Top 11 e Premier: dominon Liverpool-i, por mungon…

16 Gusht 2020, 17:38Sport TEMA

Wyscout ka publikuar formacionin e sezonit të Premier League, të bazuar te statistikat e regjistruara nga lojtarët.

Top 11 e Premier League dominohet nga Liverpool-i, por jo Alisson.

Plot pesë lojtarë nga 11 në formacionin e sezonit të Wyscout janë të skuadrës së Klopp.

Në portë është zbulimi i sezonit, Henderson, i huzuar te Sheffield nga Manchester United.

Vetëm nga një lojtar për Manchester United dhe Manchester City. Harry Magurie, qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në botë, përfaqëson Djajtë e Kuq, ndërsa De Bruyne përfaqëson Qytetarët.

Aubameyang dhe Jimenez (objektiv i Juventus-it) udhëheqin sulmin. Mount, në sezonin e tij të parë në Premier League, përfaqëson Chelsea-n.

Formacioni: Henderson (Sheffield Utd); Alexander-Arnold (Liverpool), Maguire (Manchester United), Van Dijk (Liverpool), Robertson (Liverpool); Salah (Liverpool), Mount (Chelsea), De Bruyne (Manchester City), Mane (Liverpool); Aubameyang (Arsenal), Jimenez (Wolverhampton).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje