Disa orë pas arrestimit të tij, ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, nuk i pranoi akuzat gjatë një seance në një gjykatë federale në Manhatan të qytetit të Nju Jorkut.
Gjatë seancës dëgjimore ai ishte i pranishëm me video dhe me pranga në duar.
Gjykatësi miratoi lirimin e tij me kusht me 5 milion dollarë, duke siguruar 1,75 milion dollarë në asete.
Prokurorët federalë në Nju Jork ngritën akuza ndaj ish-këshilltarit politik të presidentit Trump, Steve Bannon, se në bashkëpunim me të tjerë, ka kryer mashtrim me dërgim elektronik parash, lidhur me një fushatë për grumbullim fondesh në mbështetje të ndërtimit të një muri kufitar midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Në një deklaratë të Departamentit të Drejtësisë thuhet se ndaj zotit Bannon dhe tre personave të tjerë është ngritur padi “për rolin e tyre në mashtrimin e qindra mijëra donatorëve lidhur me një fushatë për grumbullim fondesh në internet të njohur me emrin ‘Ëe Build the Ëall’ (‘Ne ndërtojmë murin’), nga e cila u mblodhën më shumë se 25 milionë dollarë.”
Tre personat e tjerë të akuzuar janë Brian Kolfage, Andreë Badolato dhe Timothy Shea.
Zoti Bannon dhe të tjerët e përdorën fushatën për të grumbulluar fonde për ndërtimin e sektorëve privatë të murit të gjatë me Meksikën.
Por prokurorët thanë se ata përdorën qindra mijëra dollarë nga këto fonde për shpenzime personale.
Prokurorja në detyrë Audrey Strauss tha në një deklaratë se: “Ndërsa siguronin vazhdimisht donatorët se Brian Kolfage, themeluesi dhe fytyra publike e organizatës ‘Ëe Build the Ëall’, nuk do të paguhej asnjë cent, të pandehurit fshehtas planifikuan të kalonin qindra mijëra dollarë në favor të Kolfage, të cilat ai i përdori për të financuar stilin e tij të jetës luksoze.”
Fushata për mbledhjen e fondeve u nis në vitin 2018 nga Brian Kolfage, veteran i Forcave Ajrore.
Fillimisht synimi ishte të mblidheshin 1 miliardë dollarë, por përfundimisht u grumbulluan diçka më shumë se 25 milion.
Inspektori i ngarkuar me çështjen, Philip R. Bartlett tha:
“Të pandehurit dyshohet se janë përfshirë në veprimtari mashtruese, pasi kanë paraqitur në dritë të shtrembër përdorimin e vërtetë të fondeve të dhuruara.
Siç pretendohet, jo vetëm që ata gënjyen donatorët, por u përpoqën të fshehin shpërdorimin e fondeve, duke krijuar fatura dhe llogari të rreme për të pastruar donacionet dhe për të mbuluar veprimet e tyre kriminale, duke mos treguar respekt për ligjin ose të vërtetën.”
Zëri i Amerikës iu drejtua avokatit të zotit Bannon për të komentuar mbi aktakuzën, por nuk ka marrë përgjigje.
Secili prej katër të pandehurve mund të dënohet deri në 40 vjet burg, nëse shpallen fajtorë.
Steve Bannon u arrestua në bordin e një jahti 45 metra të gjatë në shtetin Kënektikat, sipas një burimi nga forcat ligjzbatuese.
Bannon, 66-vjeç, një figurë e njohur e së djathtës politike amerikane, shërbeu si këshilltar fushate dhe më pas këshilltar në Shtëpinë e Bardhë për zotin Trump, i cili e bëri ndërtimin e një muri kufitar një ndër premtimet kryesore të fushatës së vitit 2016.
I pyetur nga gazetarët, presidenti Trump tha:
“Unë nuk di asgjë për projektin përveçse kur lexova rreth tij dhe nuk më pëlqeu.
Thashë: ‘Kjo është punë për qeverinë, nuk është për njerëz privatë,’ dhe mu duk si diçka që bëhej për vetmburrje.”
Presidenti tha gjithashtu se nuk i njihte tre personat e tjerë të akuzuar së bashku me zotin Bannon dhe se nuk besonte t’i kishte takuar ndonjëherë.
