Fenerbahçe ka shprehur hapur interesimin për të pasur në skuadër portierin e kombëtares shqiptare, Gentian Selmanin.
Ish-futbollisti i Laçit, aktualisht është pjesë e Menemenspor në Ligën e Parë turke, mirëpo paraqitjet e tij pozitive nuk kanë kaluar pa u vënë re nga gjigandët e Superligës.
Në këtë formë, pritet që gjatë kësaj merkatoje të ketë të reja mbi të ardhmen e gardianit 22-vjeçar.
Ndërkaq, interesimin e Fenerbahçes e ka pranuar edhe trajneri i Selmanit te Menemenspor, Xhenk Lalexhi.
Ai shprehet se shqiptari do të kontribuonte shumë te Fenerbahçe. “Selmani mund të transferohet te Fenerbahce, ka interesim të vazhdueshëm për të.
Unë mendoj se Selmani do të kontribuojë shumë te Fenerbahce në rast se transferimi konkretizohet”, u shpreh ai.