I ngadaltë e i shëmtuar, me një gojë të futur që nuk e zbut aspak pamjen e tij të pafat dhe parazitët që shpeshherë i mbushin syrin, peshkaqeni i Groenlandës, dikur shumë i kërkuar për vajin e mëlçisë së tij, sot është një specie të cilën peshkatarët kërkojnë ta shmangin.
E megjithatë, ai rrethohet nga një magnetizëm i pamohueshëm. Është ndër peshkaqenët më të mëdhenj grabitqarë të globit, që shkon deri në 5,5 metra gjatësi, dhe një ndër më të vështirët për t`u kapur.
Por më e rëndësishmja, është jetëgjatësia e tij: peshkaqenë të tillë mund të jetojnë deri në 512 vjet.
Këtë përfundim, shkencëtarët e nxorën duke analizuar ADN-në e një peshkaqeni të tillë të gjallë, të nxjerrë nga thellësitë e ujërave të akullta pranë Groenlandës, por teorikisht, mendohet se më të mëdhenjtë e këtij lloji mund të jenë edhe 6 shekuj të vjetër.
Kjo i bën këta lloj peshkaqenësh vertebrorët më jetëgjatë të planetit. Fokat janë menyja kryesore e peshkaqenëve te tille, megjithatë nuk mungojnë rastet kur ushqehen edhe me mbetjet e kafshëve të tjera detare të ngordhura.
Ore si ka mundësi që Zoti lejon një peshkaqen të jetojë 500 vite kurse njeriu i shkretë mezi mbush maksimumi 120 apo 130 vite? Të jetë simbolikë hyjnore vallë që dmth “qentë”, qofshin “peshq të mëdhenj” deti apo toke rrojnë më gjatë dhe ua kanë frikën të tjerët? Mos vallë edhe SPAKut do i duhen 500 vite që të vëjë para drejtësisë peshkaqenët e politikës dhe ata të bandave?
Ore si ka mundësi që Zoti lejon një peshkaqen të jetojë 500 vite kurse njeriu i shkretë mezi mbush maksimumi 120 apo 130 vite? Të jetë simbolikë hyjnore vallë që dmth “qentë”, qofshin “peshq të mëdhenj” deti apo toke rrojnë më gjatë dhe ua kanë frikën të tjerët? Apo thjesht nuk ka Zot? Mos vallë edhe SPAKut do i duhen 500 vite që të vëjë para drejtësisë peshkaqenët e politikës dhe ata të bandave?