Ekstremist dhe “gjeni”
Steve Bannon ishte strategu i fushatës së Donald Trump, për t’u zgjedhur president.
Ai konsiderohet si njeriu kryesor, që ndikoi për zgjedhjen e Trump president.
Bannon ishte ai që krijoi slloganin e famshëm MAGA (Make America Great Again).
Por, pas përplasjeve me Donald Trump, ky i fundit e shkarkoi atë si këshilltar pak pasi ishte bërë president.
Bannon konsiderohet një “gjeni” politik, por edhe ekstremist i djathtë.
Ai parashikoi rezultatin e Brexit kur askush nuk mendonte se “Po-ja” britanike do mbizotëronte në referendum.
Po ashtu i dha fitoren Donald Trump, kur triumfi dukej skenar i pamundur. Punoi për të dyja fushatat, ndihmoi Nigel Farage në fushatën ksenofobike kundër BE-së dhe bashkëpunoi kokë më kokë me presidentin e amerikan që nga gushti i 2016.
Bannon punoi edhe për koordinim e partive pan-evropiane të krahut të djathtë, për t’u dhënë fitoren në zgjedhjet europiane të majit 2019.
Ai themeloi një think tank me bazë në Bruksel, me qëllim për të ofruar këshilla, strategji dhe sondazhe në shërbim të partive të ekstremit të djathtë në Europe.
Bannon deklarohet si admirues i kryeministrin hungarez Viktor Orban, të cilin e quan “Trump para Trump”.
Në vitin 2014, Bannon zgjodhi një pallat në Vatikan si vendin për të shpalosur pikëpamjet e tij për botën, përpara një audience të përbërë nga gripe katolike ultra-konservatore.
Në Budapest ai u prezantua në podium si një “mendimtar i madh”.
Në Pragë, ai e quaji rendin liberal të pasluftës “një fetish”.
Në Francë, ai mori pjesë në një takim të Marine Le Pen, ku ai elektrizoi turmën me këto fjalë: “Lërini t’ju quajnë racistë, ksenofobë, nativistë, homofobë, mizogjenistë – mbajeni këtë si medalje nderi”.
(TemA)
Te gjithe kurvat qe punuan per te c’perfytyruar Ameriken duke sjelle ne krye te saj nje low IQ si Trapi, po shkojne pas hekurave. Do ti vije rradha edhe Trapit ti beje shoqeri ne qeli. Keta jane ekstremistet e dhathe, keta jane racistet, speciet kafsgerire qe nderrmarin veprime dhe diskriminojne njerzit. Keta jane pushtat per te cilet votojne Laku oturaku putana qe perdor 200 nick name, Dyl taliban sumshqymi, WoFu dhe katundaret e tjere qe kane trurin sa nje kokerr orizi. 3 Nentori eshte afer.
Te gjithe kurvat qe punuan per te c’perfytyruar Ameriken duke sjelle ne krye te saj nje low IQ si Trapi, po shkojne pas hekurave. Do ti vije rradha edhe Trapit ti beje shoqeri ne qeli. Keta jane ekstremistet e dhathe, keta jane racistet, speciet kafsgerire qe nderrmarin veprime dhe diskriminojne njerzit. Keta jane pushtat per te cilet votojne Laku oturaku putana qe perdor 200 nick name, Dyl taliban sumshqymi, WoFu dhe katundaret e tjere qe kane trurin sa nje kokerr orizi. 3 Nentori eshte afer. ????????
Te gjithe kurvat qe punuan per te c’perfytyruar Ameriken duke sjelle ne krye te saj nje low IQ si Trapi, po shkojne pas hekurave. Do ti vije rradha edhe Trapit ti beje shoqeri ne qeli. Keta jane ekstremistet e djathte, keta jane racistet, speciet kafsherore qe nderrmarin veprime dhe diskriminojne njerzit. Keta jane pushtat per te cilet votojne Laku oturaku putana qe perdor 200 nick name, Dyl taliban sumshqymi, WoFu dhe katundaret e tjere qe kane trurin sa nje kokerr orizi. 3 Nentori eshte afer. ????????
Demokraci…dhe presidentin e arrestojne….ke ne bo pordh dhe nje drejtor I rendomte….shtet otoman.
Eshte pusht i kualifikuar mjaft i talentuar!…