Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, tha se Franca ka treguar fytyrën e saj të vërtetë me krimet kundër njerëzimit që ka kryer në periudhën koloniale.
Sipas lajmit të agjencisë algjeriane të lajmeve APS, presidenti Tebbaoun publikoi një mesazh drejtuar popullit me rastin e ditës kombëtare të muxhahidëve.
Në mesazhin e tij Tebboune theksoi se “Franca ka kryer krime të pamëshirshme kundër njerëzimit ndaj popullit të Algjerisë. Këto krime në periudhën koloniale zbuluan fytyrën e vërtetë të Francës në ‘sloganin e qytetërimit’”.
Duke vënë në dukje se vendi i tij mori nga Parisi në muajin korrik mbetjet mortore të 24 liderëve të rezistencës popullore kundër kolonializimit francez, Tebboune premtoi se do të vazhdojnë deri në fund këtë proces për të sjellë në atdhe mbetjet mortore të të gjithë dëshmorëve.
Në Muzeun e Njerëzimit në kryeqytetin Paris ndodhen 18 mijë kafka të cilat janë sjellë nga shumë vende të ndryshme të botës. Nga 500 kafka që janë identifikuar 36 prej tyre u përcaktuan se i përkasin muxhahidëve (luftëtarëve) algjerianë të vrarë në mesin shekullit të 19-të në periudhën kur Franca filloi të marrë si koloni Algjerinë.
Organizatat e të drejtave të njeriut dhe historianët, theksojnë se Franca në periudhën koloniale gjatë viteve 1830-1962 ka kryer masakra kundër algjerianëve dhe se qindra mijëra të tjerë janë dëbuar.
Unioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të Algjerisë, ka theksuar se në periudhën koloniale të Francës janë vrarë 10 milionë njerëz.
Vive la France!
Oh Zot !! Edhe Algjeria mban qendrim kundrejt ish-pushtuesve te saj, ndersa ne i konsiderojme vellezer !!
Ka nje ndryshim….
Ne jemi bere muslimane,dhe i konsiderojme vellezer apo dhe baballare pushtuesit.
Algjerianet jane muslimane ,prandaj mbahne qendrim ndaj pushtuesit te krishtere.
Asnje musliman ne Shqiperi ,nuk e quan veten musliman shqiptar,por konsideron turkun vella.
U pelqen me shume te jene te ardhur nga Azia ,sesa te kthyer,me rrenje te krishtera ,pra.
Jo me kot qindra perfunduan ne Siri ne nje lufte ku as vete s’e dinte pse shkoi.
Franca shtet kriminel eshte dhe sot.
Presidenti i Algjeris, eshte mik i fort i Erdoganit, pjestar i Vllazeris Islame.
###
Ja pra qe nuk eshte fare rastesi koha e “sulmit” te pa bese qe i behet Frances, e cila eshte kthyer ne nje Algjeri Europiane, ne Atdheun e dyte te sigurt dhe te begat te Algjerianve dhe te c’do emigranti.
###
Ne historin e njerezimit ne c’do lufte dhe Kolonizime ka pasur viktima me statistika (per vec se kolonizimet e Qyteterimit Helene ne lashtesi qe kane lene gjurme te madherishme akoma edhe sot, ne gjithe Mesdheun)
Ka nje ndryshim….
Ne jemi bere muslimane,dhe i konsiderojme vellezer apo dhe baballare pushtuesit.
Algjerianet jane muslimane ,prandaj mbahne qendrim ndaj pushtuesit te krishtere.
Asnje musliman ne Shqiperi ,nuk e quan veten musliman shqiptar,por konsideron turkun vella.
U pelqen me shume te jene te ardhur nga Azia ,sesa te kthyer,me rrenje te krishtera ,pra.
Jo me kot qindra perfunduan ne Siri ne nje lufte ku as vete s’e dinte pse shkoi.