“New York Times”: Fustani me luleshtrydhe i shqiptares, që hëngri Tik-Tokun

19 Gusht 2020, 11:55Lifestyle TEMA

Gazeta e njohur amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull stilistes shqiptare nga Kosova, Lirika Matoshi.

I botuar me titullin “The Strawberry Dress That Ate TikTok” (Fustani me luleshtrydhe që hëngri Tik-tokun)

Bëhet fjalë për një fustan të lehtë e gjithë frymëmarrje, që papritur u kthye në një fenomen botëror, nëpërmjet videove amatore, humorit e obsesionit që bëhet aq shpejt viral në internet.

Lirika është vetëm 24-vjeçare dhe suksesi i saj ka tërhequr median, përfshi edhe revistën e njohur të modës “Vogue”.

Në një bisedë me “The New York Times”, ajo flet edhe për fëmininë e saj të mbushur me kujtimet e luftës.

“U rrita me histori të tmerrshme se sa dëme të mëdha i bëri vendit tonë lufta, se si u përdhunuan gratë dhe u masakruan njerëzit e pafajshëm”, thotë ajo për gazetën.

“Ëndrra ime e vetme ishte që një ditë të mund të udhëtoja dhe të përfaqësoja vendin tim dhe t’i ndihmoja me sa të mundesha”.  (Ruben Avxhiu.)

Artikullin origjinal mund ta lexoni këtu: https://www.nytimes.com/2020/08/18/style/strawberry-dress-tiktok-instagram-who-designed-where-to-get.html

5 komente në ““New York Times”: Fustani me luleshtrydhe i shqiptares, që hëngri Tik-Tokun”

  1. hj says:

    Sa pjese ta parendesishme ka mare nga teksti origjinal ne Ny.times. Ajo aty e permend Kosoven, e kety flitet per nje lufte pa njohurine bazike- vendin se ku ka ndodhe.
    Ose beni nje lajm ose jo si ketu me larte shpejt e shpejt e shkel e shko.
    Pershendetje

  2. Roland says:

    Kurvat e kosoves kane thyer rekord per mbushjen e bordellove ne evrope …bravo kurva nga kosova ……..buçe i themi ne shqiptaret…, ose kurve …. vaj vaj

    1. Miti says:

      Mire, shko ne xhami tani se te erdhi akshami.

    2. ben says:

      Roland-nga ato qe shkruan kuptohet lehte niveli mendor inferior qe ke. Meqenese e paske mendjen ke kurvat, po ajo qe te ka bere ty cfare lloj “kurve” eshte? A ke vajze, moter, apo grua ti more kaqol qe ofendon pa turp nje vajze te re?
      Turp per ty dhe sojin tend qe kane rritur nje bastard si ti.

  3. Te tilla lajme motivojne rinine shqipare ,
    kretiviteti ,
    suksesi qe vjen me pune ,
    te qenit Kreativ e ben jeten e secilit me te bukur
    shume suksese shqiptres nga Kosova ?✔

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje