U prishën nga tërmeti, Rama: 143 shkolla të reja brenda 2021, me standarde europiane e jo të sojsojshme

18 Gusht 2020, 20:58Sociale TEMA

143 shkolla të reja do të jenë gati brenda vitit 2021. Ky është premtimi i kryeministrit Edi Rama, shkolla këto që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, por që këtë vit do të ndryshojnë pamje.

Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto të projektit të shkollës së re 9-vjeçare dhe kopshtit “Kastrioti” në Krujë, duke theksuar se kjo godinë do të jetë me të njëjtat standarte si të një shkolle në Tiranë.

“26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët në Derven të Krujës, por në 26 nëntorin që po vjen, shkolla e re 9-vjeçare dhe kopshti i ri “Kastrioti” do të hapin dyert më ta, shumë më të bukur e mikpritës, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e kopshtet kudo në qytetet e Europës.

143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që Duam”, shkruan Rama.

2 komente në “U prishën nga tërmeti, Rama: 143 shkolla të reja brenda 2021, me standarde europiane e jo të sojsojshme”

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

    Vetem mashtrim,vetem vjedhje te Lekeve te takspaguesve shqiptare nga banda mafioze e “rilindjes”.
    Edvin D’Rama dhe Erion Makiaveli do perfundojn ne burg.

  2. Ladi says:

    Qofsh i bekuar qe po e modernizon Shqiperine. Jemi me fat qe kemi nje kryeminister i cili ka shije ne konceptet e ndertimit bashkekohor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje