Erion Veliaj premton tjetër shpërblim për Tiranën nëse kualifikohet ndaj Crvena Zvezdës

20 Gusht 2020, 22:25Sport TEMA

Tirana arriti një sukses fantastik në takimin e parë të paraeliminatoreve të Champions League, duke mposhtur në transfertë ekipin e Dinamos së Tbilisit.

Ekipi bardheblu do të presë në raudin tjetër ekipin serb të Crvena Zvezdën, takim i cili do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Për të karikuar dhe më shumë skuadrën, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka premtuar një tjetër shpërblim për ekipin në rast kualifikimi.

“Shpërblyem me 150 milionë lekë ekipin e Tiranës, kalon së shpejti në Këshill Bashkiak.

Po fituan edhe me Crvena Zvezdën do miratojmë edhe një bonus tjetër sepse do të ishte historike. Përtej rivaliteteve që kemi, Farka, Tirana, Dinamo, Partizani, nëse një ekip shqiptar ecën lart duhet mbështetur,” shprehet Veliaj. (TemA)

6 komente në “Erion Veliaj premton tjetër shpërblim për Tiranën nëse kualifikohet ndaj Crvena Zvezdës”

  1. miu bashkise says:

    me Zvezden do hane nja 5 ne bythe katalet e Tirones

  2. Laku says:

    ERJONA DO I JAPI NGA LEKET MAMASE APO LEKET TONA QE PAGUAJME TAKSA.SE SI SHUME XHYMERT PO BEHET LEGENI ME LAKET TONA.

  3. Verdikti: TIrana kalon says:

    pashë ekipin e zvezdes është copë copë fare (për ibret)
    Pa tifozllik Tirana kalon!

  4. Eklisp says:

    E degjosh komentin e ketij „ cubit“, duke ja thene para kamerave nje vartesi Te vet…….Me demek e i kishte ardh ne mend rruges Me makine per ne filan vend , Se perveçse 150 meleon Keks, qe ja ka detyrin klubit Te TR, do ti baj dhe nje çek tjeter, meqe fitoi…medemek muhabet kafeneje…ska Problem Se leke Jane,, Kur Jemi ne udhetim Po na erdhi noi gja ndermen, Se kujt Mund ti japim leke, do Ta kryejme, Po nuk na erdh ne mend, Nuk kam Cfare Te Bej Lali eri…çdo gje varet nga nje udhetim Me makine…?????‍♂️??‍♂️??‍♂️…….

  5. Fatos says:

    Tirana është ekip privat dhe jo shtetëror. Nuk ka pse shpërblehet nga taksapaguesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje