Gati për trajtimin e Covid -19 me plazmë edhe në Shqipëri: Autoritetet thirrje të prekurve për dhurim vullnetar

19 Gusht 2020, 17:05Sociale TEMA

Ashtu si disa vende të tjera, edhe Shqipëria do të nisë trajtimin me plazmë për të infektuarit nga covid.

Procedura e nisjes së terapisë është gati dhe tashmë ka nisur krijimi i bankës së plazmës.

Përgatitjet po bëhen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, dy spitaleve universitare, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Kjo terapi do të përdoret për ata të infektuar që janë në spitale. Për të krijuar bankën e gjakut, nevojitet dhurim vullnetar nga ata që e kanë kaluar sëmundjen. Ministrja Manastirliu u drejtoi një apel pikërisht atyre që e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

Disa vende, si Gjermania, Franca, Anglia, Spanja, Italia, Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda e të tjerë kanë njoftuar se po trajtojnë pacientë nëpërmjet injektimit të plazmës apo po e konsiderojnë ta implementojnë këtë terapi në të ardhmen. Deri tani ajo është konsideruar si një ndër kurat më efikase për të luftuar virusin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje