Alarm në fshatrat e Fierit, banorët: Ujqërit e çakejtë po bëjnë kërdinë, bëjmë roje natën se na rrezikohen fëmijët. Shteti të ndërhyjë

20 Gusht 2020, 20:58Sociale TEMA

Banorët e fshatrave Povelç e Darzezë në Fier kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak se ujqërit dhe çakejtë janë kthyer në një rrezik serioz ta.

Sipas banorëve, kafshët e egra shfaqen nga pylli Bishtmbret dhe “bëjnë kërdinë” në shpendë e bagëti, por këto kafshë po rrezikojnë edhe jetën e fëmijëve.

“Ujku është pothuajse i përnatshëm këtu, po mos ta ndjejmë që në moment ai të bën hatanë.

Para një muaji ma mori kafshën. Çakalli ka frikë nga ujku, kur nuk i ndjen çakejtë është ujku në zonë.

Kur largohet ujku që këtu fillojnë çakejtë ulërijnë” u shpreh një banor.

Banorët kërkojnë marrjen e masave nga shteti, pasi blegtoria është e vetmja mënurë mbijetese për ta, ndërsa kryeplaku i fshatit thotë se brenda një nate kafshët e egra kanë ngrënë deri në 18 krerë bagëti.

“Sot e 3 vjet ka rënë ujku këtu në fshat dhe kanë ngrëne 18 krerë bagëti brenda në vathë. Kanalet janë pa pastruar dhe ai rri në kanal freskët.

Edhe pardje po bën 2-3 ditë i ka marrë një gjitonit tonë këtu 3 krerë qengja.

Ne këtë zanat kemi vetëm që rrimë mblidhemi familjarisht e ruajmë mallin që të mos hyjë këtu brenda” u shpreh ish-kryeplaku.

5 komente në “Alarm në fshatrat e Fierit, banorët: Ujqërit e çakejtë po bëjnë kërdinë, bëjmë roje natën se na rrezikohen fëmijët. Shteti të ndërhyjë”

  1. nuk thoni shyqyr qe jane ala gjalle
    jane bo njerzit kaq shpirt e koprace
    ————
    ?? nuk jetoni dot ne demokraci juuuuuuuuuuu jo
    legena njerez

  2. Koke pllaka says:

    Uaa..,
    Erdhi dita qe iken lepujt dhe erdhen ujqerit.
    Nuk bo gjen rehat Loni

  3. Peti pe vërteti says:

    Na shqeu çakanjalli ere!

  4. Molla e dijes says:

    Po ujqërve dhe çakejve të politikës çfarë t’iu bëjmë? Kujt t’i ankohemi? Ata dalin ditë natë si barbarë, hajdutë dhe mashtrues dinakë.

  5. Pensionist says:

    Dergojini ne Gjirin e Lalazit ujqit dhe çakenjte se atje ka pyll te madh dhe ushqim te bollshem, vetem sa tu tregoni rrugen. Tek Gjiri i Lalazit ka vend edhe per plazh. Aty ka edhe kafshe te tjera me shumice…
    Kujdesuni vete, o njerez, se nuk eshte shaka. Perdorni mjete rrethanore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje