FOTO: “Nëna më mizore”! Vajza po vdiste dhe i lutet për ndihmë, gruaja ikën në pub me shoqërinë

21 Gusht 2020, 10:09Bota TEMA

E gjithë Britania flet për të, e kanë quajtur “nëna më e keqe” dhe me të drejtë!

Sharon Goldie e la vetëm vajzën e saj të sëmurë 13-vjeçaren Robyn dhe shkoi me shoqërinë në pub edhe pse e bija i lutej për ndihmë.

“Kërkon vetëm vëmendje”, kishin qenë fjalët e 45-vjecares, që i ishte hakërryer vajzes kur ajo kishte dalë jashtë e i kishte kërkuar fqinjëve të thërrisnin ambulancën sepse nuk merrte dot frymë dhe kishte dhimbje të forta në trup.

Robyn kishte pësuar çarje të stomakut, por e ëma nuk e dinte dhe nuk ishte shqetësuar aspak për dhimbjet e saj, thjesht i jepte qetësues.

Kur u kthye nga klubi, nuk shkoi të kontrollonte sesi ishte Robyn, por doli me një mik në verandë.

Ishte ai që shkoi ta shihte ç`po bënte 13-vjeçarja dhe e gjeti të vdekur në divan.

Gruaja u deklarua fajtore përpara gjykatës përballë akuzave për keqtrajtim dhe neglizhim të fëmijës.

Robyn kishte disa ditë me dhimbje dhe pa ushqim.

1 komente në “FOTO: “Nëna më mizore”! Vajza po vdiste dhe i lutet për ndihmë, gruaja ikën në pub me shoqërinë”

  1. qytetar says:

    Ky eshte degjenrim moral i shoqerise se sotme .
    Rrofshin PUB- at !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje