Në një material sekret të Ministrisë së Mbrojtjes është zbuluar një hartë me zonat në jugun e Shqipërisë të piketuara nga Sali Berisha në vitin 1997, për t’u bombarduar me avionë luftarakë dhe më pas për t’i pushtuar me këmbësori, në kuadër të planit për shtypjen e rebelimit kundër pushtetit të tij pas vjedhjes së zgjedhjeve të 26 majit 1996, firmave piramidale, reprezaljeve me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes etj.
Harta është zbuluar nga Komisioni për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97, i ngritur pas rrëzimit të Berishës nga pushteti. Komisioni kryesohej nga Spartak Ngjela, ndërsa përbëhej nga anëtarët Spartak Braho, Sokol Hazizi, Fatbardh Hushi dhe Vladimir Fejzo. Në seancën plenare të parlamentit të datës 2 korrik 1998, anëtari i komisionit, Spartak Braho ka raportuar për rezultatet e hetimit.
Braho thekson se gjatë hetimeve është zbuluar një hartë me zonat më të nxehta, si Vlora, Tepelena, Përmeti, Saranda etj., të planifikuara për t’u bombarduar me avion dhe artileri, ku më pas do të hynte ushtria. Komisioni ka zbuluar edhe përgatitjen e 500 granatave me lëndë helmuese, të planifikuara për t’ua hedhur popullsisë. Lënda helmuese që përmbanin granatat ishte fatale për shëndetin e njeriut, ndaj kjo lēndë ishte e ndaluar nga konventat ndërkombëtare.
Po pse dështoi operacioni i Sali Berishës kundër qyteteve në Jug të Shqipërisë? Komisioni ka arritur në konkluzionin se operacioni dështoi pasi ushtria u shkatërruar dhe ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali u arratis duke mos pranuar të zbatojë skenarin Berishës dhe Gazidedes për bombardimet. Në këto rrethana, Braho thekson se disa krerë të PD me në krye Shaban Meminë armatosën militantë të PD për të zëvendësuar ushtrinë dhe për të luftuar kundër jugut.
Nga dokumentet e siguruara nga Shqiptarja.com, anëtari i komisionit hetimor Spartak Braho tha në seancën e 2 korrikut 1998 se në fund të pushtetit, Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede kanë nisur një operacion për të zhdukur të gjithë dokumentet rreth veprimeve kriminale të tyre, sidomos në SHIK, Ministrinë e Brendshme dhe në Presidencë. Por, Braho ka raportuar se në Ministrinë e Mbrojtjes, e drejtuar nga Safet Zhulali, i akuzuar më pas nga Gazidede dhe Berisha për tradhti, janë gjetur materiale. Pas asgjësimit të dokumenteve me një makineri ë posaçme të blerë nga SHIK, Bashkim Gazidede, njerëzit e tij në SHIK, deputetë dhe ministra u arratisën nga Shqipëria, me përjashtim të Berishës.
Pjesë nga raporti i Spartak Brahos nga hetimi i komisionit për ngjarjet e vitit 1997
…Për sa u përket nënpyetjeve të tjera, nëse komisioni ka evindentuar operacione luftarake apo zona që janë vënë nën goditjen e këtyre operacioneve, varg dokumentesh të komisionit, që janë të arkivuara pranë Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë fjalë për zona operacionale luftarake të veçanta. Fjala vjen në Ministrinë e Mbrojtjes ndodhet një hartë me nr. dhe sigël 7, ka një datë që është 4.3.1997, në të cilat parashikohen zonat ku do të bombardonte edhe aviacioni, edhe këmbësoria, edhe artileria dhe përfshihen zonat e nxehta, disa zona të nxehta të Jugut, siç është Fieri, Vlora, Tepelena, Përmeti, Saranda etj. janë të depozituara. Ky si material është në Ministrinë e Mbrojtjes.
…Komisioni disponon mjaft dëshmi dhe prova të shumta që vërtetojnë se ka pasur tentativa për përdorimin e lëndëve helmuese luftarake. Lëndët kimike kanë qenë të llojeve që hyjnë në kategorinë e lëndëve që ndalohen nga konventat ndërkombëtare të miratuara me ligjin 7747, datë 29.7.1993. Megjithëse shteti ynë dhe Ministri i Mbrojtjes e ka firmosur këtë konventë, me urdhër të Adem Çobanit, Safet Zhulalit, të Bashkim Gazidedes janë bërë përgatitje të ethshme për përgatitjen e rreth 400-500 granatave me lëndë helmuese për t’u përdorur në zonën e Fier Vlorës. Nuk kanë arritur t’i përdorin….
..Operacionet luftarake të Ushtrisë kundër popullsisë janë ndërpreë vetëm pasi ushtria u shkatërrua dhe, pa dyshim, po të shohësh një lidhje logjike, këto operacione kanë një lidhje të ngushtë me atë armatosje që bënë disa krerë të Partisë Demokratike si Shaban Memia në qytetin e Tiranës dhe të tjera në qytete të tjera. Akti ku disa nga drejtuesit pushtetarë lokalë janë bazuar për armatosje, apo më mirë akti justifikues, është ligji i miratuar nga Parlamenti “Mbi disa masa për gjendjen e jashtëzakonshme”, por në tejkalim të kompetencave dhe pa përcaktuar edhe kriteret se kush duhet të ishin armatosur, duke shfrytëzuar edhe situatën, disa drejtues të pushtetit lokal, unë desha t’i përmend edhe njëherë: në Tiranë Shaban Memia ka urdhëhequr turmat, në Durrës Sabah Jemishta, po kështu ka ndodhur edhe në rrethe të tjera si në Berat, Elbasan, Korçë. Mbështetur në dekretin “Mbi disa masa për përdorimin e armëve në gjendjen e jashtëzakonshme” është justifikuar armatosja e mjaft njerëzve, por pa kritere të veçanta…
…Përgjithësisht ka pasur përpjekje të vazhdueshme, të ethshme për të zhdukur, ata që lanë pushtetin. Bënë të tëra përpjekjet për të zhdukur materialet. Madje thuhet nuk e di nëse e tha në interpelancë kryetari i SHIK-ut, në SHIK ka qenë e importuar, e blerë një makineri me një vlerë të madhe që grinte materiale dhe ajo ka punuar me ditë të tëra që ka grirë materiale, një makineri e posaçme. Pasi janë larguar e kanë marrë edhe me vete këtë lloj makinerie. Edhe në institucione të tjera janë zhdukur, si në SHIK, në Presidencë dhe në Ministri të Brendshme. Në Ministrinë e Mbrojtjes janë gjetur materialet me bollëk. Natyrisht materialet e grumbulluara nga komisioni, për bindjen time, janë vetëm maja e ajsbergut, ka shumë materiale të tjera të cilat gjenden edhe në institucione, por edhe qytetarë të ndryshëm presin rastin, presin një vlerësim më serioz të organeve të shtetit për t’i dorëzuar e për t’i vënë në dispozicion të tyre…
…Agostin Marku pyet: A ka shkresë zyrtare apo dekret nga ish-Presidenti për krijimin e një formacioni special siç quhet në raport Garda 2? – Po, ka një shkresë zyrtare, të firmosur nga Belul Çelo ishMinistër i Brendshëm që krijimi i këtij formacioni është jashtë kompetencave të tij si Ministër i Brendshëm. Të drejtën për të shtuar forcat e Gardës, por vetëm nga Ushtria, e ka Komandanti i Përgjithshëm, por edhe kjo gjë duhej parashikuar në planin operativo-strategjik të mbrojtjes së vendit. Krijimi i kësaj Garde 2 është krejtësisht i paligjshëm. E theksuam edhe në material, janë harxhuar miliona lekë të reja, për krijimin dhe mbajtjen e këtij organizmi ushtarak…(Shqiptarja.com)
Po të kishin qenë të vërteta këto Sali Berisha do ishte në burg tashmë dhe spartak Ngjela nuk do ishte rikthyer në PD pas 97 vetëm për t’u larguar kur ju prishën interesat e tij personale. Ju vazhdoni me dezinformimin dhe akoma merreni me Sali Berishën sepse e shikoni atë me të rrezikshëm se Lul Basha për pushtetin autokrat dhe të dështuar majtist. Shqipëria vetëm do vijë duke u përkeqësuar me piktorin e paaftë, autokrat dhe mashtrues në krye.
Po kush do e fuste ne burg ,akoma nuk kemi kuptuar qe poliagjenti Bin Laden Berisha eshte monument agjenturash e per pasoje mbrohet nga CIA-.Ai ka meriten sipas tyre per dy arresye sepse zhduku nje nga nje te gjithe udheheqesit e asaj kohe (kujto Hysni Kapon,Mehmet Shehun dhe se fundemi kreun e monizmit Enver Hoxhen ku koka e tij paguhej me 1000000 dollar e Saliu e kembeu me pushtet shumen qe i kishin premtuar pasi me pasurite e vena e ka tejkaluar pesfish kete shume!Ishte i vetmi qe kishte Black Bery ne vitet 90 e kerkush nuk e di sa kohe e dispononte dhe perse!Vetem nje miop nuk e kupton qe ambsadori i SHBA etiketon nje urdherdhenes per vrasjen e 4 te pafajshmeve live ne bulevart “Burre shteti” dhe urdher zbatuesin “Yll ne ngjitje”!Ndaj dhe drejtesia perpelitet deri ne ngordhjen e tij natyrale, sepse ai kercenon se do flase perndryshe duke pretenduar se do prishe shume ekuilibra !Ndaj keto qe shkruhen jane peralla per femijet per ti trembur si ato perrallat me kuçedra!Per Sali Berishen kushdo qe ngjitet ne pushtet brenda tre diteve shkon pertej Atlantikut per te firmosur ne dhomat e erreta per mos ndeshkimin e tij!Gjithkush duhet te kuptoje levizjen e fundit te abasadores per ti dhene pushtetin me çdo kusht Lulezim Bashes si garant per mos ndeshkimin e “peshkut te madh”!Ku eshte SPAK sot apo bene plazh si institucion!E pra keto qe servir Spartak Braho jane “letra higjenike” siç i pershkruan kahera kryekrimi shqipetar, ku nganjehere me anen e Spartak Ngjeles ku deklaron se vertet kam qene kryetar i komisionit te hetimit por ai nuk ka asnje urdhenr shkrese qe ta kete me shkrim,pavaresisht se te gjithe krimet jane bere hapur ne diten me diellkunder ketij vendi e populli e deri tek ata qe sot i ka groposur me doren e tij ,nenvizoj te gjithe bashkpunetoret e udherzbatusit kane pesuar infarkt kardiak!Ndaj lereni te ngodhe ose ai mund te eleminohet vetem nga forca speciale te fabrikes qe i prodhon keto qenie shtazore duke i perdorur per qellime te saj!
Hajde teori konspirative, hajde. Ti sikur ke qene pas bythes se Saliut mer derr, qe ne vitet 70 e ketej. Saliu I zhduku te gjithe, me Hysni, me Mehmet, me Enver, etj. Saliu cliroi dhe Tiranen ne 17 nentor. I vetmi qe kishte Blackberry ne vitet 90 thote. Pajisja e pare Blackberry doli ne 1999. Te gjithe bashkepunetoret kane pesuar infarkt kardiak, edhe Gazidede qe ishte me kancer, edhe Gramoz Pashko qe u vra me helikopter, edhe Safet Zhulali qe ishte me kancer, edhe Agim Shehu qe eshte akoma gjalle, madje dhe Azemi qe u vra, vdiq nga infarkti. Te gjithe madje u cuan tek I njejti spital ne Itali qe ishte si me thene kiss of death, te puth lala ne dy faqet, po pastaj nuk u kthyen me ne atdhe se ashtu donte CIA.
Shikuesi—–‘ E vertete dhe e qarte si kristali.Nuk ke cfare ti shtosh tjeter.I ke thene te gjitha.Sikur shqiptaret te ishin me te lexuar nuk do te ishim ne kete mjerim.
Safet Zhulali: “Dosja e ngjarjeve të vitit 1997, është dosje e zezë, që nuk do të hapet kurrë!”. Ndaj dy spartakët, njlri avokat e tjetri prokuror, sidomos ky brahua, boll më me blla-blla. Ka patur plot kohë, 23 vjet, që si anëtar i komisionit parlamentar për hetimin e atyre ngjarjeve, nëse dinte gjë t’i thoshte dhe denonconte në atë kohë. Nëse nuk dinte dhe nuk di gjë, më mirë të heshtë. Nëse Berisha dhe Meta duhet të dënohen për ta mjafton 21 janari 2011 dhe vidio e të ndjerit Prifti e vitit 2009, për të cilën Braho u lodh aq shumë sa të fitonte gjyqin në GjL 5-0 në favor të ish kryetarit të tij sit president. Me këta mender politikanë dhe mender juristë nuk mund të ketë zbardhje të të vërtetave dhe ndëshkim të fajtorëve. Kështu do plotësohet dhe porosia e ish-ministrit të Mbrojtjes, në kohën e atyre ngjarjeve. Le të presim vitin 2097, dmth kur të mbushen 100 vjet nga ajo kohë për ata që do jenë gjallë, nipërit tanë, të marrin vesh ndonjë gjë. Po thjesht si një kurriozitet ama, për tjetër gjë jo!. Mjerë ata mijra që ikën prej asaj mynxyre nga kjo botë, se populli si gjithmonë, për këto raste e ka ndonjë mënyrë ngushëllimi si psh: “të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët!”
Dhe ai, Sali B, eshte i lire, ka qenë dhe do jetë mesa duket.
Kjo është drejtësia shqiptare që është e telekomnaduar nga politika.
Saliu ti beje lapidar Fatos Nanos!!
Sal Ram Berisha ….sa poshtersi ke bere ne ate Vend…………dhe prap ka Njerez qe besojne tek ty o shpirtzi apo Studio Televizive qe perhapin edhe sot Zerin e Mendimet e tua………Kur do te vije fundi o Kerrme e qelbur……..ke marre shume Jete Njerezish o Fatkeqesia e Shqipetareve………Historia do shkruaj vetem nje Fjali te vetme per ty………..Jetoj e punoj kunder Njerezve e Popullit te tij….Tradhetar.
A do jap llogari kufoma Sali dhe hienat e tij per viktimat dhe demet qe i shkaktoi popullit ne 97 e me pas
Taku atehere kishte ne dore shumcka por i mbuloi.nje pyetje:Spartek a te vret ndopak ndergjegja qe kishje ne dore te gjitha materialet dhe i mbulove te gjitha?Spartak :ky ishte shperblimi qe i bere popullit qe te kishte dhene voten?A te vjen ndopak turp nga vetja qe i le varur edhe 30 vjet te tjera Sali Berishen ne qafe popullit tend?Je faqezi Spartak.Cdo gje qe flet tani e ke ngaqe tu prishen pazaret.Kur duhet te flisje HESHTE.Kerkoi falje popullit tend neqoftese e do per fshehjen e te vertetes.Klase politike e kriminalizuar deri ne palce.Uzente haka e popullit qe e keni vjedhur,cnderuar,poshteruar.DHe nje fjale per popullin tim :Ti populli im nuk meriton te jetosh se ti riciklon pjesen me negative te shoqerise
Keto i dime dhe i kemi jetuar u kemi then dhe femijve e injoranteve qe kan si idhull kete sali kriminelin…..po cfar vlere ka kur ky drakula dhe gjith ata qe kan punuar e punojn akoma per kete nuk u hyn gjemb ne kemb…..ne duam drejtesi aman nuk e pam tani kur kur te vdesim se nuk jemi femij i kemi jetuar te gjitha dhe kemi qen nga 30-40 vjecar atere (flas per vete dhe shoqerin time te ngusht rrethin familjar per ter soin tim)
2 spartaket shqiptare,paskan zbuluar gje te madhe…
Saliu vazhdon te talle sumen me sumperpjetet dhe familja e tij shton pasurine
Krimineli Sali,është nga ato specie që të vret natën e të qan ditën,këtë ka bërë dhe këtë do të bëjë,për aq kohë që akoma kjo tokë e ky vënd do këtë monstra që do i shkojnë mbrapa këtij krimineli që ha bukën e shqipërisë e bën davanë e Sërbisë.
Keto i di i gjithe populli po drejtesia dhe Spartak Braho jane sa per te marre rrogen qe i jep populli.Jo me falni nuk ja u jep populli,po keta i vjedhin popullit.Keto populli i di pa komisionin e Takut te Brahos po komisioni ngrihet me qellimin ti coje para drejtesise.Keta asgje fare pordhe me rigon si surrati Brahos.
te qarkullojne ku kane lene buken e gojes qe te ushqehen se ishin transpertuar ne zona te ndryshme ne rredhanat e levizjes qe keni zgjedhur brezat per te siguru ne fushat e ndryshme qe keni bashkpunu ne vendet e ndryshme . mendojme qe kush futet ne pushtet mer ate qe takon ne kategorite e ndryshme fushe ne baza te perpunimit te shkallzimit te verifikimit qe nejne shtetet e bashkum keshtu levizja jane te brezit ushqyese per gjerat e tyre ku kane qene ne te vertet .mendimi eshte i imi kujt ti djeke le ta mbaje behet fjala per brezin levize qe njerzit kishin kohe tregus qe verifikoni ju qe keni nje te drejte qe keni nje karrike
sala duhej te bombardonte gjithe shqiperine qe te shfarosej kjo fare e keqe e mbase do mbinte nje me e mire,po prap kot dardha nen dardhe bie
Sali Berisha tall sumen se edhe ne SPAK, (qe kishim shume shprese se do behej drejtesi) jane njerzit e Saliut akoma qe e kane shpetuar nga marrezit e tija. Njerzit e SPAK-ut dhe te BKH-s e paçin harram buken qe han, se nuk jane te zot te çojn para drejtesise nje kriminel me damke,Sali Berishen.SPAK-u dhe BKH,nuk i do qejfi ta vene para pergjegjesise se dokumenta ka plot,sa do qe Berisha me Gaziden i kane zhdukur.
Po futeni ne burg Berishen çfare prisni meqe faktet i paska tema.
KRYERILINDASIN e keni, SPAKUN e keni, Edhe ne BKH vajzen e punonjeses se Komitetit ekzekutuiv te Tepelenes e keni. Edhe Sala mjerane ju tha ne parlament. Ca pidhin e motres tuaj prisni???
Apo na tani trapin ketu me versionet e Taulant Balles e Spiropalit.
Ose bejeni ose mbylleni halene se Sala ka 7 vjet qe ska pushtet sehe e ka treguar se nuk e rrun fare per Kryrilindasin e sojin e tij.
Mero i di mire keto gjera se atehere ka qene pjese e strukturave te SHIKUT te Gazidedes
po mire mer jahu..kaq derdimene ju politikont e sojit tone …qe su cu asnji me bole te fuste ne burg berishen…kur krimet e tij jane kaq te ditura…ti tako mos lef kot se ti deshe me u bo ene kryetar bashkie i tirones…masanej kur se pe qe su bone ia ktheve krahet berishes…ty te kane bo lavazh truni ne spac…so faji jot..keta politikont e sotem me ate te gjatin ne krye kane frike se me fut salen ne burg o isoj si me bo grusht shteti…po ce grushti shteti mer jahu…FUTJA E SALES NE BURG DO SHPETOJ NJEHERE E MIRE POLITIKEN SHQIPTARE…MOS KINI FRIKE SE TROPOJANET SCOHEN MO ME MROJT SALEN…GJYSMA JANE VRA..GJYSMA JANE NEPER KULLAT E NGUJIMIT QE I HAPI SALA…NE BURG ME ZAGARIN..
Dhe Spartak Ngjela qe ia bene sot ham-ham-ham si qeni i ngordhur nuk pranoi ta lexonte raportin….
Dy avione Mig 17 i ngriti atere per te qelluar ne jug,,,,por ata aviator te shkelqyer bombarduan neper zona te shkreta malore dhe pas kesaj u nisen per ne Itali dhe per ti mos i kapur radaret e Italis fluturuan der ne nje lartesi 5m mbi det( kush ka qen pilot e kupton se cfar mrrekullie kan ber) dhe ne momentin qe u ulen ne bari zv ministri i brendshem italian dha doreheqjen. Kto gjera ka ber S.B dhe jo vetem…. Mjer ne
Me gjithë ato dëme që i ka bërë këtij vëndi dhe gjithë ato fatkeqësi që i ka sjellë këtij Populli kjo Mostër e Viçidolit, që nxjerrë vetëm flakë, helm e fekale nga goja, sigurisht nuk do ngeli pa u ndëshkuar nga “Drejtësia e Re e Shtetit të së Drejtës”!
S’mund të hyjë ky vënd në Europën e bashkuar, pa marrë ndëshkimin e merituar kjo kafshë parahistorike me gjithë kopenë e saj!
Drejtësia e Popullit vonon, por nuk harron!
Bombat I hodhen ne malet e Delvines ata heronj aviatore, te talentuar, pa bere asnje gabim, une jetoje ne rreze te malit, mbulova femijet me trup duke pare bombat si delnin nga avioni kaq after shtepise. Tmerr. Pastaj erdhen makinat me studente ushtarake, I zhveshen e carmatosen djemte e Delvines , pas shkembimit te zjarrit ne Beqirefend. U prish ura e Muzines per te ndaluar force te gjera te Saliut we kercenoi se do ta bente jugun shkrumb e hi.
po pastaj kur mbaroj filmi fituan partizanet ?
O Mero ndaloje bythelepirjen dhe propaganden fallso.
Nese vertet i beson ato qe shkruan, si ka mundesi qe Rama qe ka gjithe pushtetet i ka rrujt bolet deri me sot Sales. Ju beni politike, dhe e dinin qe Sala eshte me i zoti se Luli per tju marr pushtetin dhe i bini atij.
Boll me propagande boshe, po keni bole, denoheni, aty e keni. Jo vetem qe keni frike, por edhe e perdorni per te frikesuar popullin qe tju votoj ju deshtake perseri. Por boll me me ju. Jeni frikacak, te pa afte, e shperbet kete vend te mbrekullueshem.
Sa per Ngjelen, ashte thjesht pazarxhi i rendomte. Iu prishen pazaret dhe flet gjepura per Salen dhe Meten. Se ka per gje qe vitin tjeter kur Rama ikin, te flase kunder tij.
malok i poshte dhe qelbesire njerzore
O prokuror ku je more bir, se burre nuk mund te themi, ku je more, a je gjalle apo mos ke vdekur e muk dime gje, se na doli edhe ky virusi. Dil more burre ne shesh e bej detyren per te cilen na ripni edhe lekuren me shpuren tende e te prokuroreve te spak, qe nuk dihet se kur do te fillojne nga puna. Po kuvendi dhe km a thua e dine se ju vazhdoni gjumin e rende, o u rafte gjumi i perjetshem.
Nu i bejne asgje Sali Birishes se ai ka punuar per agjenturat franceze Udb dhe Cia-n.Po sikur Saliu te flase ku ka surrat Amerika te beje moral ne Shqiperi???Prandaj flijeni mendjen se i bejne gje Saliut.Do te denojne nga 2-3 vite burg ndonje Like ose dike tjeter per abuzim per shkak te detyres dhe aq.Mesimet e Enverit duket qe nuk i keni degjuar,ai kishte te drejte dhe nuk gabonte kurre.
Ti Mero c’mund te na thuash per drurin qe hengre nga Gjoleka bashke me Astrit Patozin ne ato vite? Se ti ke qene mbeshtetes I Saliut atemot, keshtu qe mos u hiq sikur tani po I merr vesh keto hatara dhe je penduar. Sulmi nuk deshtoi se u shkermoq ushtria. Sulmi deshtoi se dy pilotet qe ishin urdheruar te hidhnin bomben e pare ne Delvine, vendosen ta hedhin ne mal qe te mos vrisnin njerez dhe pastaj kerkuan azil politik ne Itali. Pastaj filloi shkermoqja e ushtrise, e cila ishte e planifikuar. Ne Sarande depot e marines dhe ushtrise ishin pa kyc, kishte mbetur nje toge e vogel dhe nje komandant reparti “per t’i ruajtur” dhe turma e dinte prandaj vajti dhe mori armet. Ishte si te shkoje te shikoje per rroba te Gabi, hap depo, shiko c’ka, fut duart e merr c’te duash. Ashtu ishte ne cdo qytet.