Një muzeum i luftëtarëve tradicionalë vendas ‘ninxha’ është grabitur ditën e djeshme në Japoni, ndërsa besohet se hajdutët janë larguar me më shumë se 1 milionë jen (8000 euro).
Muzeumi i njohur me emrin ‘Iga-ryu Ninja’ i dedikohej historisë së klanit të famshëm të ninxhave Iga.
Pas grabitjes policia ka arritur në vendngjarje të sinjalizuar nga alarmi në orën lokale 01:30 të natës dhe gjetën derën kryesore të thyer, sipas tyre me një levë hekuri, dhe konstatuan se mungonte kasaforta që peshon rreth 150kg.
Raportohet se kasaforta mbante paratë nga shitjet e biletave të rreth 1,100 njerëzve që kishin vizituar muzeumin, sipas autoriteteve.
Atraksioni i njohur turistik lejon gjithashtu që vizitorët të mësojnë përdorimin e armëve të ninxhave apo dhe ndjekin shfaqje me ninxha.
Tashmë shumë pak ninxha kanë mbetur në Japoni, pasi zakonet e klaneve tradicionale vijnë gjithnjë e duke u asimiluar me stilin modern të jetesës./BBC
859-03730740 © Aflo Relax / Masterfile Model Release: Yes Property Release: Yes Studio Shot of Ninja on White Background