Maqedonia e Veriut garanton falas vaksinën për koronavirusin, nëpërmjet Polonisë.
Ky fakt u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha për mediat se vaksina do të mundësohet falas për popullin.
“Kemi dy mekanizma për momentin për blerje. Njëri është mekanizmi Kovaks, përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Aleancës së Imunizimit.
Ne kemi nënshkruar një letër qëllimi dhe ky mekanizëm lejon që vendeve tu shpërndahen në mënyrë të barabartë vaksinat sipas madhësisë së popullsisë kur hyjnë në treg, nga secili prodhues i njëpasnjëshëm”, u shpreh Filipçe.
Më tej sqaroi se vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë e vaksinave në Oksford, “Astra Zeneka”.
“Ne morëm një ofertë nga Polonia që të sigurojë një sasi të përshtatshme edhe për ne, sepse nuk do të kemi mundësinë për një marrëveshje bilaterale.
Konkretisht, me të dy mekanizmat, ne sigurojmë që vaksina të jetë në dispozicion të qytetarëve tanë, pa pagesë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.
Ramazoni jone do te luftoj me mullinjt e eres dhe do rte behet hero ne Bjellrusi!
Hireziiiiiii!
Vaksina akoma nuk eshte prodhuar dhe maqedoni po e jep falas, cfare jep falas maqedonia, imazhin e nje vaksine qe mund te prodhohet ne te ardhemen. Cfare thoni more gazetar?
Ne do të na i sigurojë Ilir Beqja.
Ja hodhet bythes ju maqedonsit.. vazhdoni beni dasma me 500 vet shkoni neper cajtore se e paskeni siguruar nga polonia.. o ju qifja mendjen