Arrestohet ish-këshilltari i Donald Trump, i akuzuar për mashtrim në mbledhjen e fondeve për murin kufitar

20 Gusht 2020, 16:22Bota TEMA

Ish- këshilltari i fushatës së Presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, Steve Bannon dhe tre të tjerë janë arrestuar për mashtrim në fushatën e mbledhjes së fondeve të murit kufitar.

Me konkretisht, akuzohet për mashtrim të disa njerëzve si pjesë e një grupi që kishte premtuar se do të përdorë paratë e mbledhura për të ndërtuar një mur kufitar.

Prestigjiozja amerikane CNN shkruan se prokurorët federalë ditën e sotme kanë kanë ngritur akuza ndaj Bannon për mashtrim të donatorëve të qindra mijëra dollarëve të mbledhura gjatë një fushate për murit kufitar.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga vet Bannon, ndërkohë zëdhënësi i zyrës së avokatit amerikan nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për të komentuar këtë çështje.

“Siç pretendohet, të pandehurit mashtruan qindra mijëra donatorë, duke përfituar nga interesi i tyre për të financuar një mur kufitar për të mbledhur miliona dollarë, nën pretekstin e rremë se të gjitha ato para do të shpenzoheshin për ndërtimin,” tha Audrey Strauss në një deklaratë.

Ai është i implikuar në mashtrim rreth ‘1 milion dollarë’ në mbledhjen e fondeve të fushatës ‘We Build The Wall’.

Grupi premtoi donatorëve se ishte një përpjekje vullnetare që do t’i drejtonte të gjitha fondet për të ndërtuar mur pa shirita të kuq të qeverisë.

2 komente në “Arrestohet ish-këshilltari i Donald Trump, i akuzuar për mashtrim në mbledhjen e fondeve për murin kufitar”

  1. Aleksander says:

    Per informacionin e lezuesve shtoj se ky person eshte dhe mik i SALVININ ,
    QE PARTIA E TIJ KA VJELLUR 49 MILJON EURO TAKSA PAGUESVE NE ITALI.
    HAJNI KA SHOK HAJNIN.

    1. ??Usa says:

      Ky eshte kerrme naziste. Si nuk ngelu nje bashkepuntor i Trapit pa u arrestuar!!! Te gjithe muter si Laku oturaku aka kurva Titi, si Dyl taleban sumshqymi. Te gjithe trumpets nje mut dolen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje