES NE GREQI.Perse nuk zbatojne ligjet e shtetit Grek,perse hiqen si “trima” ne token shqiptare e “dhjesin gjak” sa po kalojne kufirin.Perse te paguaj shteti shqiptar testin e korona virusit e me cfar te drejte shqiptaret nuk e paguajne ate.Perse emigrantet shqiptar nuk zbatojne ligjet e rregullat e shtetit grek?Pse nuk thoni te drejten,por vazhdoni e mashtroni kedo e vendosni fajesin per gjendjen e krijuar kujdo,se ju vete jeni shkaktar te kesaj gjendje:se nuk rrespektoni urdheresat e ligjet e shtetit grek ( jeni mesuar por mos zbatim ligjeve e rregullave te qeveris e shtetit shqiptar) ne luften e tyre kunder pandemis

    4. zhaku i pamposhtur says:

      Nga llogorja e fb je ti edo që u drejtohesh shqiptarëve, përse nuk shkove vetë në Kakavijë e tua thoshe gojarisht shqiptarëve mendimin tënd? Mos bëj monolog të fëlliqur fb dhe mos merr për bazë pyetjet që të vijnë për shtat. .ato radhë nuk janë vetëm tani si rezultat i covid ato radhë ndodhin gjithmonë në raste festash. .greku ty të përdor si një xhol dhe vetëm kur ka interes sepse je një figurë e konsumuar dhe e përlyer me kartelën e narkotikëve. shko bëj shoqëri Tahirit dhe Habilajve .jep dorëheqjen dhe mos e vështirëso pozitën e këtij populli. .je po aq i urryer sikurse është sali berisha

      1. u dhime duke qare says:

        Pse nje halabak rrugesh si puna jote do pyesi kryeministri i Shqiperise se cfare do beje? Me fjalen tende as gomari i fshatit nuk shurros, e ty te rren mendja se do te te degjoje ndokush. Ti je nje injorant kalibri dhe qenie karagjoze, te rreka mendja se mund te japesh mendim. Kuc he budall anej, kuc kuc

  4. Asd says:

    Dallimin e ben edhe niveli i vjedhjeve, dhe rritja e pasurise se ministrave e deputeteve.

  5. betixho says:

    Plotësisht dakort me K/Ministrin,por nuk arsyetojnë të gjithë konformë ligjeve dhe paraprirjes së vështirësive qoftë edhe nga shtetarë apo politikanë.Si nuk lexova një politikan,majtas apo djathtas,si nuk lexova një gazetar majtas,djathtas apo i pa varur,që ta përmbledhe me dy fjalë mendimin apo idenë e vet,mendim apo ide që do ta bënte ç’do qytetar në Perëndim:Ku shkoni!,Ku niseni si turma.Zbato ligjet i nderuar emigrant!,Hyr në lidhje,merr informacion,qëndro në informim mbi mundësinë e kalimit në kufi.Programoje,ose ndëryr me mendimin tënd të qartë te organet e kufirit e deri te Ministri po nuk të ecën,dhe kërko grafik ditor për kalimin në kufi.Sistemi dixhital dhe CL ja u lejojnë të programoheni per kalim kufiri me datë bile edhe me orar.Mësoni tu referoheni ligjeve dhe rregullave,Graqia ka hallin e vet ku përfshiheni edhe JU,pra ështe e angazhuar dhe e detyruar nga OBSH-ja dhe institucionet e veta qeveritare të organizojë mbrojtjen nga Pandemia.Nuk ka qëndrime preferenciale dhe as diskriminime,zbatoni ligjet,vetë orientohuni dhe planikohuni në sistemet e informimit.Në Aeroport,stacone autobuzash dhe trenash shkojnë ata që kanë prenotuar,nuk shkojnë si turmë qorre.Nuk ju shaj,dua tu lekund nga gjumi i kalimit të fajit te tjetri.JO! Fajtorë jeni vetë,nuk ju shaj ju them ato që keni.

  6. katarakti says:

    Që në 2013 shkruajta në një koment, se Edi Rama eshte i çmëndur që beson se mund të bëjê shtet me shqiptarët. Eshte njëlloj si të bësh stan me lepura. Dhe eshte po kaq gabim kur ke të drejtë para të tjerêve. E kanë thënë filozofêt që në kohë e lashta. Krishtin e kryqëzuan se nuk e kuptuan. Edhe Edi Ramên do ta kryqëzojnë se vulgu që ka përmbytur Shqipërinë aq tru ka. Shqiptarët nuk e kuptuan Fan Nolin. Lal Krosi i famshëm dilte në pazarin e Tiranës kur Noli ishte kryeministër dhe lebetitej: “Ububu kë kemi zgjedhur ne për kryeministêr. Dikë që i bie fyellit”. Noli në atë kohë ushtrohej në vegla frymore, trombon, saks etj. Zogu u erdhi shqiptarëve sipas midesë. Se ishte niveli dhe “dora” e tyre. Edhe Sali Berisha eshte niveli dhe “dora” e të gjithe kopukëve me dy klasë shkollê që ka Shqipëria. I të gjithë matrapazëve, banditëve, hajdutëve dhe tê korruptuarve. Dhe qê perbëjnë sot shumicën e popullsisë sê mbetur nê vend. Prandaj Edi të mos mërzitet kur t’i gjuajnë me gurë. Ose me çizme!

    1. loni says:

      mbylle ti o katnar buk mistri,u beri ti te gjykosh qytetaret,ti je katnar dhe katnar do mbetesh cfaredo qe te besh ne jete,buka e mistrit qe keni ngrene nuk do harrohet kurre kok shtrembur katnar.

    2. veriori says:

      po ti o mavri,na Vlora je ,si i gjati? Jo per ndonje gje por duket shqeto,duhet te kesh patur ndonje te aferm nga fisi i kolekajve
      veriori

    3. uhahahaaaaaa says:

      Ca thu ere Katarakto? E ke shkrujt ti qe n’ 2013 e? Ca thu mre lale. Ik se tallesh?
      Tyna kena per t’bo pallosh trafiku pra ?

  7. Thanuqja says:

    Qent qe lehin kunder jush jane te tuajt . Demogog shekullor. Lehin per ato qe nuk keni ju ne dore per mos lene te protestojne per ato qe ne shtetet demokratike quhen pergjegjesi, sidoqofte deshira me thote je KM I fundit komunist

    1. heu bre says:

      Qenke rende fare …

  8. Emigranti says:

    Shum sakt dhe qart zoteri kush ka sy te lexoje kush ka tru sy e vesh te degjoje shikoje e mendoje mire gjerat ata qe nuk duan ….ti bien grekut…rug tjeter nuk ka …respekte zoti k.minister je njeri me vizion dhe i duruar …do zoti gjerat shkojn per mir ….

  9. Lira says:

    Ne kete rast jam plotesisht dakort me ju ! Edhe ne qe erdhem nga larg ne Shqiperi per arsye te forta 3 jave ndejti e hapur linja ajrore me Shqiperine . Mund te vije
    me linja te tjera por duke kaluar ne me shume se dy aerporte.E tille eshte situata ne gjithe boten .Mos e ktheni o njerez ne politike Fundja ata jane shtetas Greke dhe cdo gje varet nga shtetl I tyre

  10. Malsori says:

    Shkrim shume i sakt.Ne kete situate te Covid 19 te gjitha shtetet kane rregullat e tyre per luften kunder Covid 19.Greqia rregullat ne kufi i ka njesoj per te gjitha shtetet dhe ketu nuk bejne perjashtim as shtetssit Grek dhe as shtetasit SHQIPTAR.Shqiptaret duhet te mesojne te zbatojne ligjet e shtetit te tyre po ashtu dhe te shteteve te tjere.Ne kete raste Qeverija Greke eshte korrekt dhe Qeverija Shqiptare po bene me korrektsi punen e saj per emigrantet.Zagaret kane lehur dhe do te lehjne sepse kjo eshte puna e tyre.Malsori Boston

  11. Fakt historik says:

    Eshte vertete nje gjendje e jashtezakonshme. E kam thene dhe here tjeter, mjer ke ze ne udhetim ne kete kohe pandemie.
    Sidomos kush duhet te kaloje dhe kufirin nga nje shtet ne tjetrin dhe me familjen bashke.
    Mua me ka rene per pjese, qe per 2 muaj, nuk kam aritur te shkoj ne nje vend, pasi papritur erdhi nje urdherese, qe vuri shterngesa, per kalimet nga nje zone ne tjetren. E ish fjala brenda nje Shteti te caktuar.
    Kurse ne kete kohe pandemie, ku udhezimet nga njeri Shtet ne tjetrin, ndryshojne cdo dite, mjer ke ze te kete nevoje te udhetoje qe duhet te kaloje dhe kufirin.
    Pasi udhezimet dhe direktivat per zbatim ne lidhje me Kovid 19, ndryshojne cdo dite, sidomos kur shume Shtete po e shohin se virusi, po rikthehet e po vepron me shpejt sec parashikohet.
    Na takon gjithsejcilit qe, te mendohemi disa here dhe te marim sa me shume informacion te nevojshem para se te nisemi per udhetim.
    E mundesisht te udhetojme vetem kur behet vertete e domosdoshme, duke ju shmangur periudhave kur leviz turma e perqendruar, psh menjehere kur fillojne pushimet apo menjehre pas pushimeve etj.
    Besoj nje situate e tille ne kufirin Grek, ndoshta dhe vete nepunesit atje, me udhezimin qe moren per kalim te cdo personi duke bere tamponin, i gjeti jo plotesisht te pregatitur.
    Nje gje e tille, ne nje menyre a tjeter gjeti te pa pregatitur dhe Shtetin tone.
    Ashtu sikurse kapi te pa pregatitur dhe masen e udhetareve, qe u gjenden ne ate pike kufitare e ndervarur kjo dhe me kushtet atmosferike dhe kushtet minimale te mbijeteses te veshtiresuara, nga zinxhiri kilometrik i makinave.

    Besoj dhe greket e kuptuan se gjendja u krijua e ndere, pasi ishin me mijra familjare ne mes te vapes, pa kushte minimale te mbijeteses, uje, …banje etj, dhe u perpoqen ti organizonin gjerat qe te levizte me me shpejtesi turma (se turme u be) ne kalimin e kufirit.
    Por ai tampon, qe nuk e mora vesht se ish i bekuar apo i mallk..r, konsumonte kohe, per cdo udhetar.
    Dhe Qeveria shqiptare sapo kuptoi cpo ndodhte, nuk ju nda per asnje minute, komunikimit me autoritetet greke, si te riorganizohej sa me me shpejtesi e me mire, nje situate e tille, duke u arit te punohet dhe naten.
    Njekohesisht dhe qytetaret filluan te behen me te ndergjegjshem, se ceshtjen e tamponit e kishin bere detyrim dhe disa shtete te tjera, dhe se shpejtesia e procedurave dhe pse tamponet kerkonin kohe, po permiresohej cdo ore qe kalonte.
    Ja kjo eshte gjendja, ku te tere dalim nga pakez fajtore, po dhe jo fajtore.
    Ku autoritetet greke te kalimit te kufirit kane fajet e tyre, po deri ne n je fare pike, pasi virusi eshte shume i vogel, por gjurulldine e ben shume te madhe.
    Dhe Qeveria Jone, ka pergjegjesite e saj, por deri ne nje fare pike, pasi virusi eshte shume i vogel, por problemet qe hap jane vertete te medhaja.
    Dhe qytetaret qe udhetojne, kane ne nje fare menyre dhe pergjegjesite e tyre, pasi tani u beme 8 muaj qe po jetojme e levizim ne kushte te jashtezakonshme, ku ky virus kaq i vogel, ka hapur kaq probleme te medha, qe do te thote se mund te ndodhesh para te papriturave gjate udhetimit.

    Ja, kjo eshte ceshtja.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      O debil pse u lodhe kaq shume? Apo kujton se do ta lexoje ndokush ate qe ke shkruar. Ik o teveqel futi nje gote dhalle!

  12. vjola says:

    TE LUMTE . Vazhdoni punen se salehet ate punê kane .

  13. Laberia ime says:

    Munde te jem dakorte per shume gjera ato qe ke shkruajtur o kryeminister, por nje gje nuk e ndryshon dot: qe breket i ka te ulura shteti yne perball Greqis, kete nuk e mohon dot, leri folklorizmat.

    1. qytetar says:

      Labiria : breket i ulem ne 1992. Dhe tani zor se ngrihen ma.

    2. Tirona says:

      Nuk e pyet njeri Greqine ne Shqiperi, ju katunaret e karit jeni budallenj.

      Jetoni ende me ide te 1992.

      Greqia ka 0 ndikim ne Shqiperi dhe askush nuk e rruan per Greqine ne Shqiperi.

      Greqise po i qihen grate dhe vajzat me zezake dhe arabe.

      Nuk ka.me.meshkuj.

      Fondi i pensioneve do falimentoje shume shpejt.

      Ka 400 miliarde euro borxhe.

      Vetem viktimizoheni si gabel.

      Por nje gje eshte e vertete.

      Emigrimini 1+ milione Shqiptareve ne gabelistanin e Greqise ishte gabim i madh strategjik dhe kombetar.

  14. Dani says:

    Nuk kan faj njerzit kryeministri duhet ti kuptoj , ata tmerrohen te shajn grekun kan shum frik , se greku esht ai qe e komandon kte bllokim , dhe meqe grekun nuk kan byth ta shajn shajn qeverin Shqiptare qe ne kte rast nuk ka as nje faj , nuk e kuptoj pse kta njerez ngulin kemb sikur kan frik se nuk i pranojn me kurr ne greqi , jan tmertuar dhe livanosur me nje derexhe qe te shokojn , po ktheuni mbrapsh o njerez pa dinjitet merni ne telefon per gjendien qendrat e punes dhe shkoni kur te hapet kufiri pa qar e çierr floket , kta mir qe jan rrefugjat por jan dhe te tmerruar nuk e kuptoj. Tmerruan kalamajt nuk thosh kot Enveri Qe ky popull nuk esht gati te perballet me qyteterimin ja e tregon fakti. Nuk kan byth te rrin me dinjitet si qytetar , te shkojn neper shtepit e tyre kur te hapet kufiri te shkojn. Rrin dit nat rrugve , nuk e di por vetem ne greqi rrefugjat nuk do shkoja kurr, me mir ne shqipni 100 her.

  15. Toni says:

    O Zoti Rama keta qe po ikun nuk Jane turist por imigrante qe kane ikur ne greqi per buken e gojes per shkakete se ne si shqiptare qe pase vdekjes se krye trimit Gjergj Kastrijotit e deri msote nuk patem fatin te kemi nje udhehes ose nje qeveri qe te punoje per popullin shumica e shqiptarve qe kane dy pale mend ne koke nuk te kekone qe ti bish Grekuk por ne te kemi kerkuar qe ti bishe korrupsjonit krimit por ket ase se ke ber ase se ke ndemen ta besh se pse ti ke marrveshje me ilir saliun e Lulin qe veq te vjedhni shqiprine dhe kaq prandaj ne nuk shohim as nje shpres veq te largohimi pa varsishte sa e veshtire eshte jeta e kurbetit

  16. Mos e gervisht nje grek sepse mbas tij fshihet nje turk thene nga Janullatosi. says:

    Eshte ajo pjese e Shqiptareve qe fatkeqesisht ka mbetur ne Greqi akoma. Te terrorrizuar ne maksimum te shtypur e poshteruar edhe kur vijn ne Shqiperi flasin me mire nje greqishte llapa llup sesa Shqip. Kush shpetoj iku andej pothuajse 200 mije shkuan ne Gjermani,Holland Angli e gjetk . Kjo pjese qe ka mbetur eshte e terrorrizuar nuk ka faj per keto veprime absurde qe ben terrori psikologjik e fizik 30 vjecar ne Greqi keto pasoja do sillte . Shpetimi eshte largimi nga ai vend racist.

  17. Eri says:

    Te rrish nate dite nen diellin pervelues do te thote te jesh pak koqe nga trute.Greku eshte dashakeq kunder shqiptareve po ne kete rast e justifikon me masat e Kovid.Njerezit po te kene shqetesim shendetin e tyre dhe te familjareve te kthehen ne shtepi dhe te nisen ne nje moment tjeter te organizuar dhe me grafik qe te mund te kalojne sipas kuotave qe ka caktuar shteti tjeter.Duhet treguar qytetari dhe disipline se beni qejfin e grekut qe tallet me ju ne dogane.

  18. Vera Bulka says:

    Po cfar pret nga nje familie pa moral ne radh te par qe akuzonin njere tjetrin per atesin e djalit he got si gypsy?! Se the vet ate pamje ka Muslim-Gypsy! Por kur I duket vetja cool OMG ?! Tragic . Erdhi nga regimi komunist vetem me brek ne byth nje refugjat pa prokopi the sot I tregon Shqiptarve se paret I ka bere me drejtesi ..?!?! ? Really myslimane I qelbur drogaxhi: PROVED. Te huajt e dine me prova se kush je , por vetem Te shfrytezojn per Thursday bere favore si plasi bytha per nje Shiptar mysliman- emigrant, piktor ? pa vision, pa kulture, pa shine fare Te veshjes pa le te tjerat se I di vete ai ! Po mos harojm dhe grua me 3 burra dhe hajduten e kamufluar with vamp style ? this two jokesters they think they’re cool!!! Keep on thinking. Would you please ask the joker of Alb ER how many times he snores crack in a day FYI!

  19. Vera Bulka says:

    Po cfar pret nga nje familie pa moral ne radh te par qe akuzonin njere tjetrin per atesin e djalit qe duket si gypsy?! Se the vet ate pamje ka Muslim-Gypsy! Por kur I duket vetja cool OMG ?! Tragic . Erdhi nga regimi komunist vetem me brek ne byth nje refugjat pa prokopi the sot I tregon Shqiptarve se paret I ka bere me drejtesi ..?!?! ? Really myslimane I qelbur drogaxhi: PROVED. Te huajt e dine me prova se kush je , por vetem Te shfrytezojn per the bere favore si plasi bytha per nje Shiptar mysliman- emigrant, piktor ? pa vision, pa kulture, pa shije fare te veshjes pa le te tjerat se I di vete ai ! Po mos harojm dhe grua me 3 burra dhe hajduten e kamufluar with vamp style ? this two jokesters they think they’re cool!!! Keep on thinking. Would you please ask the joker of Alb ER how many times he snores crack in a day FYI!

  20. O Ramë! Sa ka vajtur kilja e miellit? Di gjë? Se ti je profesionist. Shiko, grekët nuk na kanë ulur brekët neve shqiptarëve. Shqiptarët ua kanë ulur grekëve brekët se kanë tërë ato vite që kujdesen për pleqtë dhe plakat efendiko helene. Puna është se grekët janë mësuar duke ngrënë, duke bërë qejf duke pirë nëpër buzuqe, si rrjedhim, iu është trashur dhe dhjamosur truri. E kështu, dikur, ushtarët grekë thoshin se do bënin lidhëse këpucësh me zorrët tona. Tani ti mund të thuash po të duash që ata nuk na e kanë pasur me të keq se fundja ata vlerësojnë në këtë rast zorrët shqiptare, i konsiderojnë të forta si lidhëse këpucësh. Por mund ta marrim edhe sikur na kanë quajtur pabuksa dhe zorrëqenër (që nuk meritojnë të hamë bukë e të jetojmë), se lidhëset janë të holla. Shqiptarët racë e fortë që mbijetojnë në pabukësi dhe varfëri. E di ti që shumë vite më parë nxënësit grekë i pyesnin shqiptarët nëse ishin njerëz me bisht? E kupton çfarë propagande dhe fryme urrejtje ka pasur dhe ka për shqiptarët në Greqi?
    Pyetja është: pse shqiptarët rrinë në Greqi dhe nuk kthehen në atdhe? Sepse atje gëzojnë ca të drejta, ca liri, mund të punojnë (edhe pse ndoshta të diskriminuar, duke ndryshuar emrin etj). Ik pyet si trajtohen pensionistët grekë, me ushqime apo ndihma? Si tajtohen shtresa të ndyshme shoqërore, të papunët, të sëmurët etj. Kurse këtu te ne ka 30 vite që në pushtet vijnë pushtues si majtas e djathtas, që vetëm vjedhin dhe tallen me popullin, e lënë papunë, pa meritokraci, pa shumë liri e të drejta që duhej të ishin të garantuara. Populli shqiptar tashmë rron vetëm që ju politikanët të rroni sa malet, të mos zieni, se popullli dhe bar ha. Pa pikë turpi vajtën votuan në votimet monistf të 30 qershorit. Skandal! Keni 30 vite që e poshtëroni dhe varfëroni këtë popull dhe ai prapë ju voton dhe del në protestat tuaja të tipit “kapni hajdutin se radhën e kam unë për të ardhur në pushtet”! Sa të papunë ke në Shqipëri? Sa nga këta janë të diplomuar? Mijëra. I ke parë ndonjëherë të ngrihen aty para kryeministrisë për hallet dhe papunësinë e tyre të kërkojnë llogari derisa të marrin zgjidhje? Ama kur i ngre partia në protesta hedhin dhe molotovë. Gjithshka është çështje kulture (demokratike apo organizative), lirie dhe dinjiteti. Për sa kohë ke këtë popull dhe këtë opozitë të mbaruar, media të blerë dhe të kapur, ndërkombëtarë të korruptuar, ti vazhdo programin tënd të kanabisizimit, PPP, tepsisë dhe timonit. Nga fitorja në fitorje! Derisa sa llumi të zërë përposhtë e të ikësh përgjithmonë nga skena politike, e më pas të vijë hajduti i radhës dhe historia përsëritet!

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Shumë të vërteta ato që shkruajtët ‘molla’..

    2. @molla e dijese says:

      @molla e dijes e paske qajte vetem per 30 qershorin nuk jame dakorte me ty shume mire se u be ashtu siq u be 30 qershori se per ndryshe shqiprija do ishte bere rrush e kumbulla komplet

    3. uhahahaaaaaa says:

      O Mollacak, te dhjefsha dijet o katunar ?

  21. Labi says:

    Po kush pidhi motres te kerkoi ti BJESH Grekut or pleh. Tu kerkua te marresh masa qe kto shtetas shqiptare hallexhij te pakten te trajtohen si njerez dhe jo si kafshe.
    Nuk besoj se ke nevoje ti rradhis ketu masat qe mund te merrje Ti mor PLEH se ke nje kompani me keshilltare qe mund ti thone nese sdi.
    Kemi dy ministri mor QEN qe mund ta kishin llogaritur para se te ndodhte qe njerezit do largoheshin per ne greqi, te kontaktonin e te gjenin rrugedalje pa ardhe ne kte situate.
    Nuk qeveriset vendi nga fejsbuku me qendrime infantile o Kriminel, e as me batuta kafenesh.
    Shet edhe pordhe si Enveri qe do i binte imperializmit e revizionizmit.
    Soji juaj ore maskara vetem grave te shtepise ju BJE
    se per ashtu ste pjerdh as greku as asnje shtet ne gjithe globin.
    Spret njeri ti bjesh kujt ti mer gallof.se edhe lüften me koronen e ndrite.

  22. Edi says:

    Me ty ne krye n’a kane shkerdhyer Turqit dhe greket.

  23. Julia says:

    Sinqerisht dua te them te verteten dhe jo te mbaj krahun e Rames se nuk eshte politikani im, tani ku shkojne gjithe keta njerez per pushime ne shqiperi duke ditur sotuaten e veshtire, dhe une jetoj ne Itali dhe u mendova 100 here se cfare duhet te beja dhe ndejta ketu se nuk behet nami se nuk shkova per pushime kete vit, por shume prej ketyre shqiptareve nuk i menduan gjerat mire, dhe dicka nqs 50.000 shqiptar marrin rrugen per ne kufi normal qe do kete problem dhe asnje shtet nuk mundet ta drejtoj kete gje ne kete situate te veshtire

  24. Sul Korriku says:

    Shqiptari (e sidomos emigranti) ka mbetur budalla. Une po te nisem per Norvegji a Danimarke, do kerkoj me pare te informohem per ndonje veçanti te periudhes.
    Keta nisen si “zogu” ne dasem ! Keqardhje per grate e femijet por jo per kryefamiljaret e aventurieret e tjere !
    Une nuk jam me keta “trimat” qe duan te sulmojne dhe sa mbrijne ne greqi i lepijne bythen pronarit grek.
    Po te jesh burre lere lepirjen e fillo sulmin atje ku shkon se, ai te ka pengur ne kufi o “rrote ka..” !

  25. Adri says:

    Julia njerezit kane ardhur per hall te bejne pashaportat qe skadojne ; mos hane gjoba ne kufi se qeverite nuk meren vesh dhe ambasadat vjedhin pashaportat ne vend qe te ndihmojne bashkeqytetaret

  26. Goca e Lymit says:

    Shqiptare budallenj me gjithe premierin brenda.

  27. Adri says:

    Njerezit kane ardhur per hall ; te bejne pashaportat qe skadojne e te mos paguajne gjoba ne kufi kur dy qeverite nuk meren vesh dhe ambasada vjedh pashaportat ne vend qe te ndihmoje bashkeqytetaret.
    Duhet mbajtur krahu i njerezve dhe jo gjykuar ata.(nuk ka mundesi qe 50.000 shqiptare te jene te marre dhe qeveria qelibar )

  28. Kuq e zi says:

    Kadale z.km
    Pse shqiperia duhet te beje test nje personi me pasaporte greke qe ka hyre ne shqiperi sepse greqia se pranon?
    A ndodh kjo edhe me italine ku qytetaret italiane nuk pranohen ne traget sepse skane test nga ana shqiptare?
    Meqe ne shqiperi kane ardhe 700 mije nga greqia dhe 500 mije nga italia a eshte shqiperia ne gjendje te perballoje nje shpenzim te tille per 1.2 milion njerez?
    E fundit, nqs keto teste do beheshin ne vendin ku ata njerez jane banues dhe derdhin kontributet a do ishin keta shtete qe do paguanin per keta teste?
    Qellimi grek eshte pikerisht ky z.rama qe testet ti beje shqiperia dhe te mos i rendoje asaj ne buxhet
    Kurse shqiperia ska asnje detyre per nje njeri qe jeton gjetke dhe kerkon te kthehet ne shtepi ta pajise me test anti covid eshte detyre e shtetit ku jeton
    Ti zotrote vazhdo e grricu ne fm me masat popullore se ao eshte detyra jote e lagu se lago
    Pushime te mbara

  29. Duhet gjetur shkaku qe sjelle gjendjen .akuzat e kunder akuzat jane llogje. says:

    Νe kushte te veshtira, nen rezet e nje dielli pervelus, nga deshperimi, mos durimi, pa derejtesise, deshira, detyrimi dhe domosdoshmeria per te qen me ligjin , ne kushtet e nje epidemie boterore , arin momenti i acarimit te nervave dhe ndonje lepires shane e ofendon, disa per interes politik ekzagjeron , disa per perfitim arijne e kercenojne, disa nga cmira mallkojne, disa nga babezia akuzojne , disa kritiken e tranformojne e trubetojne ne akuze , POR SHKAKUN sic duket asnje nuk po e diskuton dhe kritikon .
    Me gjithe deshiren, mallin per vendin dhe njerezit ne kushtet e epidemise asnje bashkeardhetar dhe asnje bashkekombes nuk do vinte ne Shqiperi gjate kesaj vere e sidomos ne muajin gusht po mos te ishin disa kushte detyruese e te domosdoshme dhe kryerjen e detyrave dhe detyrimeve nga administrata shteterore dhe ambasada.
    – me rastin e pushimeve verore shume u detyruan per te pare pasurine ke kan kaq vite qe e kan lene kycur dhe paguajne taksa ( dikush ka nje shtepi, dikush paguan sigurimet shoqerore per nje pension pleqerie, dikush per te nxjer pashaporte se u mbaroi afati dhe me von nuk kan mundesi te largohen nga puna, dikush do te aplikoje vetem per karten e identitetit ku eshte e pamundur te aplikohet ne ambasade e konsullata se shkojne cift me pashaporten e shume ceshtje te tjera familjare qe nuk marin shtyrje.
    A nuk duhet te beje autokritik per aplikimin e pasaportave dhe kartave , trupat diplomatike si per vones, mos siguri ( pasi zhduken gjate rruges), perse nuk mund te aplikohet vetem per karten e identitetit kur ajo % e bashkekombesave qe kan perfituar shtetesi te dyte( tjeter) nuk u hyne ne pune pasaporta .etj. etj

  30. rexha 10 says:

    PROBLEMI ESHTE SE NE RASTET TE TILLA GREKU E KA TREGUAR VETEN.DHE NUKE ESHTE NEVOJA QE RAMUSHI TA JUSTIFIKOJE.NDOSHTE NUKE I KA TREGUAR GJE BABAI KRISTAQI NGA PROVAKACIONET E USHTAREVE GREKE ,KU ARRITEN DERI ATY SA KANE VRARE EDHE USHTARET TANE.
    MEQE NE JEMI POPULL QE KUJTESA ZGJATE VETEM TRI DITE ,TE PAKTEN QEVERIA ,KRYEMINISTRI ,DHE PRESIDENTI DUHET QE TE JENE NE NJE MENDJE DHE TE ZGJIDHIN PROBLEMIN E NJERZEVE QE JANE RRUGEVE.I KANE NDARE NJERZIT NE DY KATEGORI GREKERIT GREKE ME PASHAPORTE GREKE FUTEN NE KUFIRIN E GREQISE MENJEHRE ,KURSE ATA ME EMRA JO GREKE DUHET TA NDERROJNE ,pshAI QE E KA HASON ,NE GERRQI DUHET TA BJE VASILIS SI GREKU QE KEMI NE SHQIPRI PORE ME NJE NDRYSHIM GREKU I SHQIPRISE BEHET KRYETARE ,APO ZEVENDES KRYETARE I PARLAMENTIT ,KURSE NE GREQI SHIPTARI MBETET RRUGEVE ,DHE PA ATSINE CIVILE,VETEM ME EMRA FALLCO.LE TE BEJE NJE KERKIM PANDI I MAJKOS EDH KY NJE TJETER GREKE ,OSE E THENE ME MIRE ASE MISHE ,DHE ASE PESHKE DHE TE SHIKOJE SE SA SHQIPTARE JANE ME EMRAT E TJERE.

  31. Per Llumin says:

    Po mire more ju qe vazhdoni ti thurni lavde Kryetrimit. E harruat kur ju tha qytetarve te vet MINA ME SAHAT dhe nuk i lejonte te kthehen ne atdhe duke i lene rrugeve te botes kur cdo shtet i merrte shtetasit e vet anembane botes?,
    Hapni syte dhe beni dallimin kush eshte duke e shfrytezuar vulgun siq shprehej nje tifoz i Edit me lart.

  32. Ed says:

    HANI MUT JUVE QE NUK E DONI EDI RAMEN JUVE JENI PAKICA ATJE DO JETE DHE DO VAXHDOJE TE RINDERTOJE SHQIPERINE E SHKATRUAR NGA BANDAT KRIMINELE HAJDUTE GJYKATESVE DHE PROKURORVE ME KURRS 6 MUJOR (AKOMA SME BESOHET SI MUNDET TE BEHESH PROKUROR GJYKATES ME 6 MUAJ APO NJE VIT) ATJE DO TE JETE BASHKE ME AMETIKEN.NE TIMON.
    HARROENI SHQIPETIA ESHTE SHTETI I 53 I AMERIKES TANI HAROJENI

  33. Ed says:

    UA CFARE EMERI PASKE “PERLLUME” NDOSHTA TE VJEN.PER SHTAT BESOJ SE NUK TU DESH TE SHKOJE.SHUME.LARG PER TA GJETUR EMRIN TEND.
    EDI RAMA THE GREAT

  34. Olsi says:

    Ore keta qenkan rrk nga mendja fare,rrine e pervelohen ne diell ,o njerez te trashe kthehuni per nje ose dy jave ne shtepi. Se aty eshte greqia nuk levize , pastaj ja u ka fajin shteti,po shteti ju tha more debila mos levizni se jane kohe pandemie. Jeni te gjithe me makina ,kthehuni se nuk iken greqia atje e keni,por mendoni per femijet per familjen tuaj more debila. Ca njerez vk jane keta jorgo,evgjiti grek punon me nje a dy sportele keta jorgot thone e ka fajin qeveria. O rrotak qeveria,ministria e shendetesise ju ka ber me dije mos levizni o rrotak,juve dohyr me sqepar nga koka. Me vjen keq vetem per femijet dhe grate. Se atyre jorgove qe marrin vete ne qafe familjet etyre do qm ,do hyr nga koka me sqepar ropq e mutit.

  35. drini says:

    Ore jo vetem kryeministri por edhe shqiptari me i thjeshte duhet ta kuptoje se greku ne kete rast eshte ne te drejten e tij.O njerez mendohuni para se te flisni apo shkruani dicka kunder te tjereve.

  36. Stroralliu says:

    Po ti moj Karina nina-nina c’pate,si te erdhi?
    T’u shofte rraca o rrace e qelbur!

  37. Elba says:

    Klasa Politike e deshtuar.Ku shkojne turmat Shqiptare?Sigurisht ne nje vend fqinj.Po 30 vite Demokraci,C’bene Shqiptaret?Kenduan,kenduan.A nuk menduan punesimin e Popullit ne vend,Baballaret e Kombit?Kjo toke mund te ushqeje 10 Milione njeres.Shqiperine po e udheheqin hajdutet dhe injorantet,Qe vetem Shtet,nuk dine te krijojne.E shikonim si shprese EDI Ramen,di ka ka levizur per mire,por jo mjaftueshem.Populli tejet i Varner.Korrupsioni po I merr frumen Shqiperine.Deri kur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje