Për Izraelin, Turqia përbën kërcënim më të madh edhe se Irani. Kështu është shprehur kreu i Mossad, agjencisë izraelite të spiunazhit.
Sipas një artikulli në ‘The Times’, shefi i Inteligjencës izraelite ka deklaruar se fuqia e Iranit është e brishtë, dhe se kërcënimi real vjen nga Turqia.
‘The Times’ raporton se Yossi Cohen i bëri këto komente teksa po bisedonte me homologët e tij nga Egjipti, Emiratet Arabe dhe Arabia Saudite.
Sipas artikullit të ‘The Times’, kreu i Mossad nuk nënvlerësonte fuqinë dhe kërcënimin e Iranit, por ky rrezik mund të mbahet nën kontroll përmes sanksioneve ekonomike, embargos etj.
Nga ana tjetër, ai mendon se Turqia përbën një kërcënim real për stabilitetin në Mesdheun Lindor. Dhe këtë e tregojnë edhe incidentet dhe tensionet e krijuara me Greqinë gjatë javëve të fundit.
Në artikullin e tij në ‘The Times’, Roger Boyes shkruan se nën udhëheqjen e Erdogan, Turqia “flirton me akte lufte” dhe se është vazhdimisht në kërkim të armiqve. Kjo sjellje, sipas autorit të shkrimit, ka bërë që Turqia të ngelet pothuajse pa shtete aleate në rajon.
“Përpjekja e çmendur e Erdogan për të kontrolluar Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme ka bërë që të ketë armiq kudo”, shkruhet në artikull.
Nga ana tjetër, Greqia ka marrë mbështetjen e Francës, SHBA-së, BE-së, Izraelit, Qipros, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shteteve të tjera, vijon artikulli.
Izraelin vetëm Shqipëria e mbështet.
Izraeli perben rrezik per paqen ne bote..nje ngrehin artificiale 70 vjeçare e ngritur nga sionistet jep leksione sigurie boterore ..po izraeli çfare do ne ceshtjen greco turke mos eshte cenuar gje e drejta e tij..? 7 milion banore durante komentojne 160 milion sa c’eshte Irani dhe Turqia se ata kembsheshte e egjiptit i keni futur ne vath ju po tani ju ka ngelur sgarra ne gozhde..