Më shumë se 1 milion amerikanë paraqitën kërkesa të reja për sigurimin e papunësisë javën e kaluar ndërsa pasojat e koronavirusit vazhduan të godisnin tregun e punës.
Kërkesat e reja javore të papunësisë në SHBA arritën në 1.1 milion në javën që përfundoi të shtunën, raportoi të enjten Departamenti i Punës.
Rritja e papunësisë vjen si e paparashikuar dhe pasoi dy javë rresht të rënies së papunësisë për shkak të rihapjes së ekonomisë.
Në vetëm disa muaj, më shumë se 57 milion kërkesa të papunësisë të paraqitura gjatë pandemisë së koronavirusit kanë tejkaluar 37 milionët gjatë recesionit të madh 18 muajsh.