Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97, pajisi edhe vjehrrin, vjehrrën, kunatin dhe Shkëlzenin që ia mbathi nga Shqipëria

20 Gusht 2020, 09:18Politika TEMA
Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97, pajisi

Familja Berisha kur martohej Argita

Nga Adriatik Doçi

Para dhe pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997, Sali Berisha ndërmori disa veprime urgjente. Përpos boshatisjes së Presidencës dhe zhdukjes së dokumenteve të veprimtarisë së zezë 5-vjeçare, Sali Berisha ka pajisur me pasaporta diplomatike 700 njerëz të rrethit të tij familjar dhe politik, me qëllim për t’u përgatitur terrenin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë, por edhe mundësisë së hakmarrjes për reprezaljet, torturat, zhdukjet, rrahjet, mashtrimin me piramidat etj. Një pjesë të njerëzve të tij, Berisha i ka pajisur me pasaporta diplomatike që në mars të vitit 1997 dhe pjesën tjetër pak para se të largohej nga Presidenca.

Lëshimi i pasaportave diplomatike nga Berisha është zbuluar nga Komisioni për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97, i ngritur pas ndryshimit të pushtetit. Në seancën plenare të parlamentit të datës 2 korrik 1998, një nga anëtarët e komisionit, Spartak Braho, duke raportuar për rezultatet e hetimit, thekson se në Ministrinë e Jashtme janë zbuluar 700 shkresa të firmosura nga Sali Berisha për pajisjen me pasaporta diplomatike të 700 personave, sipas Brahos, njerëz ordinerë. Mes personave të pajisur nga Berisha me pasaporta diplomatike rezultojnë edhe vjehrri Rexhep Rama, vjehrra Milica Rama si dhe kunati i tij Agim Rama.

Berisha ka pajisur me pasaportë diplomatike edhe të birin Shkëlzenin, i cili me urdhrin e Berishës udhëtoi tek miku i familjes në Suedi, Hasan Berisha, ndërsa u kthye në vitin 2005, sapo babai u rikthye në pushtet, tashmë për të bërë para si sekser. Para largimit të Shkëlzenit, nga Shqipëria ia mbathën ministra dhe deputetë të PD-së. Një arratisje e bujshme ishte ajo e ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali drejt Italisë, pas përplasjeve me Bashkim Gazideden dhe Berishën, për përdorimin e ushtrisë për shtypjen e rebelimit në jug të vendit.

Sipas Spartak Brahos mes të arratisurve ishte edhe Ferdinand Xhaferraj, bashkëpunëtor i Berishës. Të arratisurit ndaheshin në dy grupe, një grup që Berisha dhe Gazidede i konsideronin tradhtarë dhe një grup që largoheshin me miratimin e Berishës, që kryesisht ishin njerëz të rrethit të tij familjes. Në fund, nga Shqipëria u arratis edhe vetë Bashkim Gazidede, kreu i SHIK-ut famëkeq, i cili përfaqëson faqen më të errët të historisë së pluralizmit shqiptar.

Pjesë nga raporti i Spartak Brahos në Kuvend mbi rezultatet e hetimit për ngjarjet e vitit 1997

-Spartak Braho: Janë të evidentuara pranë Ministrisë së Jashtme, në arkivin e saj, 700 shkresa të firmosua drejtpërdrejt nga Berisha për pajisjen me pasaporta shërbimi e diplomatike të njerëzve nga më ordinerët. Midis tyre edhe kriminelë që sapo kanë dalë nga burgu. Po të doni, ju lexoj edhe një listë emrash, po nuk kemi interes të zgjatemi shumë.

-Skënder Gjinushi: Po lexo ca më të njohurit.

-Spartak Braho: Nuk më lë Bardh Hushi.

Skënder Gjinushi: Mirë është të lexohen disa emra, sepse duket se ju vetëm deklaroni.

-Spartak Braho: Do t’i lexoj, por meqë nuk e kam këtu listën, sa të ma përgatisin.

-Skënder Gjinushi: Meqë ndërhyra, unë kisha një mendim të tillë që komision të bëjë një prezantim të të gjithë materialit që disponon.

-Spartak Braho: P.sh. te lista e personave që Berisha ka pajisur me pasaportë diplomatike është edhe vjehrri me vjehrrën, djali, nusja etj. Për shembull ka një listë me emra, se këtu ka shumë lista. Është një listë që mban datën 12.3.1997, i drejtohet Minstrisë së Jashtme, drejtorisë konsullore: “Me porosi të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, të pajisen me pasaportë diplomatike personat e poshtëshënuar: Rexhep Rama, Milica Rama, Agim Rama, Miranda Rama, Erla Rama, Fiona Rama. Sekretari i përgjithshëm Kolec Topalli. Është një shkresë tjetër që mban datën 8.7.1997, që thotë: Me porosi të Presidentit të pajisen me pasaportë shërbimi personat e poshtëshënuar, vazhdojnë emrat. Është një listë me 29 emra. Doni që t’ju lexoj ata që kërkohen nga policia? Sepse ata mund të jenë kthyer: Ernest Kolziu, Gaspër Gjençaj, Isamedin Haxhiaj etj.

-Skënder Gjinushi: Ka tani pyetje të tjera, pra jo pyetje të reja, por kërkesë për sqarim ndaj pyetjeve. Ndonjë që është i pakënaqur nga përgjigjja. A ka? Nuk ka. Z. Braho do të shtoni gjë tjetër?

-Spartak Braho: A ka më kuriozitet për këto listat? Nuk besoj.

-Sulejman Kuqi: A ka deputetë aktualë që janë arratisur, si p.sh. rasti i Ferdinand Xhaferrit, që më 13 mars ka lënë detyrën?

-Spartak Braho: Realisht jo vetëm Ferdinand Xhaferri, por edhe shumë të tjerë në ditët e marsit u larguan dhe kapërcyen kush detin dhe kush kufirin. E keqja nuk qëndron këtu, e keqja qëndron sepse struktura të veçanta të Partisë Demokratike, do të evidentoj ish-Prefektin e Durrësit Sabah Jemishta, që krijoi një batalion prej 500 rezervistësh, kryesisht aktivistë të Partisë Demokratike, u armatosën. Këto materiale janë pranë komisionit si material denoncues, por megjithëse nga ana e organeve përkatëse, edhe të prefekturës, ky material denoncues i është dhënë Prokurorisë, prokurori i Durrësit fle gjumë dhe merret me ëndrra e nuk vë në lëvizje çështje të tilla të rëndësishme. Ka disa muaj që ky denoncim është bërë, po Prokuroria nuk e vë në lëvizje.(Shqiptarja.com)

15 komente në “Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97, pajisi edhe vjehrrin, vjehrrën, kunatin dhe Shkëlzenin që ia mbathi nga Shqipëria”

  1. drita says:

    asgje nuk perben lajm,cdo gje mund te besh ne kete vend po ke pushtet,te vrasesh te vjedhesh ,cdo gje cdo gje..,as nje nuk eshte denuar dhe nuk do te denohet ndonjeher,asnje..,u hapen trut 4 protestusve ne bulevard,femijet pa baba,nenat pa bijt e tyre..26 viktima ne Gerdec,femije qe u ben copa nga predhat ,duke qen ne shtepin e tyre..dhe per balle kesaj nje heshtje dhe nje karshillek qesendises ,hapin bisnese e bejn jete lluksoze neper vila miljonshe.Ku eshte drejtesia???Ku eshte zoti???

    1. Prind says:

      Foto atehere kur Jamarber kishte kacurrelat dhe Argita pinte me shume whiski sesa uje ?

  2. Perse nuk vihet perbll Ligjit ky Kriminel i shumefishte ?
    Kush e urdheron dhe mban KAPS Drejtesine Shqiptare ,
    qe ne Shqiperi Ligjin te vzhdoje e beje Krimi ,nderkohe qe pordhet e Nderkombetreve
    gjithe kto 30-vjet mbi Shtet Ligjore e Luften Kunder Krimit te Orgaizuar
    kane Qelbur Atmoferen e Shqiperise ?
    Dhe sa FAKE duhet te jen Miqte tane ,qe vet e prodhuan .mbeshteten ,ndihmuan
    qe Shqiperia te marri e gjitha Tiparet e surrtit te Kafshes se Shpelles kriminelit salih berisha ,
    i cili beri qe Europa te shikoje Shqiptret te gjithe si Kriminele ?????????????

    Boll heshtet si idiote qe ju peshtyn Bota !
    Dikush duhet te perballe Krimin me Drejtesine
    ———-
    ose te shkrihet InStitucioni Drejtesise
    ,qe nuk kto 30 -vjet nuk ka bere asnjiher te qe duhet e ka per detyre te bej –
    duke i shkaktuar Shtetit Miljarda duke varferur shqiptaret ,nderkohe qe derrat e Stanit qe mbushin
    ambjentet e Drejtesise
    – shkerdhehen e Majmen ,me ngroh karriget ,
    bojn Miljarda tu degjeneru Institucionet shndru e bordello predesh etj
    dhe Motivu Krimin e Orgaizuar !
    Kush do Shtet Ligjore e jete Normle e zhvillim si kudo ne Europe ngre zerin e ben dicka kunder
    bandave te Lalzit dhe krimit ne Drejtesi, nuk lepin krimin

  3. Labi says:

    SPAKUN e keni RILINDASIN e keni ,pse hani mut duke na ca trapin me pordhet e Brahos me shoke.

  4. qytetar says:

    Per keto Histori do dali nje KaloÇ tjeter pas 50 vjetesh per ti treguar dhe do paguhet shume .

  5. BARDI says:

    E PSE I RISHKRUANI KETO FAKTE ,PER TE TREGUAR PAAFTESIN E PUSHTETIT SOCIALIST APO PER TE TREGUAR QE TE GJITHE JU PJERDHENI NE NJE POC.I HAKRROHENI PROKURORIT TE DURRESIT PO JU QE KINI CDOGJE NE DORE PARLAMENTIN MBI TE GJITHA ,A BETE NDONJE PERPJEKJE PER TI DERGUAR PROKURORIS KERKESA PER PENALIZIM?.BOLLE U TALLET ME POPULLIN TE GJITHE NJEOJ JENI NJEREZ DESHTAKE QE DO E PAGUANI KETE QE PO I BENI POPULLIT DHE ATDHEUT.VIDHNI DHE SPO JU HYNE GJEMB NE KEMBE .BENI 500 REFORMA NE DREJTESI AS DHE NJE GJE NUK DO BENI SE JU SDO FUTNI VETEN TUAJ NE BURG.TE GJITHE NJESOJ JENI ,E LEXUAT PER GRUAN E GRAMOS RUCIT SHKRIMIN E DJESHEM PO KUR DHE KY BURR ESNAF QE MBAHEJ VEPRON KESHTU MERRENI ME MEND SE CBENI JU TE TJERET.TURP DHE MARRTE ZOTI HAK TE JU QE CPO I BENI KETIJ POP[ULLI.BARDI

  6. Qetësusi says:

    Rreth dy vjet më parë kjo Gazetë nxori 100 emra personash të paisur me pashaporta dipllomatike, sot i paska bërë 700 në prag zgjedhjesh jemi ska problem

  7. Juliano says:

    Nese ka dhene 700, pak ka dhene, dhe me teper mir do kish bere, perderisa nuk ka shkelur ligjin. Nese ka shkelur ligjin,mereni nese keni bythe, tragjedi te kthyera ne perralla, kemi gati tridhjet vjet qe degjojme si ne kohen e komunizmit. Mendoni se, rrini rrini dhe shkruani ndonje gje qe te beje sensacion, kur populli pret ndeshkimin dhe jo rikujtimin pa mare asnje mase. Tridhjet vjet berisha, meta, e te tjere qe kane bere krime, su eshte prekur asnje qime,SPAK le te meret me ca hajduta xhepash qe paskeshin bere ndonje shtepi, turp per xhurmen e madhe qe do behej nami, me te korruptuar e kriminele te posteve te larta ne qeveri. Edhe amerika dhe kushdo ju oerfolin e perqeshin, nuk eshte kjo lufta per korrupsion, kryekorrupsionin e ke ne maje te shtetit, duke filluar tek Ilir Meta. Pirdhuni te gjithe njesoj jeni.

  8. viçidoli says:

    Ok me komentuesit përsa i përket vënies para përgjegjësisë të shkaktarëve të gjërave e kataklizmove të ndodhura në Shqipëri nën pushtetin e Sali ram shiqere Berishës
    Por problemi qëndronte dhe akoma vazhdo të qëndrojë krejt ndryshe,sepse kush do t’a gjukojë këtë monstër,drejtësia e tij e plepave,Gjin Gjoni me shokë,që për Saliun që ju hoqi kërrabës apo lopën,dhe i bëri miliarderë e ata jo që nuk japin drejtësi,por e ridjegin dhe e rishkatërrojnë këtë vënd,sa herë që do tentohet të preket baca sali.
    Jo më kot ShBA dhe BE ribërjen nga themelet të drejtësisë e kanë objektivin kryesor të demokracisë në Shqipëri.
    Jo më kot Sali Berisha e Ilir Meta kërkojnë me çdo çmim zhbërjen e reformës në drejtësi ,vetëm për të mbrojtur bythën e tyre e tërë sojnë e sorollopi e tyre.
    Në drejtësinë e ngritur mbi rrënjë plepash ,a ka gjyqtar apo prekurori të dënojë salën e bandën e tij,kur ai nga brekëgrisur i bëri juridiksa e milionerë
    Drejtësia e saliut në 98 i tha me gojën e saliut prekurores të përgjithshme,shko gris bythën ,e lavire bulevardi e presidentit horr bulevardi dhe bashkë me puçistët e grusht shtetasit zhduku çdo provë të asaj gjëme.
    Në drejtësinë që ka patur e vazhdon të ketë shqipëria Sali Berisha është kryetar i gjykatës kushtetuese
    Kryetar i gjykatës së lartë
    Prekurori i përgjithshëm, është gjitçka
    dhe vendos për gjithçka,e vetmja shpresë është groposja e kësaj drejtësie oktapod dhe krijimi i drejtësisë për popullin ,ku çdo njëri të jetë i barabartë para ligjit,këtë kërkojnë të bëjnë ShBA dhe BE ,vetëm ateherë mund të gjukohet Ali Baba Sali me gjithë bandën e tij.

  9. Suka says:

    Si eshte e mundur me gjithe keto bema te Berishes,nuk I hyne asnje ferre ne kembe?
    Perkundrazi cirret si chakal neper studijot e televizorve.
    Kjo do te thote se nuk ka Drejtesi ne vedin ton.
    AS NUK KA PER TE PASE.

    KU JE O SPAK!

  10. Studenti 1 says:

    Te me falin lexuesit por nuk mund ta shpreh ndryshe indinjaten ndaj ketyre politikaneve qe drejtojne sot vendin.
    Jua q.fsha tan rrethin e familjes dhe miqesise ku ti keni, nese nuk e rrasni në biruce kryekriminelin S. Berisha, me prova dhe fakte qe rezultojne se ndodhen ne arkivin e MEPJ dhe ne materialin kallzues ne Prokurorite e rretheve perkatese.
    Nese nuk e bani arrestimin dhe nxjerrjen perpara organeve te reja te drejtesise kryekriminelin e Shqiperise, mbajeni mend mire se do jua beje si ne vitin 2005 qe jua mori drejtimin e vendit per duarsh ju socialisteve me ne krye shokun Nano.
    Dihet qe shoku Nano e “amnistoi” kriminelin e vitit 1997, qysh ne intervisten e tij te pare. ….. duke thene se nuk do hakmerrem ndaj Berishes…..a thua se ne pushtet erdhi vete dhe jo nga populli.
    Zoti Rama te nxjerre mesime nga gabimet e socialisteve ne vitin 2005.
    Berisha eshte si ai gjarperi i plagosur, te cilit po nuk ja shtype koken, ne rastin ma te pare qe ti jepet, te kafshon (pickon, helmon)…….shkurt te vret.

  11. Petrela says:

    Po ne qe u munduam te bejme transparence jo vetem ne ate rast flagrant fluturuam ne USA ??. Tema me afer reales Flmnd qe thote te verteta po transparence per seancen bezhani me dyer te mbyllura qe u nderpre dhe nuk ju dha pergjigje nje Pyetje qe kishte lidhje me rumpallen pyetje qe e digjte beshani nderpreu seancen dhe u kancellua seanca me dyer te mbyllura. Mbase tema ka guxim le te kerkoje se gjen. Thnc doktorr ??

  12. SPK-i ji tufe Pederastesh Pasive ,
    qe komandohen nga Vilat e Lalzit nga dy kryekriminelet mfiozet
    e politikes shqipkare qe i palloon greku e serbi
    [ salih bash muti ] ???

  13. Beneti says:

    Kush ta rase brenda Salen?Spartaket?Qe se rasen pas 97.
    Tashti Braho e ka mbushur kupen per vehte dhe si birile do te shoqeroje Liken,ne burg.Dhe atehere ato letrat mitomane qevan ne cante,,le te fshije b…ne mungese te letres hygjenike.

  14. taso kume says:

    KA qene nje here nje kryeminister aventurjer qe thoshte te verteten SHPELLARIT : O S………. je ti qe jam dhe une,prandaj ne SHQIPTARET nuk duhet te revoltohemi me bemat e ketyre qelbesirave te kombit se : eshte e majta qe eshte SHPELLARI i pa gervishur eshte kethyer ne “inoksitabel” jo na politika por dhe nga viruset nuk e gjene gje ,kjo eshte ironia e fatit te SHQIPTAREVE DHE SHQIPERISE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje