Presidenti i Bjellorusisë injoron protestat dhe BE, Lukashenko emëron kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë së re

20 Gusht 2020, 11:38Bota TEMA

Edhe pse Bjellorusia është përfshirë nga protestat që prej pothuajse dy javësh presidenti Alexander Lukashenko ka aprovuar përbërjen e qeverisë së re të Bjellorusisë.

Kështu ai ka emëruar si kryeministër të vendit Roman Golovchenko.

Mediat vendase bëjnë me dije se tashmë kandidatura e tij duhet të konfirmohet në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Vladimir Makei, ministri i Brendshëm, Yuri Karayev, ministri i Shëndetësisë, Vladimir Karanjik dhe ministri i Informacionit, Igor Lucki, nuk janë larguar nga postet e tyre.

Kujtojmë se në fillim të qershorit, presidenti i Bjellorusisë nënshkroi një dekret që shpërndau Qeverinë e vendit. Presidenti emëroi Roman Golovchenko si kryeministër, i cili deri atëherë kishte qenë kryetari i Komitetit Shtetëror Ushtarak-Industrial.

Duke filluar nga 9 gushti në Bjellorusi vijojnë protestat e opozitës, pasi qytetarët e  e konsiderojnë fitoren e presidentit të manipuluar. i gjithë vendi po kërkon përsëritjen e zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje