Tre vjet më parë Ilir Meta u votua në Kuvend dhe u ngjit në fronin presidencial përmes një ceremonie që është bërë tashmë traditë në Shqipëri, ku marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të Qeverisë shqiptare dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.
24 korriku është dita e ndërrimit të postit presidencial. Por sa të frytshme kanë qenë këto tre vite të qëndrimit në karrigen e kreut të lartë të shtetit nga ana e Metës?
Në 36 muajt e Presidencës, Ilir Meta nuk ka dekretuar plot 31 ligje, që janë dërguar nga Parlamenti dhe kanë qenë ligje të miratuara me shumicën e votave parlamentare. Madje, disa edhe me prezencën e asaj opozite që vendosi të djegë mandatet, duke ua lënë vendin opozitarëve të rinj.
Por cilat janë disa nga ligjet e pa dekretuara nga Meta? Një prej tyre ai për disa shtesa në “Qeverisjen Vendore”. Dhe kjo ndodhi pak para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të vitit të kaluar, për të cilat zhurma ishte e madhe dhe shkaktuan një krizë politike në vend, të shoqëruar edhe me qëndrime ndërkombëtarësh e që në fund prodhuan një tjetër afat për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
Më pas ligji për materialet e Rezervave të Shtetit, ku bëhet fjalë për pasuritë e Shqipërisë që nga floriri e deri tek ato me vlera më të vogla. Një tjetër ligj për të cilin pati mjaft debat ishte ai për “Shembjen e Teatrit Kombëtar”.
Jo më pak të rëndësishëm, por që nuk morën firmën dekretuese të Ilir Metës kanë qenë dy ligjet “Për Kadastrën” dhe ai për “Përmbaruesit Privatë”, që sipas argumenteve të kreut të shtetit kanë qenë larg pritshmërive të tij. Por mbi të gjitha ka qenë edhe mosdekretimi i ligjit “Për lojërat e Fatit”.
Por, ndërkohë Meta ka ngurruar të firmosë edhe dekrete, ku argumentet juridike nuk janë dashur thuajse në asnjë rast. Këtu është fjala për mosdekretimin fillimisht të ministrit Sandër Lleshaj dhe më pas të Gent Cakajt.
Për të parin kishte si argument gradën e tij Gjeneral, për të dytin kishte një debat edhe mes vetë socialistëve, pasi nuk mundej që Gent Cakaj të ishte ministër i Jashtëm, kur Shqipëria ishte në rrugën e negociatave dhe më shumë se kushdo tjetër, ai institucion kishte dhe ka rolin më thelbësor.
Meta do të kthente për rishqyrtimin edhe buxhetin e shtetit, duke kërkuar që të merreshin në konsideratë dhe kërkesët e studentëve të cilët afro dy vite më parë kishin nisur protesta masive.
Ish-presidentit Nishani, iu deshën 5 vjet të kthente 16 ligje për rishqyrtim, ndërsa Meta në vetëm në 3 vjet ka kthyer plot 31 ligje për rishqyrtim.
Vetëm të fundjavë, presidenti nuk dekretoi tre ligje të tjera dhe i ktheu për rishqyrtim në Kuvend. Bëhet fjalë për dy ligje që morën votën e Kuvendit ai “Për Nënshtetësinë”, Pasuritë e paluajtshme dhe “Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”.(Shqip)
…ishallah po dekreton Ligjin :”nga Ilir Meta ne Ilir M…”
SAHER E SHIKOJ KTE QENIE TE PESHTIRE NJEREZORE
ME VJEN ME I DHI M’URRAT DHE
THEM ME VEHTE ;
‘E KISHE DHJER DIKU TJETER
KTE RRACE ? ? — O ZOT
JO NE KTE TOKE !!!!!!!!!!!!!!!!
Njeriu më i shpifur që hiqet sikur digjet për Shqipërinë.Pluralizëm dë të thotë shtet mafios .Ilir Meta ka vërtitur qeverisjen sa majtas dhe djathtas dhe populli me budallëkun e tij që rin indiferent ka bërë që politikanët njerzit më të fëlliqur te drejtojnë Shqipërinë kuturum.Enveri për dy tre vjet na vuri me shpatulla për muri dhe askush nuk bënte gëk mëk dhe rezulati bërë kërdinë në njerëz dhe ekonomi dhe kështu vuajtëm 40 e ca vjet.Pas viteve 1990 gjoja e përmbysëm ne komunizmin dhe kemi 30 vjet që Shqipëria është me keq se në vitin 1940.Tërë thëresin për Kakvijen ap Kapshticën.Po kush ka faj?Greku:Jo or jo kemi faj që jemi skllevër të demokracisë sepse Saliu me shokë e bënë fushë bujqësinë,industrinë çdo gjë dhe ne sot bredhim nëpër botë për të punuar si skllevër.Shkoj në fshatin tim dhe i them kushëririt ore po pse nuk mbjell grurë kur 13 vetë jeni në fshat dhe më parë kishte 250 dynymë tokë të punuar?Dhe kushma më thotë:kaq don traktori kaq plehu kimik kaq kombanja dhe ske leverdi dhe shkoj mar dy thasë me miell dhe kaloj vitin.Industri ska fare,bulq[si presh e qepë vetëm pemët frytore priten për dru zjari,qumshtin e hedhin se nuk shitet,mollët qepët patatet mbushin lumenjtë në dimër etj etj.Ja këtë fitore kemi pas 30 vjetë[email protected]ë p[rparimi pret kur presidentë quan punë sa ligje ka kthyer?Ndoshta jam gabim por më thoni ju vetëm një gjë që shkon mirë dhe unë do ju kërkoj falje…
Ligje antikushtetute te bera per 10 njerez interesa te pastra sidomos ai per investitorin strategjik. Ska as gjykate kushtetuesee bjeri ti biem….
Pis njeri, katunar kakekatror, hajdut tipik e ordiner, njeri qe nuk di t artikuloje dy llafe, pir petserit slogane bajste me mendesi komuniste e tipike mafioze. Nje idiot qe turperon Shqiperine dhe nje keqberes qe duhet te jete ne burg!