Lihtenshtajni padit Çekinë për ligjin e Luftës së Dytë Botërore që u mban pronat peng

20 Gusht 2020, 13:11Bota TEMA

Lihtenshtajni ka ngritur një çështje te Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, ku ka bërë kërkesë që Çekia të mos ua njohë nënshtetasit si gjermanë, gjë që e lejon Pragën të mbajë ende nën zotërim pronat e sekuestruara pas Luftës së Dytë Botërore.

Ministri  jashtëm i Lihtenshtajnit ka deklaruar se nënshtetasve të vendit u është mohuar e drejta themelore e pronës, bazuar në një dekret presidencial të vitit 1945, që i identifikon si gjermanë, pa marrë fare parasysh pavarësinë e vendit.

Ky dekret urdhëronte sekuestrimin e pronave pa të drejtë kompensimi të gjithë personave të etnisë gjermane, hungareze, si dhe të atyre që kishin bashkëpunuar me nazistët dhe ishin konsideruar si tradhtarë. Kjo bëri që nga Çekia (Çekosllovakia, në atë kohë),  të shpërnguleshin me miliona persona.

Padia vjen pasi një gjykatë në Çeki vendosi se pronat në fjalë (50 mijë hektarë tokë dhe një kështjellë) të cilat kishin qenë nën zotërimin e familjes mbretërore të principatës që para luftës, ishin sekuestruar në mënyrë të ligjshme.

Argumenti i gjykatës çeke u bazua në faktin që princi i Lihtenshtajnit, Franz Jozef II, ishte vetëdeklaruar si person i kombësisë gjermane në një census të bërë në vitin 1930, gjë që është refuzuar nga Fondacioni Princi Lihtenshtajn,

Veç kësaj, Lihtenshtajni e akuzon Pragën se kanë zhdukur regjistrat shekullore të pronësisë së tokave për të justifikuar vendimin.

Lihtenshtajni është një shtet i vogël malor, me vetëm 39 mijë banorë dhe 160 km katror territor. Shteti u themelua në vitin 1719 nga princi Johan Adam, pasi u bashkuan dy principata.

Në vitin 1806 u bë komb sovran, ndërsa nga viti 1815 u bë pjesë e Konfederatës Gjermane, deri në vitin 1866, kur mori pavarësinë.  Gjatë dy luftërave botërore, Lihtenshtajni qëndroi neutral.

4 komente në “Lihtenshtajni padit Çekinë për ligjin e Luftës së Dytë Botërore që u mban pronat peng”

  1. Eugen says:

    Kete duhet te beje edhe Shqiperia ndaj Greqise per shtetasit e saj me origjine nga Cameria

  2. Ka gjithmone kohe dhe rruge qe con ke Drejtesia
    Drejtessia nuk ka ajii Afat Skadimi perkundrasi …
    #
    Shqiperia duhet te padisi Ata Krimineele Europiane qe Copetuan
    Harten e popullin Shqiptare -duke i hapur kehtu rruge krimeve pfund
    dhe Gjenocideve ng popullsise shqiptäre ,duke i nxitur po kta Europiane qe
    e copetuan ,
    qeverrite e
    shtet ku degdisen trojet e popullsine shqiptare i greqi e jugosllavi

  3. Kuq e zi says:

    Interesante…
    E degjuar kjo si rast se ku spo me kujtohet

  4. On says:

    Keshtjella eshte ne Austri sa per sqarim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje