Kryeministri Edi Rama i uron 76-vjetorin e lindjes ish-presidentit të Republikës, Rexhep Meidani.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama shpreh vlerësimet më të larta për Meidanin, teksa shprehet se ai “ishte një ndër intelektualët që iu vunë në shërbim vendit në momentet tejet sfiduese pas përmbysjes së madhe të sistemit”
Më tej, kryeministri thekson se Meidani “ishte një njeri normal dhe një President normal, që meriton të vlerësohet si i tillë, jo thjesht për kohën tejet anormale, kur ai pati privilegjin të luante rolin e kreut të shtetit, po edhe nga këndvështrimi i kohës së sotme, kur fatkeqësisht, Shqipërisë i mungon kaq shumë normaliteti në atë rol sa simbolik për unitetin tonë kombëtar, aq edhe thelbësor për ekuilibrin politik të vendit tonë”.
Mesazhi i Ramës:
#EDHE100? REXHEP MEIDANI, shërbeu si Presidenti i tretë i Republikës pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe sot, duke i uruar 76 vjetorin e lindjes, kujtoj me respekt standardin e lartë të dinjitetit institucional që ai i dha rolit të kreut të shtetit shqiptar, pas degradimit rrëqethës që pësoi presidenca deri në katrahurën e vitit 1997. Profesor Meidani ishte një ndër intelektualët që iu vunë në shërbim vendit në momentet tejet sfiduese pas përmbysjes së madhe të sistemit.
Ndryshe nga disa syresh, si paraardhësi i tij, që kaluan nga ekstremi i servilosjes ndaj padronëve komunistë, në ekstremin e kanosjes kundër komunistëve si njerëz, ai zgjodhi rrugën e atyre që e transformuan ish-Partinë e Punës në një forcë politike eurosocialiste; alternativë serioze qeverisëse e një Shqipërie që u kthye në tokë të djegur nga flama e një antikomunizmi tragjikomik. Rexhep Meidani ishte një njeri normal dhe një President normal, që meriton të vlerësohet si i tillë, jo thjesht për kohën tejet anormale, kur ai pati privilegjin të luante rolin e kreut të shtetit, po edhe nga këndvështrimi i kohës së sotme, kur fatkeqësisht, Shqipërisë i mungon kaq shumë normaliteti në atë rol sa simbolik për unitetin tonë kombëtar, aq edhe thelbësor për ekuilibrin politik të vendit tonë.
Me Profesorin jemi njohur herët, kemi këmbyer mendime në kohë të ndryshme dhe jemi këmbyer në rrugën e jetës sonë politike edhe si konkurentë për lidershipin e Partisë Socialiste. Jo gjithnjë kemi qenë dakord, madje ai ka qenë një zë kritik ndaj meje në momente e për çështje të caktuara. Por gjithnjë ama, kritika e tij ka ruajtur seriozitetin, etikën, thellësinë e shqetësimit për çështjen në fjalë, çka përbën në fakt edhe shenjën e bukur dalluese të mosdakordësisë publike të atyre që demokracinë dhe lirinë e shprehjes, nuk e ngatërrojnë me rrumpallën e me lirinë e sharjes. Për fat të keq, sot lloji i edukuar i kritikëve si Profesor Meidani është një specie në zhdukje dhe kjo e bën edhe më të vyer për vendin e për publikun, praninë mes nesh të njerëzve si ai.
Duke e uruar Profesorin në këtë ditë të shënuar të jetës së tij, uroj megjithë zemër që normaliteti i virtytshëm institucional e intelektual që ai ka mishëruar, si President i Republikës e si penë e angazhuar në debatin mediatik, të bëhet norma e jo të mbetet ujë i pakët në jetën tonë institucionale e publike.
#TëRRALLË
Ouuuu u kujtove tani!!??? Po 8 vjet ku ishte? Apo skishe kohe se do rregulloje injorantet qe ste thone jo e hajdutet…njesoj si me Hajdaragen qe udhetonte deri ne tetove 3 here ne jave qe te ushqehen…ik mor…..Meidanit I hoqe dhe djalin nga puna apo harrova….ste beson kush.
Iliri nuk ka turp, se do qe ta perdori per te treguar se si ky Rexhep fenda mbronte kushtetuten. Po edhe Rexhepi nuk ka turp, se eshte lindur per tu perdorur, si kondom nga Ramizi, Saliu, e me radhe. Datelindjen ta gezoje, por e dhimbeshme qe edhe ne kete moshe vuaka per nje te tille dekorate te turpit .
Po nje nga keta burat me ashtu te renda te kishe ven ..vajte vure dashnorin e kushtetutes hajdutin e floririt mafjozin kapo te droges …presidentin me legen qe e uren 95% e popullit …kok shinikun e cepanit qe duhej te ish ne burg tani…profesor mejdanit edhe 100 i uroj
Ky eshte nje bythepepires i Saliut. Eshte dhe i klanit te Hysni Kapos, te cilet jane pro Saliut edhe pse Saliu ia hoqi emrin nga shkolla, heroii Alqi Kondi, vellait te Vitos. Ky lepiresi eshte baxhanak me djalin e Hysniut, grate motra. A mendohej qe ky mund te arrrestonte Salen pas bemave te 97? Kurren e kurres.
Edhe 100 zoti President,URIME ,Urime
Fende e ftohet, as mish e as peshk. Plasteline. Maksimumi kujdestar qensh. Edhe 100, por me duket se ka ulur moshen, eshte 77, ne mos me shume.
Te rroje sa te doje por nuk ka pune tjeter qeeria perverse tr merret me qoka te tilla? Sot ver llapa dhe per 7 dite mbush 70 vjec!!!!!!!! Me cfare merreni….DHE THONE QE MEJDANI E ANGJELI JANE MAGJYP…e gjithe PS e nje pjese e Pd jane te tille e minor it are…dhe JORIDA TABAKU ESHTE BOSHNJAKE ….OKETA BOSHNJAK ETJ ETJ ETJ …E pa pike turpi thone ne shqitaret,populi shqiptar,interesi kombetar pa u skuq zverdhe a nxi… o zot po a nuk ka shqiptare ne kete vend???!!!
Normal qe me kete president Berishes nuk pesoi asgje per +trazirat e shtatorit 1998.
Iliri nuk ka turp, se do qe ta perdori per te treguar se si ky Rexhep fenda mbronte kushtetuten. Po edhe Rexhepi nuk ka turp, se eshte lindur per tu perdorur, si kondom nga Ramizi, Saliu, e me radhe. Datelindjen ta gezoje, por e dhimbeshme qe edhe ne kete moshe vuaka per nje te tille dekorate te turpit .
Cili president ia futi Berishes qe akuzoni Mejdanin. Mejdani eshte koke intelektuale ,por ju doni ata qe llapin gjithe diten neper ekrane per drejtesi e ndershmeri e gjithe naten vjedhin me te dyja duart.