Hodhi foshnjën në koshin e mbeturinave, Policia shoqëron 32-vjeçaren nga Gjirokastra

18 Gusht 2020, 15:34Kronika TEMA

Policia ka shoqëruar një 32- vjeçare e cila dyshohet të jetë përfshirë në braktisjen e foshnjes e cila u gjet e pajetë në një kosh mbeturinash tek ish-markata tek rruga ‘’Ali Demi’’ në Tiranë.

H.M, 32 vjeç është banuese në Gjirokastër por nuk dihet se çfarë roli ka pasur ajo.

Ndërkohë pas një thirrje sot në adresën e Policisë, u gjet foshnja e braktisur e gjinisë mashkullore që ishte dhe pajetë.

Njoftimi nga policia: 

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se  në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur  identifikimi si dhe shoqerimi  në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje