Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i Barcelonës nga sezoni i ardhshëm. Bordi i drejtorëve, në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme këtë të hënë, mori këtë vendim, ndër shumë të tjerë.
Pasi vendosi të shkarkojë Quique Setién, ky bord u pajtua të punësonte Ronald Koeman. Trajneri hollandez ishte kandidati numër një për ta mbajtur këtë pozicion, gjë që tashmë bëhet zyrtare.
Shpjegimet e presidentit Josep María Bartomeu i kanë bindur pjesën tjetër të menaxherëve në klub. Ata miratuan propozimin e Bartomeu për Koeman mbi opsionet e tjera, që ishin në tryezë.
Sidoqoftë, disa gjëra duhej të mbylleshin më herët me trajnerin hollandez. Dhe kjo është ajo që bëri Grau, CEO i Barcelonës, gjatë udhëtimit “vetëtimë” në Hollandë.
Koeman duhej të mbyllte angazhimin e tij me kombëtaren portokalli. Mësohet se 57-vjeçari do të nënshkruajë për dy sezone, pasi të largohet nga Federata e Futbollit Hollandez si trajner i kombëtares.
Një dorëheqje në këtë rast, që do të thotë se Barcelona duhet të paguajë midis 4 dhe 5 milionë euro.
Një shifër që trajneri holandez e kompenson nga kontrata e tij me katalanasit. Koeman kishte negociuar personalisht me presidentin Bartomeu ditët e fundit dhe e kishin mbyllur praktikisht marrëveshjen, që duhet të miratohej nga bordi.
Kjo është ajo që ndodhi këtë të hënë, së pari, me miratimin e bordit, dhe këtë të martë, me njoftimin e nënshkrimit nga presidenti në një intervistë për “Barça TV”. Këtë të mërkurë, më në fund, gjithçka është bërë zyrtare.