U mbyllën shkollat gjatë Gripit Spanjoll? Studimet: Pezullimi zbuti efektet, mund të ketë reduktuar infeksionin 15%, rastet e rënda 40%

20 Gusht 2020, 13:05Bota TEMA

Dilema për hapjen apo jo të shkollave nën Pandeminë Covid 19 po mundon aktualisht shtetet në të gjithë botën. Shkak për të cilin, gjithnjë e më shumë studiues po analizojnë shifrat e disponueshme për efektet e mbylljes së shkollave gjatë Gripit Spanjoll në vitet 1918 – 1919. Edhe në atë kohë, vendimi për hapjen apo mbylljen e shkollave është shoqëruar me debate të shumta e me kundërshti të forta. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 43 qytete mbyllën tërësisht shkollat gjatë fazës më të rëndë të Gripit Spanjoll, megjithëse qendra të mëdha si Nju Jorku e Cikago vendosën t’i mbanin hapur edhe gjatë tetorit 1918, muaji më vdekjeprurës i kësaj pandemie.

Por ç’thonë ekspertët bazuar në të dhënat e një shekulli më parë? Portali Amerikan Health Affairs arrin në përfundimin se mbyllja e shkollave gjatë një pandemie mund të kontribuojë për reduktimin e të prekurve deri në 15%, ashtu si dhe pakësimin deri në 40% të rasteve të rënda. Por që gjithsesi, mbyllja e tyre nuk mund të sjellë zhdukjen e pandemisë, por në rastin më të mirë t’u japë komuniteteve kohë të cmuar për aplikimin e antiviralëve dhe distribuimin masiv të vaksinave.

Portali shkollor amerikan “Education Week” i referohet një raporti qeveritar të analizuar nga studiuesit e Qendrës së Historisë së Mjekësisë në Univeristetin Mjeksor të Miciganit.  Studiuesit arrijnë në përfundimin se mbyllja e shkollave në momentet e hershme të pandemisë dhe për kohë të konsiderueshme zbutën efektet e Gripit Spanjoll.  Sipas tyre, qytetet që zbatuan më herët masat jo mjekësore si mbyllja e shkollave apo ndalimi i grumbullimeve publike patën vdekshmëri më të ulët, si dhe përhapje më të reduktuar se qytetët që vendosën të bënin këtë pasi pandemia kishte avancuar.

Studimi konkludon se mbyllja e shollave është një prej masave më rezultative që mund të ndërmarrë një qytet, ndërkohë që është një veprim mjaft i lehtë për t’u bërë, pasi qëllon shpesh që shkollat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbyllen për shkaqe natyrore, sicc mund të jetë një stuhi dëbore, ndërkohë që është shumë më e vështirë të detyrosh njerëzit të mos grumbullohen.

Ndërkohë që këndvështrim tjetër sjell Portali “History Channel”, i cili analizon të dhënat e Gripit Spanjoll në Nju Jork e Ccikago, dy metropolet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat përkundrejt gjasave vendosën t’i mbanin hapur dyert e shkollave.

Në atë kohë sistemi publik i Nju Jorkut numëronte rreth 1 milionë nxënës, me banim kryesisht në qendra të mbipopulluara. Për t’u shënuar është që rreth 30% e prindërve nuk i çuan fëmijët në shkollë në fillim të muajit tetor, ndërsa në fund të tij, kjo shifër u rrit në 50%. Gjithsesi, Nju Jorku pati rezultatete relativisht të kënaqshme në përballimin e pandemisë, kryesisht falë qetësisë psikologjike që i siguroi banorëve falë aplikimit të masave të moderuara shtrënguese.

1 komente në “U mbyllën shkollat gjatë Gripit Spanjoll? Studimet: Pezullimi zbuti efektet, mund të ketë reduktuar infeksionin 15%, rastet e rënda 40%”

  1. Laberia ime says:

    E ca pastaj? Doni te thoni qe eshte mire te mos hapen shkollat mor prakqira? Doni te lini nje brez te tere ne injorance mor grashkerdhyer?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje