Aktori i njohur fton të rinjtë të mos marrin pjesë në festa: Mos e vrisni nënën time

20 Gusht 2020, 16:00Sociale TEMA

Aktori i njohur amerikan, Ryan Reynolds, ka drejtuar një mesazh publik për të inkurajuar të rinjtë që të heqin dorë nga festat dhe grumbullimet, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe njerëzve që i rrethojnë.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ai ftoi rininë që të evitojë festat e mëdha gjatë pandemisë së Covid-19, duke ju drejtuar një lutje, “Mos e vrisni nënën time”.

“Nuk jam i sigurtë nëse është një ide e mirë, nuk e di nëse njerëzit duan këshilla mjekësore nga njerëz si unë.

E dini, ju djema të Universitetit British Columbia që po festoni, se po rrezikoni shumë.

Ndoshta nuk janë me mijëra të rinjtë që po sëmuren prej koronavirusit, por ka edhe nga ata që po vdesin prej tij”.

Aktori vijoi më tej duke thënë se gjëja më e tmerrshme, është se virusi mund të godasë edhe njerëzit më të shtrenjtë, shkruan noa.al.

Në fjalën e tij pas ftesës së Universitetit për të drejtuar një mesazh për të rinjtë,

Reynolds shtoi se, “E di që aty me ju, janë disa nga njerëzit më interesantë ne tokë… por ime më nuk do që të rrijë e mbyllur në apartamentin e saj gjithë ditën.

Ja pra, shpresoj që të rinjtë e British Columbia të mos e vrasin nënën time.

Të mos vrasim askënd, mendoj se është diçka e arsyeshme”.

1 komente në “Aktori i njohur fton të rinjtë të mos marrin pjesë në festa: Mos e vrisni nënën time”

  1. Mic Sokoli says:

    Nuk asht Amerikan ,po qe se e quani Kanadane Amerike jeni ne rregull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje