"Simulimi i luftës ajrore midis robotëve dhe njeriut jep një rezultat shqetësues"

21 Gusht 2020, 17:55Bota TEMA

“Nuk funksionon asgjë, çdo operacion është i kotë ndaj këtij”. Ky ishte vlerësimi jo pak i mërzitur i një prej pilotëve më ekspertë të aviacionit ushtarak amerikan, i përfshirë në një betejë që po e shihte atë në vështirësi totale ndaj armikut.

Nuk bëhet fjalë për një pushtues alien, si në filmin e njohur “Indipendence Day”, por për finalen e një turneu të veçantë, të financuar nga Pentagoni dhe të organizuar nga projekti DARPA (Defense Advanced Research Projects Agency), i cili si objektiv ka pasur një vlerësim më të thellë mbi diferencat dhe përparësisë së inteligjencës artificiale ndaj njeriut.

Dhe në fakt, piloti fitues ishte pikërisht një robot, i ndërtuar enkas nga kompania Heron Systems në Maryland.

Roboti fitoi praktikisht të 5 ndeshjet ndaj pilotit ekspert, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por me nofkën “Banger”. Roboti pati përparësi veçanërisht në momentin kur shtoi agresivitetin e tij, duke kryer manovra që ndoshta një qenie njerëzore, që ka edhe një shtëpi ku të kthehet, nuk do të tentonte kurrë.

Prej kohësh flitet për një avantazh të këtyre robotëve-pilotë, të paktën në betejat ajrore, dhe mendohet që studimi i DERPA mund të shtojë rrugën për një përdorim më masiv në terren të inteligjencës artificiale, duke filluar nga projekti Skyborg, ku mendohet se dronët do të fluturojnë së bashku me aeroplanët të pilotuar nga njerëz edhe në misione të vështira.

1 komente në ““Simulimi i luftës ajrore midis robotëve dhe njeriut jep një rezultat shqetësues””

  1. Fakt historik says:

    Keto lloj robotesh luftarak, te vetmen menyre per ti eleminuar, pra per te fituar ne dyel me to, eshte sulmi ose goditja çapraz.
    Qe do te thote, du goditje per ta çorientuar, pra me nje qellim krejt tjeter dhe nje per ta goditeur me te vertete.
    Per te aritur ne kete pike, menyra me efikase eshte studimi i softpragramit te tyre.
    Prandaj ne ditet qe do te behet realitet lufta me robote, lufte e madhe do te behet per te aritur te sistemet e projektimit te tyre, softprogramet.
    Kur vend shume te rendesishem do te zene armet, mjetet per neutralizimin e burimit te energjise me te cilen ata funksionojne duke i vene ne “gjume keshtu”, duke i fikur , e pastaj duke i kapur robot, se nuk mund te themi duke i kapur rob, pasi nuk jane qenje te gjalla.
    Psh, ne nje beteje ndermjet 20 piloteve (njerez) dhe 20 roboteve, po qe se kapen te gjalle 3 robote, nuk mund te themi u kapen rob 3 robote, pasi nuk jane qenje njerezore, ndoshta mund te themi u kapen bot 3 robote.
    Me avancimin e teknologjise, duhet te avancoje dhe krijimi i fjaleve te reja.
    Psh, e mendon kush se si do te reagonte piloti articial (sistemi i drejtimit inteligjent artificial) i nje makine Tesla, kur nje polic ti beje me shenje: Ndal!
    Dhe ketu egzistojne disa versione.
    Tani sejcili komentues, te jape idene e tij, po nuk e pati bezdi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje