“Problemi” grek, me Ilir Metën

17 Gusht 2020, 10:42Politika TEMA

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, pas ndarjes së detit me Egjiptin, Greqia ka nxjerrë nga sirtari dosjen shqiptare. Ministri i Jashtëm grek, Niko Dendias, deklaroi se tanimë radhën e ka arritja e marrëveshjes së detit me Shqipërinë, edhe pse sipas tij, rruga për ndarjen e zonave ekskluzive ekonomike mes dy vendeve është e gjatë dhe e ndërlikuar.

Duke folur në një intervistë për Skai TV javën e kaluar, ai tha se Greqia do të fokusohet sërish në arritjen e një marrëveshjeje për kufirin detar, në raport me Shqipërinë, pas dështimit të tentativave që u bënë në 2017-2018.

Por ajo që ka zbuluar kreu i diplomacisë greke është se “problemi” në nisjen bisedimeve e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufirin detar, qëndron tek Presidenca shqiptare.

Dendias iu referua momentit kur presidenti i jep autorizim ministrit të Jashtëm për fillimin e bisedimeve, duke e quajtur këtë një çështje të brendshme të Shqipërisë.

Duke e cilësuar si çështje e brendshme gjatë intervistës, ministri i Jashtëm i Greqisë vazhdoi duke thënë se diplomacia greke do të merret me këtë çështje, duke kujtuar në të njëjtin paragraf integrimin e Shqipërisë në BE.

“Gjërat janë disi më të komplikuara, sepse Shqipëria fillimisht ra dakort, pastaj e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Janë disa çështje ligjore të brendshme, çështjet e tyre: Dhënia e autorizimit nga ana e presidentit për Qeverinë, që ai mund të mos jetë i gatshëm ta japë.

Por kjo është një çështje që politika e jashtme e Greqisë do të merret.

Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Shqipëria është një vend mik, një vend me të cilin Greqia do që të ketë marrëdhënie miqësore, për të zgjidhur çdo problem që mund të ketë.

Ky është një nga problemet që kemi”, deklaroi Dendias.

Më pas ai u ndal edhe tek kërkesa e vazhdueshme e Greqisë për respektimin e të drejtave të minoritetit grek, të cilin Athina duket se po e përdor si “as nën mëngë” për të përfituar përparësi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dy-palëshe.

“Sigurisht që ka edhe çështje të tjera: ajo për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek, që do të zgjidhet me ecurinë e negociatave të Shqipërisë, sepse kjo është pjesë e “aquis”. Këtë nuk po e themi si Greqi.

Po e themi si një vend europian, dhe kjo është një këshillë për të gjitha vendet që nisin këtë udhëtim të gjatë për t’iu bashkuar familjes sonë, Bashkimit Europian.

Çështja e të drejtave të njeriut është një çështje sovraniteti dhe në këtë sens, Shqipëria duhet ta shohë minoritetin grek si një faktor për zhvillimin e vendit, një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë”, deklaroi ai.

Dendias foli edhe për pretendimet e opozitës greke, sipas së cilës, objektivi kryesor në marrëveshjen me Shqipërinë është të zgjerohen ujërat territorial, nga 6, në 12 milje.

“Kam gjetur një punë përgatitore në Ministri. Siç kam thënë, unë i kam të gjitha minutat e mbledhjeve të mëparshme.

Ju e dini, askush nuk e nis nga zero. Nuk ka partenogjenezë. Shteti është një vazhdimesi.

Dhe duhet ta respektosh trashëgiminë që ke pasur” ka thënë Dendias.

Ende nuk ka pasur një reagim në lidhje me deklaratën e Nikos Dendias, si nga Presidenca, ashtu edhe nga Ministria e Jashtme, por një mesazh ka ardhur nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e njohur për marrëdhënien e mirë me Presidencën.

Reagimi i kësaj organizate merr shkas pikërisht nga deklarata e ministrit të Jashtëm grek dhe kërkon të dijë nga Qeveria shqiptare, nëse ka pasur komunikim të mëtejshëm me Greqinë.

“Të jemi të përgatitur me kohë, me alternativa të përditësuara konkrete dhe bindëse, të bashkërenduara me të gjitha institucionet më të larta dhe instancat e tjera përkatëse.

Për këtë qëllim, nevojitet të fillojnë sa më shpejt në formatet e duhura konsultimet, shkëmbimi i ideve dhe mendimeve profesionale mbi alternativat paraprake me grupet e ekspertëve, pa paragjykime partiake, politike apo të tjera, në fushat juridike, ekonomike, ushtarake, teknike, të sigurisë, etj.

Mbi atë bazë, mund të bëhet mbi kritere më objektive përzgjedhja dhe krijimi i një ekipi të ri negociator gjithëpërshirës, kompetent dhe i specializuar për këto çështje”, thuhet mes të tjerave në deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Mediat greke shkruajnë prej kohësh se Demokracia e Re kërkon që llogaritja e 12 miljeve detare duhet të fillojë nga disa shkëmbinj të pabanuar që gjenden pranë Korfuzit, dhe jo nga vetë ishulli, një skenar që do të sillte kufirin grek shumë më pranë ujërave detare shqiptare.

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet në Athinë ose Tiranë, toni i përdorur nga Mitsotaqis është një sinjal se negociatat me të do të jenë më të vështira sesa negociatat me qeverinë “Tsipras”.

Minoriteti duket se i ofron atij mundësi të mbajë nën presion Qeverinë shqiptare, për të vendosur kushtet e tij, për atë që është në të vërtetë molla e sherrit mes Greqisë dhe Shqipërisë: kufiri detar.

Dhe ndryshe nga qeveria e mëparshme dhe ish-ministri Niko Kotzias, Mistotaqis dëshiron ta rinegociojë marrëveshjen e re të detit me kushtet e tij.

Kjo vijë e kufirit të detit, ku Shqipëria dhe Greqia ushtrojnë sovranitet të plotë, do të përbente edhe kufirin shtetëror Shqipëri-Greqi në pjesën veriore të detit Jon.

Edhe pse draft marrëveshja e arritur nga Bushati dhe Kotzias ishte gjithnjë e rrethuar nga misteri, gjatë dorëzimit të postit, ish-ministri grek shkaktoi jo pak kaos në Tiranë duke deklaruar se Greqia do të zgjeronte me 12 milje sovranitetin e saj detar.

Edhe pse Athina zyrtare u tërhoq nga kjo deklaratë, Tirana zyrtare ka heshtur, duke mos pranuar as të mohonte dhe as të konfirmonte këto raporte.

19 komente në ““Problemi” grek, me Ilir Metën”

  1. neri says:

    po sa i shemtut eshte be,duket si mendere femije pasi i heq pampersin pasi e ka menderosur

    1. Lalzioti says:

      hahaha sikur ka dale nga cmendina. hiqe mero shpejt kete foto se na turperove atdheun.

      1. Hasoni says:

        Ashtu ka dale nga ajo …. e nones vet i shumtut dhe budalle – nuk ka fajin vetem cmendina. …..

  2. vladimir.cibuku says:

    Qesh o Like,se pasurine nuk po e hrxhon se po kenaqesh akoma me leket tona qe harxhon ne turenete qe ti zhvillon.Te Lumte Like,e do shume kete popull kenaqu dhe per dy vjet te tjera ti dhe sejmenet tend ne presidence.

  3. H says:

    Fshatari demodè dhe hajdut ordiner.

  4. Koli says:

    Likja eshte ne listen e sherbetoreve te greqise qekur se greqia ka pergjimet e trafikut te droges me Balilin.Dhe me perpara greket kishin fakte per Liken po me Balilin e futen ne thes fare.

  5. Koli says:

    Likja eshte ne listen e sherbetoreve te greqise qekur se greqia ka pergjimet e trafikut te droges me Balilin.Dhe me perpara greket kishin fakte per Liken po me Balilin e futen ne thes fare.

  6. Tirona says:

    Nuk ka se cfare kushtesh te vendose jevgu arab Mitsotakis.

    Minoriteti vlleh i greqizum ne Shqiperi nuk eshte as 1% ne popullate dhe nuk nxjerr sot as edhe 1 deputet.

    Ato te drejta qe i ka i ka.

    Qesharake eshte qe ky vend gabelesh qe perbehet nga 5 etni te ndryshme nuk njeh asnje minoritet dhe BE ja kreh bishtin.

    Edhe kur eshte ne rrezik, Greqia i ben gojore BE-se dhe Europa i kreh bishtin.

    Kjo eshte BE-ja qe do te futet Shqiperia.

  7. Cami says:

    Jan qelbesira greket

  8. Shenjestra says:

    Na e la peshqesh Sali Berisha me Lul Bashen kete punen e detit.Ata pa pike turpi dhe pa pike meshire i falen 350 km Greqis te ujrave tona territorjale.Por fal kembeguljes se ps-te qe e denoncian ne gjykaten kushtetuese e cila me pese vota pro dhe keter kundra (njerzit e Saliut), e analluan marveshjen me greqine.Bravo u qoft.Se po te ishte per Salin,Bashen dhe ata gjyqetar te Saliut,sot do kishim turpin me te medh mbi kurriz,shitjen e detit te Greket.Kjo do te ngelet njolla me e zeze per Sali Berishen dhe Lulzim Bashen.

  9. Bije cobanesh neve jemi .. says:

    I ndrite shpirti DRITAN PRIFTIT, qe demaskoi nje qelbesire si ky.

  10. O president mblidh gruan se iku nga fiqiri says:

    Sa fotozhenik je more mut katundar.
    Tall bythen me kete popull debil

  11. mona says:

    Mire bandit dhe i njemijeenje te zezave, por e ka bere zoti shume te shemtute, madje familiarisht.

  12. Velo says:

    Lopçari lig, kokrra e debilit

  13. Klodi says:

    Jo nuk besoj se ndarja e re do jete me e keqe se ndarja e vjeter thjesht per faktin se nuk ka variant me te keq per Shqiperin. Midis Shqiperise dhe Greqise nuk ka vend per tu shtrire 12 milje, aty ku ka vend do shtrihet dhe Greqia sic shtrihet Shqiperia ne nuk jemi ne gjendje ti diktojme Greqise keto kushte.

  14. Perfitij nga rasti meqenese ndodhet ketej nga zona e vlores... says:

    Nje nate nje cift po bente sex dhe ne nje moment vajza i thote djalit ” kujdes se e ke ne byth ” . ” jo i thote djali , ne byth e ke ti “…….
    Mos i thuaj Monikes se i vine oreksi…
    .

  15. qytetar says:

    Daun i pa kurushem

  16. Qytetari says:

    Gjynah qe e heq vehten per shtet evropjan, shtet qe edhe pse ka ne zoterim nje te katerten e teritorit shqipetar , perseri kerkon te zhvas pjese te tjera. Po e lane , ju lumte. Perdor karten e minoritetit grek ne shqiperi , sikur ky minoritet po heq te site e ullirit, qe ne fakt gjithe kohen ka gezuar dhe gezon , ne mos me shume te gjitha te drejtat qe gezon populli shqipetar . Dhe kete e ben ky shtet qe , vet nuk njef asnje pakice minoritare. Me pak fjale mund te them se eshte shtet i ndyre , qe eshte edukuar me vjedhjen jo vetem te teritireve por edhe te historise e emerat e heronjeve te popujve td tjere. Po qe se do te beje me ne , sikunder beri me Maqedonine qe, i ndertoi edhe emerin e aty edhe emertimet e rrugeve e aeroporteve; lypsur qofte edhe PO-ja e saje per hyrjen e shqiperise ne evrope.

  17. Skender Beu says:

    Nje katunat ordine, me profil te lodhur nga vjedhjet e vrasjet qe ka kryer kto 30 vjet te publikuara ne shume media. O debil vesh çte dush, rrobat me te shtrenjta qofshin, ti me ate trup e surrat i bo pishman firmat prodhuese ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje