Armand Duka përdor suksesin e Tiranës për të sulmuar qeverinë: Nuk na ndihmuan, kjo është magjia që sjell vetëm futbolli

19 Gusht 2020, 21:51Sport TEMA

Tirana sot arriti një fitore të merituar në transfertë kundër Dinamo Tbilisit, duke u kualifikuar për në raudin tjetër të paraelaminatoreve të Champions League.

Pas këtij suksesi ka reaguar dhe presidenti i FSHF-së, që ka përdorur suksesin e Tiranës për të sulmuar qeverinë që nuk e ndihmoi futbollin.

“Jam shuuuumë i lumtur për kualifikimin e KF Tiranës! Ky është një lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë për Tironsit.

Është një ogur i mirë në këtë periudhë të vështirë, mbushur vetëm me lajme të këqija dhe të frikshme që i kanë ndodhur Shqipërisë dhe gjithë botës.

Tërmeti fillimisht dhe pastaj pandemia prej COVID-19, ka qenë një situatë e vështirë për futbollin. Pasi nuk na ndihmoi askush. Dhe madje, na braktisën…

Sot, Tirana është krenaria jonë. Një pikë referimi në këtë moment të trishtuar dhe aspak frymëzues.

Ky është një rezultat që duhet festuar.
E meritojnë shqiptarët dhe Tironsit.
Kjo është magjia që sjell vetëm futbolli!”, shkruan Armando Duka. (TemA)

2 komente në “Armand Duka përdor suksesin e Tiranës për të sulmuar qeverinë: Nuk na ndihmuan, kjo është magjia që sjell vetëm futbolli”

  1. Armand Duka hajdut says:

    O Armand palla, ti harron o hajdut qe Tirana jo me larg se 1 muaj me pare mori dhurate nga bashkia e Tiranes, 150 milione. Nuk jane ndihme keto o hajdut? Po ekipet e tjera qe nuk ju ke dhene asnje qindarke prej dekadash?

  2. serveti says:

    po , more hajduti i futbollit ashtu eshte , do te te vije dita edhe ty , do kerkosh ndihme nga qeveria …….NUK ESHTE E LARGET DITA,,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje