SHBA, gjyqtari hedh poshtë kërkesën e presidentit Trump për mosdorëzimin e taksave

20 Gusht 2020, 20:57Bota TEMA

Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatës hodhi poshtë çështjen gjyqësore të ngritur nga presidenti Donald Trump për të bllokuar zbatimin e kërkesës së një jurie të madhe që presidenti të dorëzojë të dhënat e taksave personale dhe të biznesit të tij për tetë vitet e fundit.

Gjyqtari Victor Marrero tha se plotësimi i kërkesës së paraqitur nga Presidenti Trump, do të përbënte një “zgjerim të padrejtë” të sferës së imunitetit presidencial.

Avokatët e zotit Trump e apeluan menjëherë vendimin.

Kërkesa për të parë të dhënat e taksave të zotit Trump lidhet me një hetim të Prokurorit të Qarkut të Manhattan-it Cyrus Vance. Në një padi gjyqësore muajin e kaluar, prokurori Vance tha se hetimi i tij kishte lidhje mes të tjerash me “aludimet për mashtrime në sferën bankare dhe të sigurimeve nga ana e Organizatës Trump dhe zyrtarëve të saj.”

Një zëdhënës i prokurorit Vance nuk pranoi të komentojë.

Presidenti Trump, i cili po bën fushatë për rizgjedhje, prej kohe vazhdon të sfidojë në gjykatë përpjekjet e një numri ligjvënësish dhe prokurorësh për të parë të dhënat e tij të taksave, të cilat besohet se hedhin dritë mbi marrëdhëniet e tij financiare.

Duke refuzuar të publikojë dokumentet e taksave, ai ka vendosur gjithashtu një precedent në historinë e kandidatëve presidencialë të dekadave të fundit.

1 komente në “SHBA, gjyqtari hedh poshtë kërkesën e presidentit Trump për mosdorëzimin e taksave”

  1. ??Usa says:

    Perse ky kokeleshmisri nuk do t’ja shohin taksat?
    Cfare fsheh xhurdulli? Pa ta provoje Laku oturaku aka Titi rruspia dhe Dyl taliban sumshqymi mos paraqise taksat! Perfundojne ne biruce. Perse fsheh taksat ky kryehajduti? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje